Ish-kryeministri Sali Berisha u përball për herë të parë me prokurorët e SPAK të martën për akuzat e korrupsionit, të ngritura ndaj tij dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi në lidhje me privatizimin dhe ndërtimin e një kompleksi pallatesh në zonën e ish-klubit sportiv “Partizani” në Tiranë.
Berisha mbërriti në SPAK i shoqëruar nga avokati i tij, Genc Gjokutaj, ndërsa një grup mbështetësish e pritën aty me ovacione. Pas seancës së pyetjeve, Berisha akuzoi prokurorët për “trillime dhe mashtrime” me dosjen hetimore, ndërsa kundërshtoi sërish dyshimet e ngritura për favorizimin e dhëndrit të tij gjatë kohës që ishte kryeministër.
“Nga vendimi për letrat me vlerë kanë fituar mbi 40 milionë euro dhjetra mijëra qytetarë,” tha Berisha për njërën prej akuzave – ndërsa shtoi se Malltezi kishte përfituar nga ky vendim vetëm 64 euro.
Për një akuzë të dytë lidhur me ndryshimin e ligjit të Sporteve për t’i hapur rrugën tjetërsimit të terrenit sportiv, Berisha pretendoi se ky vendim korrektonte një vendimarrje të mëparshme të tij që parashikonte dhënien e këtyre terreneve me koncesion.
Ish-kryeministri Berisha shtoi gjithashtu se prokurorët kishin shmangur nga hetimi kryeministrin aktual, Edi Rama, që në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës në atë kohë vendosi ndryshimin e destinacionit të truallit.
“Akuza që i bëhet Berishës se ndryshoi destinacionin është identike me akuzën ‘Sali Berisha bleu Edi Ramën për të pasuruar dhëndrin e tij’. Kur përmenda Edi Ramën, vetëm sa nuk u futën nën tavolinë,” tha ai.
Berisha e cilësoi gjithashtu trillim dhe mashtrim të prokurorisë akuzën që lidhet me kontrollin e ushtruar ndaj gjeneralit të kohës, Vladimir Qirjazi nga departamenti i Antikorrupsionit pranë kryeministrisë.
“Gjenerali në djalë mbante peng sendin e blerë nga pronarët, nuk ka lidhje fare me privatizimin,” shtoi ai.
Prej tetorit të vitit të kaluar, Berisha akuzohet nga SPAK se ka ndërmarrë ndryshime ligjore në përfitim të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi – duke i mundësuar këtij të fundit që të ndërtonte biznesin e një kompanie nga e cila përfitoi 5.4 milionë euro.
Berisha, 79 vjeç, është zyrtari më i lartë në tre dekada që përballet me një hetim të tillë, pas arrestimit dhe burgosjes së ish-kryeministrit Fatos Nano në vitin 1993.
Prej fundit të dhjetorit, Berisha ndodhet në arrest shtëpie pasi nuk zbatoi një vendim të mëparshëm të gjykatës për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore.
Reporter

Nuk vajte por te moren si Cecua tani do maresh rezidencen ne SPAK qerrata.
Berisha eshte simboli i kundershtimit te respektimit te ligjit.Do analizohet dhe do shkaktoje habi ne nje te ardhme jo shume te larget menyra e sjelljes se Sali Berishes. Si sillej Enver Hoxha tani duket si cudi,pas nja 10 vitesh menyra si sillet Berisha sot do duket cudi,keta qe therrasin Berisha Berisha sot, mbas 10 vitesh do mohojne kete sjellje.Jezusi i tha Pjetrit ne diten para kryqezimit se brenda 24 oresh do ta mohonte 3 here keshtu mos ju duket cudi qe brenda 10 votesh keta idiotet do mohojne cka kane bere.
Po luan rolin e “heroit” perpara drejtesise nuk i pergjigjet akuzave ky qe i ka duart me gjak , 21 janarit 2011, dhe gerdecin po jo vetem mbi te rendojne afera,abuzime me pushtetin, 1997, do qe ti shmaget provave qe i ka SPAK
Gjokutaj prane Saliut duket qesharak,si bodigard sja vlen,si avukat se le Berisha kur jep intervista,kur leshon ndonje fjale duket si militant jo si avukat.
PS:
-Sb për të parën herë në 33 vite detyrohet të shkoi në SPAK me makinën e tij i shoqëruar nga makina policie.. në vënd që të shkonte me furgonin e policisë si gjithë qytetarët e tjerë.Kjo është MARRZI e drejtësisë që TMERROHET prej Tij që nga 1992 kur i futi në kursin 6 mujor me 7,8 kllasë dhe i bëri me diplloma fallco të Universiteteve Private si askund tjetër në botë,duke zeruar ARSIMIN e të gjitha niveleve përfundimisht.
-Sb foli,Shpifi,Denigroi kë mundi para gazetarëve: SPAK,GJKKO,E.RAMËN etj siç ka bër përherë nga Kuvëndi,Ballkoni,Rruga,WC-ja duke mohuar çdo gjë..!
– Sb është personazhi më negativ që ka njohur Shqipëria në 111 vite,Ballkani,Europa,Bota e qytetëruar..!
-Edhe sot Sb theu ligjin duke komunikuar me gazetarët siç i deshi prapanica.
-Sb ka ditë që flet nga ballkoni me mikrofon duke HELMUAR BOTËN,dhe drejtësia nuk bëhet e gjallë.
-Sb si fatkeqsi Kombëtare po çudit botën me shpifjet e tij si GABI i shitjeve në rrugë për bukën e gojës,të cilat i bëjnë nder vëndit ndërsa Sb TURPI KOMBIT..!
Me ksoj lloqesh e qorrollepse kete milet kam kum ti.Shko jep llogari atje tek vendi,si bejne te gjithe.
Masa sigurie ka cdo institucion,,sa te kete maloke bandite ne qarkullim.
Kete taktike perdore edhe ne 91,.Kercenoje Ramiz Aline:C`duan sambistet tek spitali?
Sa te gjinte Ramizi me Hekuranin nga mbine sambistet tek spitai,,Shejtani malok kishte derguar banden e malokeve te Tropojes ne qytetin studenti,te rrihnin studentat..Dhe ja vune emrin FORCAT E ERRETA,.se mbeten pa identifikim.Plaseni brenda mutin,,se JA DIJME MARIFETET.
bURG,BURG,, atje qorrollepsi ata martinat,Tafilat,bajrat,Rrahllaret se jane sera jote.
Si i thoshte Bequa Sulos tek filmi kapedani: ” sot ruaj pulat neser shohim e bejme…”. Paraqitu njere ne jave, dhe me vone e shikojme ate punen e revolucionit demokratik.
Dhe mos harro heren tjeter te marresh me vete uturakun ose vish ndonje pale bebelina, se do na zhgjase pak intervista.
S’bën vaki as në xhunglat e amazonës, që një individ i vetëm të sfidojë fisin. Sillni pak ndërmend misionin “vende dhe popuj”? Njerëzit e sfilitur atje, në vend të brekëve mbanin vërtet gjethe, por nëse dikush bënte jo krime, po edhe sikur të thyente regullat e bashkëjetesës do merrte ndëshkimin e merituar.
Po me fisin e xhunglës sonë, këtu në zemër të kurv evropit ç’ndodh? Ç’ndodh me fisin, e sidomos me prijësin e fisit çdo 21 janar? Mjaftohet vetëm me një karafil, të lëshuar “plot dhimbje” mbi gjakun e dëshmorëve? Gjak ky, që nuk thahet, e s’ka për tu tharë kurrë, deri sa skenari me karafila tja lërë vendin vendimmarrjes së palëkundur dhe bindëse të drejtësisë.
SPAK! Drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar. Deri kur vallë?
Po ju o komentues karadyzeni e bete hero Sali Kërmën, nuk latë gjë pa thënë dhe harroni qe ky bytheqiri tjeter qekur mori pushtetin ne 2013 kete pune beri, Ju nderseu e ju nderseu e çë pastaj? E ju ngopuni me luge zbrazur e ujku, ujku, e çakalli po ben kerdine. Hajt ju boft mir gjeli i detit. Debila foshnjarake.
Asgje e re.Ky monster kishte sulmue dikur edhe kryeprokuroren Ina Rama pase masakres se 21 janatit duke e quajtur publikishte”lavire bulevardi” pa fije turpi dhe dijiiteti njerzor. Keshtu ishte shprehe ky bandit i paskrupullt per nji profesioniste me integtitet dhe dinjitet njerzor,nji nder kryeprokuroret me e pergaditur qe ndonjiher kishte patur Shqiperija.Pase kesaje Berisha kishte be cmose qe Ina Ramen ta largoje dhe ia kishte arrijte qellimin. Sot prape sulmon per te njejtat arsye edhe SPAK-un i cili me gjase gjate dy oreve qendromi ne zyrat e saje e ka njohtuar me faktet e krimeve te tij nder te cilat vec tjerash eshte edhe zhdukja e
Remzi Hoxhes..!
SPAK mos u zgjasni shume me kete shkarravine. Faktet tashme jane te qarta per gjithe shqiptaret. Te gjithe presim me ankth qe drejtesia te shkoje ne vend.
Nese do te ishte staliniste, ti sot nuk do te behje hije mbi toke more xhahil !
Realisht e kane te veshtire te kuptojne si Sali Berisha dhe Edi Rama qe po fryn nje ere e re ne shqiperi.Historia ben punen e saj pa pyetur individet ne pushtet.