Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rriten me 39% çmimet e apartamenteve në rang kombëtar! Ndikim kryesor inflacioni dhe rritja e kërkesës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Rriten me 39% çmimet e apartamenteve në rang kombëtar! Ndikim kryesor inflacioni dhe rritja e kërkesës
EkonomiKryesore

Rriten me 39% çmimet e apartamenteve në rang kombëtar! Ndikim kryesor inflacioni dhe rritja e kërkesës

Published: September 29, 2022
Shpërndaje

Kriza e çmimeve edhe pse më së shumti është reflektuar tek produktet ushqimore dhe tek hidrokarburet, të dhënat që vijnë nga tregu i pasurive të paluajtshme janë edhe më të ‘frikshme’. Banka e Shqipërisë raporton për çmime stratosferike në gjashtëmujorin e parë të vitit si për shitje ashtu edhe për qiratë e banesave.

Sipas raportit nga janari në qershor ka pasur një rritje të fortë të kërkesës për banesa dhe shtrenjtim të kostove e për pasojë raportohen për rritje të çmimeve me 39% në rang kombëtar dhe vetëm në Tiranë janë rritur me 40%.

“Rritja e kërkesës dhe e kostove të ndërtimit, ka bërë që agjentët e tregtimit të pasurive të paluajtshme të raportojnë çmime shitjeje më të larta ndaj gjashtëmujorit të kaluar. Sipas indeksit Fischer12 , çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë periudhës është rritur me 28.4% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar dhe me 39% në krahasim me një vit më parë. Kjo ecuri u përcaktua sidomos nga rritja e vëllimit të shitjeve të kryera në zonën e Tiranës, e cila përfshin qendrën, periferinë dhe zonat jashtë qytetit. Indeksi i çmimeve për shitjet në kryeqytet regjistroi një rritje prej 28.5% ndaj periudhës paraardhëse dhe rreth 40% ndaj një viti më parë”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.

Në raportin e Bankës si shkaqe të tjera që mund të kenë ndikuar në shtrenjtimin e banesave është edhe rritja e çmimit të energjisë dhe e pasigurisë që ekziston në treg si pasojë e luftës në Ukrainë.

- Publicitet -

“Mbi bazën e të dhënave të vrojtimit për gjendjen e tregut të pasurive të paluajtshme dhe ecurinë e çmimit të banesave, të dhënave të raportuara nga bankat dhe të dhënave të tjera administrative, vlerësohet që gjatë periudhës, kërkesa, oferta dhe kostot e ndërtimit në tregun e pasurive të paluajtshme janë rritur dukshëm. Rritja e kërkesës dëshmohet nga rritja e vëllimit të shitjeve, rënia e numrit të pronave të pashitura dhe rritja e kredisë për blerje banese. Rritja e ofertës lidhet me rritjen e qëndrueshme të numrit të lejeve të ndërtimit, e shoqëruar këtë herë edhe me rritjen e dukshme të kostove të ndërtimit. Ecuria e këtyre të fundit ka reflektuar rritjen e fortë në shpenzimet për energji, materiale ndërtimi dhe makineri”, thuhet në raport.

Sipas vlerësimit të ekspertëve të Bankës së Shqipërisë operatorët e tregut të pasurive të paluajtshme mbeten optimist edhe për të ardhmen, e presin rritje të mëtejshme të çmimeve, ndikuar përsëri nga kostot në rritje dhe pasiguria.

“Vlerësimet e subjekteve të intervistuara si pjesë e vrojtimit për gjendjen e tregut dhe çmimet në tregun e banesave janë të balancuara për afatin e shkurtër, duke qenë neutrale për situatën në zonën e Tiranës dhe pak më pesimistë për situatën në zonat e tjera. Ky vlerësim mund të jetë ndikuar nga zhvillimet e jashtme dhe pasiguria për ecurinë e inflacionit apo kostot e ndërtimit. Ne afatin më të gjatë, pritjet e këtyre subjekteve për gjendjen dhe ecurinë e tregut të banesave mbeten optimiste. Kriza e çmimeve edhe pse më së shumti është reflektuar tek produktet ushqimore dhe tek hidrokarburet, të dhënat që vijnë nga tregu i pasurive të paluajtshme janë edhe më të ‘frikshme’. Banka e Shqipërisë raporton për çmime stratosferike në gjashtëmujorin e parë të vitit si për shitje ashtu edhe për qiratë e banesave”, vijon më tej raporti.

Si pasojë e çmimeve stratosferike, më shumë se gjysma e banesave janë blerë me hua bankare dhe në shumicën dërrmuese të rasteve, kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës.

“Jo vetëm çmimet e blerjeve por edhe të qirave janë rritur, ndikuar më së shumti nga vlera e banesave në kryeqytet. Nga një monitorim i thjeshtë online në Tiranë, garsonierat kanë qira mesatarisht 250-300 euro,  duke u shtrenjtuar minimalisht me 50-100 euro në 2 vitet e fundit. Ndërsa apartamentet 1+1 nisin nga 350 euro dhe më lartë, kurse të marrësh një apartament 2+1 në Tiranë mund të konsiderohet luks pasi pagesa mujore ndonjëherë kalon 1000 euro”, thuhet ndër të tjera në raportin e Bankës së Shqipërisë.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
25 Comments
  • Vk says:
    September 29, 2022 at 12:00 pm

    Ça jan keto filma rritja e kerkeses thot.

    Reply
  • Phoenix says:
    September 29, 2022 at 12:41 pm

    Nuk eshte rritur vlera e tregut imobilar, por eshte zhvleresuar paraja nga inflacioni. Me pak fjale, me shume para blejne me pak gjera. Prisni se nuk keni pare ende asgje. Do vije momenti, qe letra e tualetit do te jete me e shtrenjte se 10000 mije Lekshi.

    Mos mbani asete ne copa letrash qe quhen para. I konvertoni ne gjera fizike te cilat do tu hyjne ne pune ne momente te veshtira, si dhe ne metale te cmuara. Bota eshte ne lufte dhe situata sa do vije e do te eskalohet.

    Ky eshte rezultat i politikes shkaterruase te krijimit te parase nga Kulti financiar dhe karteli Bankar nderkombetar. Kur paraja krijohet si borxh publik dhe i jepet me interesa qeverive, vjen momenti qe flluska e ketij borxhi do te plase e do te coje ne gremine gjithe ekonomite. Prandaj dhe kulti si opsion final, krijon luftrat boterore, si nje rrugedalje dhe zerim te llogarive e krimeve kunder njerezimit.

    Reply
  • Mendimi im says:
    September 29, 2022 at 12:45 pm

    Kjo që shkruhet është vetëm njëra anë e “monedhës”. Ana tjetër, që nuk e thonë axhensitë, është që ka një ndryshim çmimi, ndérmjet blerjes dhe shitjes, të të njëjtës pronë. Pra, nuk është çmimi real i tregut kur blen, por spekullohet për të rritur çmimin sa më shumë, gjë që kuptohet kur del si shitës. Thuhet që ka kërkesa të shumta për blerje, por kur del si shitës, konstaton që prona të qëndron për kohë të gjatë pa shitur. Çudia tjetër është që blerja e një vënd parkimi, kushton deri 45 mijë euro, por nuk mund të shesësh as me 30 mijë euro një apartament 60 m2 në zonë turistike!!! Kjo tregon, që tregu është spekulativ dhe nuk bazohet në ekuilibrin kerkesë-ofertë, por bazohet në gjetjen e indivitëve që: kanë fituar paratë pa mundim, apo mosnjohuritë se si mund të blihet një pronë.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    September 29, 2022 at 12:51 pm

    Cilet vende do te goditen te parat Phoenix? Apo te gjithe njeheresh?

    Reply
  • Phoenix says:
    September 29, 2022 at 1:00 pm

    Ne Perendim do te filloje nga Bashkimi Europian. Une jam i mendimit se kriza do te filloje ne Gjermani kete Dimer, e pastaj do te perhapet. Gjithashtu dhe Anglia. Po te kesh vene re, kohet e fundit ne keto 2 vende eshte mobilizuar ushtria per operacione civile. Kjo do te thote se po priten trazira te medha civile ne Dimer.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    September 29, 2022 at 1:02 pm

    Po Phoenix kam degjuar qe do dali ushtria ne Angli dhe Gjermani ne rruge. Por si do dali? Do te kontrollohen certifikata vaksinimi apo ndonje dokumentacion tjeter apo jane kundra trazirave se do te kete krize? Apo te dyja?

    Reply
  • Phoenix says:
    September 29, 2022 at 1:10 pm

    Jo jo nuk ka lidhje me Vaksinat, por per te mbajtur rendin dhe krijuar zona shtetrrethimi sepse do te kete nje lloj kolapsi.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    September 29, 2022 at 1:11 pm

    Do kete ndalim te qarkullimit dhe te daljes nga shtepia?

    Reply
  • Phoenix says:
    September 29, 2022 at 1:23 pm

    Nuk mund te thuhet me saktesi sepse do varet nga situata, por dhe ajo qe thua, eshte nje opsion ne tavoline. Te shohim. Nje gje eshte e sigurt, ata po pergatiten per trazira te medha.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    September 29, 2022 at 1:26 pm

    Po me kufizemet e plandemise si do te jene kete dimer? Ca do thone?

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    September 29, 2022 at 1:27 pm

    Do vazhdojne njesoje apo do e bejne me keq?

    Reply
  • Phoenix says:
    September 29, 2022 at 1:29 pm

    E kush e ka mendjen te Pandemia, kur njerezit nuk do te kene te hane e ku te ngrohen?

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    September 29, 2022 at 1:34 pm

    Domethene Illuminati nuk ka per te bere presion per vaksinat me shume.

    Ka per te ndodhur ndonje gje ne teatrin politik qe do beje ´buje´ ne mainstream keto muaj?

    Reply
  • YTTT says:
    September 29, 2022 at 1:34 pm

    PIDHGRATMOTERQIRRROBSHAT VETEM LART JU NGJITHETE KURBA, AS MENDOJNE SI DO I PAGUAJNE NJEREZIT E THJESHTE KETO CMIME

    Reply
  • ¿? says:
    September 29, 2022 at 1:46 pm

    Ja dhe “dueti” Anita Take – Pavlina Nikaj, Pordhiksi e hedh, http://www.Debili.com e pret, e lemon pak dhe ia kthen Pordhiksit perseri e keshtu me rradhe. Po ikni o debila, mjaft shpifet per gjera qe as nuk i kuptoni. O po blini metale te çmuara thote Pordhiksi qe t’i keni ca t’i hani per dreke, ca per darke, blini edhe nje autobot me qumesht, 120 buke, 30 arka domate, dhe 10 pula qe ti keni per veze. Ah, mos harroni edhe kartabuthen nja 150 topa se do te shkoje 10 mije lek copa.

    Reply
  • OK says:
    September 29, 2022 at 1:49 pm

    TE KOMENTET GJENI PERRALLEN: KERRICI, GOMARI, DHE NASTRADINI

    Reply
  • Phoenix says:
    September 29, 2022 at 2:16 pm

    Tani per tani ata e kane abandonuar Plandemine, sepse nuk u eci plani qe kishin per kuotat e Vaksinimit. Kishin ndermend qe te arrinin mbi 90% te popullsise, por shume njerez pavaresisht presionit, e rrefuzuan Vaksinen ( Helmin ) dhe Certifikaten Dixhitale, prandaj dhe ata kaluan ne Planin B. Lufte, sabotim i ekonomise dhe energjise, Inflacion, uri dhe c’montimi gradual i pavaresise ekonomike te Perendimit. Si gjithmone, ata krijojne krizat artificialisht, qe me vone tu japin zgjidhje sipas interesave te tyre afatgjata qe kane per Boten. Sa per politiken ce pyet. Politika eshte e gjitha e shitur te Kulti dhe thjesht luan teatrin majtas-djathtas. Une kam frike, se ata do ta cojne deri ne fund kete, me nje Lufte te Trete Boterore. Eshte opsioni i fundit, por te gjitha deri tani, tregojne se aty do te shkoj perfundimisht muhabeti.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    September 29, 2022 at 2:23 pm

    Po bombat atomike ekzistojne?

    Reply
  • Ilir says:
    September 29, 2022 at 2:51 pm

    Dolen dy terroristat

    Reply
  • Ok says:
    September 29, 2022 at 2:52 pm

    Jane dy trungje me miza

    Reply
  • Op op says:
    September 29, 2022 at 3:03 pm

    Donte shesi hyrjet Rilindja me amnistine fiskale.
    Shqiptare kthjellohuni dhe mos bini pre e piramidave te rradhes me rritjen e normave te interesit nga bankat dhe me renien e euros qe do te ngrihet serisht, shqiptaret do te paguajne dyfishin e kredise qe do te marrin. Me rritjen e normes se interesit 4% aktualisht ktedimarresve u eshte rritur kesti me 25-30%, kush nuk e ka ndjere akoma te prese sa ti mbaroje periudha e normave te interesit fikse (zakonisht viti i pare).
    Banka e shqiperise te na zbuloje sa nga keto shitje e kerkesa jane blere me kredi?
    Sa jane blere nga shtetas Shqiptare dhe te huaj?
    Sa eshte nr i apartamenteve te shitura dhe atyre te pashitura?
    Sa prej tyre shiten me euro dhe sa me leke, dhe pse lejohen shitjet me € kur monedha e shtetit eshte ALL.
    Nese shumica e shitjeve behen me € cfare roli ka BSH dhe pse ekziston!?
    Ofiqare te paafte.

    Reply
  • Ppsh says:
    September 29, 2022 at 4:17 pm

    Nga janari ne korrik 10 mij shqiptar kerkuan azil ne BE
    Tani jam i çoroditur se kush dreqin qenkan keta qe kerkojne shtepi dhe paskan rritur kerkesen?
    Ne nje vend ku popullsia tkurret vetem ndertimi nuk njeh rritje
    Pra ska paçavure qe e maskon kete formule

    Reply
  • ¿? says:
    September 29, 2022 at 6:27 pm

    O http://www.dwbili.com qe pyet a egzistojne bombat atomike, po vertet je kaq rrote k@ri, shko pyet ne Hiroshima dhe Nagasaki a egzistojne apo jo bombat atomike. Jo, po egzistojne vetem pordhat e tua dhe pordhat e Pordhiksit.

    Reply
  • Phoenix says:
    September 30, 2022 at 4:17 am

    Balena, duhet te rruhemi nga ky pederasti me siper, i cili komenton me nikun Ilir, se mos i jep Pedofili Mavi i Anetes se i Kristaqit nuk i dihet, ndonje Dron Bajraktar e na bombardon si Terrorista. Kujdes Balena, se keta e kane futur AI-ne ne veren e b…ythes. Tani nuk mbahen keta, sidomos me Satelitet Marsiane te Prejleshit.

    Reply
  • ¿? says:
    September 30, 2022 at 1:37 pm

    Pordhikso, mos e sposto vemendjen te Iliri – Kot. Jepi pergjigje keti shokut tat http://www.idioti.com a egzistojne bombat atomike apo jo, se ai kujton se egzistojne vetem pordhat e tua dhe te vetat.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rinisin bisedimet SHBA-Iran, negociatorët shkojnë në Zvicër për bisedime
  • Protestuesit kaluan natën në shesh para Kryeministrisë: Je i rrethuar, nuk ke ku të shpëtosh
  • Horoskopi për sot, e diel 21 qershor 2026, të rejat nga yjet për çdo shenjë
  • Vijon vala e të nxehtit, ja sa do te shkojnë temperaturat
  • MESAZH KRYEMINISTRIT

Komentet e Fundit

  1. titi on “Pse ka dalë në protestë?” – Si përgjigjet deputetja e larguar nga PS
  2. Dudumi on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  3. Anonymous on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  4. Dani on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  5. Dhori on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?