Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rritje pagash për policinë e Shtetit, ministri zbulon se cila kategori do të përfitojë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rritje pagash për policinë e Shtetit, ministri zbulon se cila kategori do të përfitojë
AktualitetKronike

Rritje pagash për policinë e Shtetit, ministri zbulon se cila kategori do të përfitojë

Published: October 29, 2026
Shpërndaje

Ministri i Financave, Petrit Malaj gjatë prezantimit të buxhetit është ndalur edhe te dy sektorë të rëndësishëm si shëndetësia dhe siguria publike.

Ai theksoi se buxheti garanton fonde shtesë si për përmirësimin e shërbimeve mjekësore, ashtu edhe për vlerësimin financiar të punonjësve të rendit.

Për sektorin e rendit dhe sigurisë publike Malaj tha se janë parashikuar gjithsej 36.7 miliardë lekë, ku 3.3 miliardë lekë përbëjnë shtesën e dedikuar posaçërisht për rritjen e pagave të efektivëve të Policisë së Shtetit.

- Publicitet -

“Masat kryesore që përfshihen këtu është 1 miliard lekë shtesë financim për barnat dhe pajisjet mjekësore në mbështetje të shërbimeve spitalore të kujdesit shëndetësor parësor e dytësor. Trajtimi me receta të rimbursueshme për rreth 400.000 pacientë si dhe rehabilitimi dhe ndërtimi i 20 spitaleve në vend. Këto fonde synojnë të përmirësojnë ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe të mbështesin qytetarët përmes furnizimit me barna, pajisje mjekësore dhe investime në infrastrukturën spitalore.

Siguria dhe rendi mbeten një pjesë e rëndësishme e prioriteteve tona. Për këtë qëllim, buxheti parashikon financimin e nevojshëm për këtë sektor si dhe mbështetjen shtesë për punonjësit e policisë së shtetit. Financimi parashikohet në masën 36.7 miliard lekë për rendin ku 3.3 miliard lekë janë shtesë në buxhet për pagat e punonjësve të policisë së shtetit.

Përfitojnë 8500 punonjës me gradën inspektor, të cilëve u rritet paga bazë me 20 mijë lekë të reja nga 73 mijë në 93 mijë. E theksoj, shtesa është mbi pagën bazë. Kategoritë e tjera, pra gradat e tjera do të përfitojnë një shtesë page nga 10 mijë deri në 15 mijë lekë. në varësi të gradave që ata kanë”, tha ai.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Plumbat e gomës i meritojnë këta”, Peleshi i heq fjalën për gjithë ditën Berishës, ndërpret seancën
  • Rritje pagash për policinë e Shtetit, ministri zbulon se cila kategori do të përfitojë
  • 29 tetor 2026
  • “Mos i kurseni!”
  • Aksidenti tragjik në Spanjë, çfarë e shkaktoi përplasjen e trenave të shpejtësisë së lartë

Komentet e Fundit

  1. Emigranti on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit
  2. Edi on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  3. Nikoll Kamshi on Premtimi për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?
  4. Nikoll Kamshi on Premtimi për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?
  5. rapsodi popullor on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?