Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rrethanat e largimit të Vlora Hysenit dhe itinerari i udhëtimit nga Baku drejt kufirit Kosovë-Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Rrethanat e largimit të Vlora Hysenit dhe itinerari i udhëtimit nga Baku drejt kufirit Kosovë-Shqipëri
AnalizaKronikeLajmi i fundit

Rrethanat e largimit të Vlora Hysenit dhe itinerari i udhëtimit nga Baku drejt kufirit Kosovë-Shqipëri

Published: September 23, 2026
Shpërndaje

Dori Xhima

​Ish-drejtuesja e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Vlora Hyseni, është vetëdorëzuar mbrëmjen e djeshme te autoritetet shqiptare në pikën kalimtare kufitare të Morinës, pasi ndaj saj është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Hyseni ndodhet nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nën akuzën për nxjerrje të sekretit shtetëror.

Masa e sigurisë konsiderohet e ekzekutuar në momentin e paraqitjes së saj në pikën kufitare.

- Publicitet -

Pas kësaj, ajo do të shoqërohet drejt Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ku pritet të kryhen veprimet vijuese, përfshirë edhe kontrollin e banesës së saj pranë zonës së stadiumit “Arena”, ish-“Qemal Stafa”. Në ditët në vijim, ish-drejtuesja e SHISH do të merret në pyetje nga prokurorët e SPAK-ut.

Rrethanat e largimit dhe itinerari i udhëtimit

Sipas raportimeve të gazetarëve dhe konfirmimeve nga strukturat e policisë, Hyseni ndodhej jashtë Shqipërisë prej disa ditësh. Hetimet e policisë kishin çuar efektivët për verifikim në banesën e saj në Tiranë, por ajo nuk u gjet aty.

Detaje mbi udhëtimin e saj bëjnë me dije se Hyseni kishte udhëtuar drejt Bakuut në Azerbajxhan, ku ka marrë pjesë në një takim zyrtar të krerëve të shërbimeve sekrete të disa vendeve. Nisja e saj nga Baku ishte parashikuar më 22 shtator, me mbërritje të planifikuar në Tiranë rreth orës 00:30 të mesnatës.

Më pas, ajo ka hyrë në territorin e Kosovës, ku ka qëndruar gjatë ditës. Lidhur me kalimin e saj nga Azerbajxhani në rajon, dyshohet të jenë shfrytëzuar linja ajrore të ndërmjetme përmes aerorporteve evropiane si ai i Vjenës, për shkak të mungesës së fluturimeve direkte mes Bakuut dhe Prishtinës.

Makina me të cilën Vlora Hyseni udhëtoi nga Kosova për në territorin e Shqipërisë

Roli i autoriteteve të Kosovës

​Sa i përket pretendimeve fillestare për përfshirjen e policisë kosovare, burime zyrtare dhe raportime nga Prishtina sqarojnë se autoritetet e Kosovës nuk kanë kryer asnjë veprim ndalimi apo arrestimi. Për sa kohë Hyseni ndodhej brenda territorit të Kosovës, nuk ka pasur ndonjë urdhërarrest apo fletëkërkim ndërkombëtar nga ana e autoriteteve shqiptare dërguar palës kosovare.

Dorëzimi i saj ka qenë tërësisht vullnetar në anën shqiptare të kufirit në Morinë (Vërmicë), ku ajo ka kaluar drejtpërdrejt në dorëzimin e policisë së Shqipërisë.

DITA

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
16 Comments
  • Ethem Lalaj says:
    September 23, 2026 at 5:06 am

    VO:
    -Dorzimi Saj do të bëhej sezbën,Pasi DHA URDHËR SALISËRBI QË TË ARRESTOHET KUDO QË TË JETË,DUKE NJOFTUAR KANCELERIT E BOTËS..
    ..PASI SIÇ DIHET,VËNDIN E DREJTON SALIU EDHE NË OPOZITË,AI ËSHTË SHTET MBI SHTETIN QË NGA 1990,QËKURSE E KUNGOJË RAMIZ ALIA ME KATAVICËN(PERESTROJKËN E GORBAÇOVIT) VAZHDIMSINË E PPSH.
    NË KONFERENC SHTYPI SALIU PËRMËNDI TË GJITHA AKUZAT NDAJ SAJ,QË I KISHTE NË “QYTETARIN DIXHITALB ” NJË WC E PIST PËR ÇDO KUNDËRSHTAR POLITIKË QË E PENGON PËR PUSHTET.
    PO KËSHTU,SALIU DO TË HEDH NË SULMË MILITANTËT NË PROTESTAT ” PAQSORE ” INICIAR QË NGA 1991,ME VRSSJEN E 4 PROTESTUESVE ARBEN BROCI ME SHOK,ME DUAR NË XHEPE.
    DHE DIHET PSE.? KJO VAZHDOI PËR 36 VITE ME 22.000 TË VRAR.
    FLM DITA

    Reply
    • Xha Teme Analisti says:
      September 23, 2026 at 5:39 am

      Hahahaha 🙂
      O Zot, o Zot
      Ky eshte per spitalin 5 pz
      Vdiqa
      Lot 🙂 🙂

      Reply
    • aqif kapertoni says:
      September 23, 2026 at 2:02 pm

      O Kapterr Ethemi,po boll o i rrjedhur qe nuk ka spital qe te merr persiper per te sjelle ne terezi.C’do dite do lepish sumen e Rames.

      Reply
  • Vlora 97 says:
    September 23, 2026 at 5:21 am

    Per mua kjo esht thjesht budallaqe.
    Edhe ate spiunimin qe e akuzon Dumani e ka ber prej naivitetit
    Fajin e ka ky poturja qe zgjedh njerez fare te papershtatshem per poste te tilla
    Madje ua ben dhe surpriz duke i njoftuar nga media!!
    Ky palaco 2 metra burr adoleshent duhet te largohet nje ore e me pare nga drejtimi i vendit.

    Reply
    • K R says:
      September 23, 2026 at 5:38 am

      Se mos esht me i zgjuar se kjo, ai poturja per te cilin po flet
      Po dhe ai aq tru ka
      Larask si kjo
      Rri shkruan hartime per xha Temet ne rrjete sociale gjith diten
      Kur e ben Kryeministrin ky karagjoz?

      Reply
    • xxx says:
      September 23, 2026 at 4:00 pm

      Bandit e horra jane sivellezerit e Ramutit, ai me ta identifikohet psiqikisht pavaresisht se vetembulohet me petk elitar.
      Historia e rrugetimit te ketij individi e verteton megjithqe ska nevoje pasi qysh i ri zbuloi mjaftueshem identitetin e banditit me vepra.

      Reply
  • Skypion says:
    September 23, 2026 at 5:45 am

    Me amatorizmin dhe hajduterine e perhapur ne cdo qelize tw shtetit Rama po ia dorezon pushtetin Saliut

    Reply
  • Moj kasolle... says:
    September 23, 2026 at 6:57 am

    aSPAK nuk e dinte qe Vlora ishte ne Baku?????????? sa “mistere” ka shqiptari,,,,, shpresojme ti marrim vesh nje dite, pavaresisht se nuk besoj

    Reply
  • demo says:
    September 23, 2026 at 9:29 am

    Aferim o Bajram Trapi,
    Ty te takon imzati
    Me ferman nga Sheriati,
    Vecse po te la I GJATI.

    Reply
  • drejtesi e munguar says:
    September 23, 2026 at 3:19 pm

    Sa me shume zhurme,aq me pak te verteta.Sa me shume flitet,aq me thelle fshihet fakti.

    Reply
  • xxx says:
    September 23, 2026 at 3:51 pm

    I beri karshillik Albinit
    po karma is a bitch

    Reply
  • 3D says:
    September 23, 2026 at 8:09 pm

    Goxha kan rritur nr.e aferave ndaj zonjave shqiptarët si krye detektivi mbetet Salih Berisha po si su vjen turp të njolloset një zonjë e përkushtuar dhe mbrenda minutash të krijohet afera Vlora Gejtë turp

    Reply
  • Anonymous says:
    September 23, 2026 at 8:30 pm

    Ka shumë gjëra që nuk përputhen! Thuhet ne lajm, që kanë shkuar te shtëpia por se kane gjetur! Nderkohë ka qenë për një visitë pune! Nuk ishte nën vezhgim ajo valle?? Nuk vajte te komshija por kaloj kufij!!!

    Reply
  • A dinte gjë Franca? says:
    September 23, 2026 at 11:18 pm

    Dokumenti francez i 10 gushtit 2026 e përfshin Vlora Hysenin te propozimet për gradën “Chevalier” të Urdhrit Kombëtar të Meritës, në seksionin territorial “Albania”. Dokumenti e identifikon me shtetësi kosovare dhe shqiptare dhe me funksionin e drejtores së SHISH-it.Dokumenti nuk jep asnjë motivacion individual.
    Kjo është e rëndësishme sepse propozimi francez është i 10 gushtit, ndërsa më 18 shtator Hyseni u mor në pyetje nga SPAK dhe, sipas raportimit të mediave, në makinën e Ergys Agasit ishin gjetur dokumente me të dhëna sekrete të SHISH-it. Më 22 shtator, SPAK kërkoi masat ndaj saj; më pas ajo u pezullua dhe u vendos në arrest shtëpie. Le Monde raporton se dyshimet publike lidhen me nxjerrje informacioni konfidencial dhe me mbrojtjen e personave të dyshuar në çështjen e Agasit. Pyetja është: Po Franca, a mund ta ketë ditur? Çfarë informacioni kishte pala franceze kur e propozoi? Në maj 2023, Sali Berisha reagoi publikisht ndaj raportimeve për një vizitë të fshehtë të Hysenit në Beograd, duke e cilësuar si shqetësim për sigurinë. Në atë kohë, kjo ishte një akuzë/pretendim politik, jo një konstatim gjyqësor se Hyseni i kishte dhënë informacion Serbisë. Edhe sot, një ekspert sigurie, Ilir Çepani, ka rikthyer pretendime për largimin e saj nga institucionet e Kosovës dhe dyshime të atëhershme për rrjedhje informacioni drejt Serbisë.
    Kush ka kompetencën ta propozojë një të huaj në Francë? Kodi francez për Urdhrin Kombëtar të Meritës, neni R179, thotë se të huajt që kanë shfaqur merita ndaj Francës mund të marrin dekoratë “me propozim të ministrit të Punëve të Jashtme” dhe brenda kuotave të posaçme. Çfarë meritash kishte shfaqur V.Hyseni ndaj Francës, pse u propozua ajo? Grande Chancellerie shpjegon se për dekoratat e Urdhrit të Meritës ekziston një procedurë shqyrtimi dhe se Këshilli i Urdhrit ka rol në vlerësim e vendimmarrje. Kjo do të thotë se nëse emri i Hysenit është futur në këtë listë, ka pasur një proces institucional francez pas tij. Pra pyetja që do të duhej t’i bëhej zyrtarisht Francës është: “Në çfarë date është dorëzuar kandidatura e Vlora Hysenit dhe nga cili autoritet francez? Cili ka qenë motivacioni për propozimin?” A dinte gjë Franca për marrëdhënien Hyseni–Agasi? Nëse po, pse u vu në listë për t’u dekoruar? A ishte dekorata një mënyrë për ta mbrojtur V.Hysenin? Ndërkohë, Le Monde konfirmon se Hyseni është aktualisht nën masë arresti shtëpie dhe se SPAK e dyshon për nxjerrje informacioni konfidencial dhe ndihmë ndaj personave të dyshuar në çështjen e AKSHI-t; vetë SPAK, sipas gazetës, nuk ka bërë publike se çfarë informacioni konkret është nxjerrë ose kush është ndihmuar.
    _________________________________
    https://www.legifrance.gouv.fr/codes/id/LEGISCTA000037631901/?
    https://www.legiondhonneur.fr/fr/les-decorations/les-decorations-francaises/lordre-national-du-merite?
    https://www.lemonde.fr/international/article/2026/09/23/en-albanie-la-cheffe-des-services-de-renseignement-assignee-a-residence-dans-le-cadre-d-un-scandale-de-corruption_6780941_3210.html?

    Reply
  • fery says:
    September 24, 2026 at 3:05 pm

    Ka ardhe ne Kosove sepse aty e kane pritur agjentet serb te cileve u ka treguar se cfare duhet ata te bejne per informatat konfidenciale te cileve u ka dhene dhe per te cilat nuk ka dokumente ..!
    Por, as kjo nuk do te kaloje, se per te gjitha, ajo jo qe do te flase por edhe do te kendoje nqs e kerkon nevoja..!

    Reply
  • LED ZEP says:
    October 1, 2026 at 3:12 pm

    Kjo makine ka tabelat e Serbise e jo te Maqedonise se veriut siç e thone disa.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • A u ndalon dot Rama protestuesve lëvizjen në Europë? Si përgjigjet KE
  • Studenti i Mjekësisë rrëzon akuzat e Ramës për kriminalizimin e protestuesve
  • Zgjedhjet të martën: Gjenerali që sfidon Netanyahun 
  • Pesë devijime fatale presidenciale amerikane
  • Pushteti dhe humbja e arsyes

Komentet e Fundit

  1. Gëzim on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  2. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  3. Lola on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Shemsi Papa 🤣 on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  5. K R on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?