Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rrjet i ngatërruar pas Kushnerit për Sazanin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Investigim > Rrjet i ngatërruar pas Kushnerit për Sazanin
InvestigimKryesore

Rrjet i ngatërruar pas Kushnerit për Sazanin

Published: April 27, 2026
Shpërndaje

Një seri dokumentesh të reja të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit të martën zbulojnë një arkitekturë komplekse korporative pas projektit të shumëpërfolur për transformimin e ishullit të Sazanit në një resort luksoz – projekt ky i prezantuar nga dhëndri i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Jared Kushner.

Ndërkohë që Kushner është fytyra publike e projektit, të dhënat e depozituara në QKB tregojnë se kompania zbatuese “Sazan Operations” e themeluar më 1 prill në Shqipëri kontrollohet në 100 për qind të aksioneve nga dy vëllezërit miliarderë, Ramez dhe Mohamad Al-Khayyat, me bazën e bizneseve të tyre në Katar.

Pronësia ushtrohet megjithatë përmes një rrjeti prej 6 kompanish të huaja, të cilat zotërojnë njëra tjetrën në formë kaskade.

- Publicitet -

Njëra prej kompanive të lidhura, “Blue Industries Investment Holding B.V.”, e regjistruar në Holandë, ka pesë aksionerë të panjohur shqiptarë, të cilët paketa prej 24% e aksioneve u mundëson që të mos shfaqen në regjistrin e përfituesve fundorë.

Gjithashtu, Mohamad Al-Khayyat rezulton i përfshirë në projektin e dytë të ndërtimit të një resorti në Zvërnec përmes degës shqiptare të kompanisë “Urbacon Trading and Contracting – Albanian Branch”.

Dokumentet e “Sazan Operations” u shfaqën në QKB në të njëjtën ditë me publikimin e vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike për shtyrjen e afatit të negocimit për projektin e ndërtimit të resortit në Sazan, për të cilin kompania “Atlantic Incubation Partners LLC” e lidhur me Kushner ka marrë statusin e investitorit strategjik nga qeveria shqiptare.

Vëllezërit Al-Khayyat janë emra të njohur në Lindjen e Mesme. Ata drejtojnë konglomeratin Power International Holding (PIH) me aktivitet në ndërtim, pasuri të paluajtshme, bujqësi dhe shëndetësi. PIH ishte një nga kontraktorët kryesorë në ndërtimin e infrastrukturës për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Një investigim i The New York Times, i publikuar më 19 Prill 2026, vuri në dukje lidhjen mes vëllezërve Al-Khayyat, të cilët janë me origjinë siriane, dhe Kushner si dhe anëtarëve të tjerë të familjes Trump.

Lidhur me investimet në Shqipëri, Ramez Al-Khayyat i ka konfirmuar NYT partneritetin me Kushner.

“Ne po investojmë në holding për t’u siguruar që të ketë kapital të mjaftueshëm. Pra, është një sipërmarrje e përbashkët mes dy kompanive, dhe në fakt ne po e menaxhojmë atë së bashku,” tha ai për New York Times.

Kosto shtesë për buxhetin

Regjistrimi i kompanive të huaja dhe publikimi i të dhënave të tyre u bë thuajse në të njëjtën kohë me zbardhjen e një vendimi të ri të Komitetit të Investimeve Strategjike të 30 dhjetorit 2025, i cili zgjat afatet e planit të parashikuar për dhënien e statusit të investimit strategjik për ishullin e Sazanit.

Sipas vendimit, kostot për çminimin e Sazanit i kalojnë Ministrisë së Mbrojtjes.

Në pikën 5 të këtij vendimi, KIS ngarkon Ministrinë e Mbrojtjes që të kryejë pastrimin e ishullit nga “risku piroteknik”, mbetjet e municioneve luftarake nga koha e komunizmit. Pika më e rëndësishme e këtij vendimi është theksimi se kostot e këtij procesi “do të mbulohen nga vetë ministria”, ndërsa në vendimin e mëparshëm i liheshin investitorit.

Gjithashtu, vendimi i KIS i dha një afat prej 120 ditësh, me mundësi shtyrje edhe 120 ditë të tjera për të negociuar me investitorin. Regjistrimi i “Sazan Operations” në prill 2026, rreth katër muaj pas këtij vendimi, përkon fiks me këtë afat negociatash.

Në vendimin e KIS bëhet me dije se deri në dhjetor 2025 ishin zhvilluar 10 negociata mes palëve dhe se një pjesë e detyrave ishin realizuar. Megjithatë, vendimi i ri lë sërish të kuptohet se kompania nuk ka ende një plan dhe një studim fizibiliteti.

Sipas pikës 11, investitorit i kërkohet ndër të tjera: Plani i plotë i biznesit, studimi i plotë i fizibilitetit, një relacion shpjegues ku jepen arsyet e kërkesës për përfshirje shtetërore, projekti i plotë zhvillimor i infrastrukturës së brendshme dhe mënyra e lidhjes së saj me infrastrukturën e jashtme, si dhe të drejtat e përfitimet që i kalojnë shtetit.

BIRN

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
19 Comments
  • humor ballkanik says:
    April 22, 2026 at 9:20 am

    Thone se andej nga Senati amerikan ata Senatoret demokrate kane kerku hetim per Kushner dhenderrushin e Trump.
    Kjo e ka fut ne siklet me shume se ate vete, njerin ketej nga Ballkani Perendimor qe i ka falur nje ishull si shenje perulesie e besnikerie per te vjehrrin.

    Reply
  • demo says:
    April 22, 2026 at 9:30 am

    Ushtarake patrriote shqiptare! Vendosni ne Zonen e pushtimit arabo-cifut,mina,predha,silure,me ndezje me shperthim telekomande,qe te hikin ne p te Semes pushtuesit e Sazanit me gjithe Resortet.Sazan e Zvernec jane te Shqiprise,jo te Harabise.Mundesisht kur kallauzi i Mafias boterore,Edi Rama,te vizitoje Sazan e Zvernec me miqte e tij.

    Reply
    • Vëzhgimi says:
      April 22, 2026 at 2:08 pm

      Unë e qepa mu këput
      Hesht o demo mos ha mut .

      Reply
      • Aldrin says:
        April 22, 2026 at 3:36 pm

        mut ha demua se ha mut populli shqiptar.
        Ka kerma qe vetem mut prodhojne, si Ramuti psh.
        Dhe, me te Berisha, Basha, Veliaj, MEta, e gjithe Damianet, Balluiket, Xhackat, e PiSat e tjere te Cakerrajve, Ulajve, SaimirManeve me shoke
        Keta te gjithe jane me mutrat e gjithe mutrave te botes
        Ato po mbajne shqiptaret ne kurriz, ndaj ha mut dhe demo sic ha popole qiptare

        Reply
        • Anonymous says:
          April 23, 2026 at 5:24 am

          Janë që të gjithë sionistë kriminelë siç është edhe ky antishqiptari antinjerezor Rama.

          Reply
      • Anonymous says:
        April 22, 2026 at 9:40 pm

        Sado wë dukesh Profil Fallco..do të të gjejnë dhe do ta hash…haha

        Reply
      • NO COMMENT says:
        April 23, 2026 at 5:12 pm

        TMERR PER KET KOMBIN SHQIPËTARIS. GJITHMON .BUKURIT NATYRORE .I SHESIN POLITIKA TMERRUSE

        Reply
  • John Demir says:
    April 22, 2026 at 10:31 am

    Great article, very informative content. Özellikle detaylı analiz hoşuma gitti.

    Reply
    • Vl says:
      April 22, 2026 at 7:10 pm

      O VEZHGIMI ça ke te shan pashan e.
      Race bucash

      Reply
  • Anonymous says:
    April 22, 2026 at 10:48 am

    Per gjithcka shkruhet me siper, cfare perben lajm ? A ka ne kete marrveshje dicka te paligjshme dhe qe bie ndesh me interesat kombetare ? Ne kete sistem qe ne me deshire kemi pranuar, bashkpunimi me shumkombeshet mbi bazen e interesit te dyanshem, eshte nje proces rutine, madje shum i lakmuar. Sot, ashtu sic parashtrohet ne kete shkrim, i bie qe ti referohemi thenies lapidare te shokut Enver: Te jetojme e te punojme si ne rrethim !?

    Reply
    • xxx says:
      April 22, 2026 at 1:25 pm

      Ore po deshe ti me ligj nga parlamenti kurvave ne bejme te ligjshme dhe mashtrimet a vjedhjet e tyre e te qivirriut qe mos lodhet me shume llafe bolla e gjate kur tja ndjeje te shpjegohet. Si tua ndjeje juve e kuptoni?

      Reply
  • Aldrin says:
    April 22, 2026 at 3:37 pm

    demo, je dakort qe duhet “dora e Xhaxhit”?
    thuaj Jo po deshe

    Reply
  • Kapterr Sethemi says:
    April 22, 2026 at 3:59 pm

    Mirepresim cdo investim (per te cilin km Rama i pakapur me vidio dhe ze si hjadut dhe vrases) thote qe eshte ne te mire te fshatit tone.

    Reply
  • Dudumi says:
    April 23, 2026 at 5:41 am

    24% e kanë 5 investues të panjohur shqiptare 😀. Kam ndjesinë se edhe tek përqindja që kanë arabët do kenë kuota të tjerë investues shqiptare të panjohur. Keshtu bëhen këto punë. Nuk del dot tjetri me rrogë 1 milion lekë të vjetra në punë shteti të investojë 100 milionë euro pa u fshehur pas klishese se miliarderëve arabe qe s’dine çfarë tu bëjnë parave. Dmth Sazani do bëhet me paratë tona që na janë vjedhur e po vidhen, të huajt kanë vetëm emrat. Po çfarë e dinin ushtrine këta, se flakte mina dhe topa e municione ngado ku gjendeshin ferra e gjarprinj? Ishte çdo gjë e dokumentuar. Edhe rripat e shalët e kuajve që kishte fshati, qe do I përdorte ushtria në situatë lufte. Edhe kuajt e mushkat regjistroheshin e regjistroheshin sistematikisht. Cfare bonifike I vini kosto ushtrise? Akoma me ha muco e pi muco këta? Futja nje tender e fonde dhe ha e pi si qëmoti.

    Reply
  • Bureto says:
    April 23, 2026 at 11:55 am

    Mjerë ne/ata/ato për këto mend! Njeri thotë u fal Sazani, tjetri u shit, tjetri po ashtu thotë resorti turistik do bëhet me paratë e vjedhura të shqiptarëve e të tjera broçkulla të kësaj natyre!!….Po asnjë nuk ofron ndonjë zgjidhjeve (qoftë edhe ‘futja kot’ xhanëm) se si mund të zhvillohet ajo pasuri e lënë shkretë, ku “lulëzojnë” bunkerët e “Shqipërisë shkëmb graniti” në brigjet e Adriatikut, ku janë të groposur mijëra mina dhe sigurisht që në atë qetësi vegjetojnë gjarpërinjë dhe breshka. A duhet lënë ashtu?! Jo, sigurisht që jo! Atëhere kur vetofrohen investitorë të huaj që disponojnë fondet e duhura dhe shteti që ka nevojë për to, u thotë ‘bujrum’, duke ua garantuar investimin sipas termave të kontratës, dhe njëherazi nga ajo pasuri natyrore ‘e vdekur’, duke vjelë benefitet e shumta, direkt apo indirekt qofshin ato, fitojnë dhe shqiptarët! Unë shpresoj dhe uroj të realizohet, sepse siç po duket nga vonesat për fillimin e investimit, druaj se jemi ende në fazë bisedimesh.

    Reply
    • Anonymous says:
      April 23, 2026 at 3:12 pm

      O Bureto, pse e paske kaq te nevojshme te “ofrohet zgjidhje”
      Kush po kerkon “zgjidhje” per Sazanin?
      Cfare meraku ka populli shqiptar, qe ti “ofrohen zgjidhjet” nga kellirat si puna jote.
      Perc e kakerdhi, si dhiari i Rexhepajt qe na beri Sterilizimin.
      Ik moj mute e zgjebosur.
      Na ofroke ti zgjidhje.
      Sazani eshte pasuri kombetare, dhe nuk ka te drejte njeri te “ofroje zgjidhje” per cfare dhe pse?
      Nuk ka dale populli i Vlores dhe i Shqiperise te kerkoje zgjidhje per Sazanin.
      Nuk e shqetesojne Popullin e Vlores breshkat edhe gjarperrinjte.

      Reply
    • Aldrin says:
      April 23, 2026 at 3:13 pm

      O Bureto, pse e paske kaq te nevojshme te “ofrohet zgjidhje”
      Kush po kerkon “zgjidhje” per Sazanin?
      Cfare meraku ka populli shqiptar, qe ti “ofrohen zgjidhjet” nga kellirat si puna jote.
      Perc e kakerdhi, si dhiari i Rexhepajt qe na beri Sterilizimin.
      Ik moj mute e zgjebosur.
      Na ofroke ti zgjidhje.
      Sazani eshte pasuri kombetare, dhe nuk ka te drejte njeri te “ofroje zgjidhje” per cfare dhe pse?
      Nuk ka dale populli i Vlores dhe i Shqiperise te kerkoje zgjidhje per Sazanin.
      Nuk e shqetesojne Popullin e Vlores breshkat edhe gjarperrinjte.
      Te merret Rama me hallet e miletit, jo me pordhet e dhiareve qe duan te bejne para me Sazanin.
      Ate hall keni ju, fytyrat e ndyra, qe me flet si fshatare maje gomarit,
      Plere e ndyre

      Reply
  • Dudumi says:
    April 23, 2026 at 2:41 pm

    Mjere ti o Buret, pse mjere ne? Se pari, çdo investim duhet të konvergoje me interesin kombëtar. Pastaj, ketu po zhvillohet pasuria apo po jepet me zhvlerësim. Nqs ka shqiptare ne duhet të ndihemi mirë. Duhet të ndihen mirë dhe keta. Po pse mbeten anonime? Se nuk duan që ti ta dish se kush janë e më cfare janë marrë e cfare kanë bërë. Ku është fiksuar në cacke të kokës që turizmi u beka kur hidhen shumë para. Nuk eshte keshtu. Turizmi kërkon mirëbesim. Tjetri vjen të pushojë, jo të futet në kanal se në çdo tre ditë vriten 2 për “rregullim hesapesh”. Le qenë ndonjëherë në Sicili ti? Është ishull I madh sa, Shqipëria, nuk Investon Kollaj Njeri. Gjeje vete pse?

    Reply
  • demo says:
    April 23, 2026 at 10:54 pm

    Ja.Ta ofroj Une Zgjidhjen per Sazanin.Lere Ashtu sic eshte.Karakoll ushtarak,qe kontrollon kanalin Adriatik,Nje Avanpost,qe Perendia ja ka falur Popullit Shqiptar.E shumta qe mund te behet.Vendosni cka mbetur nga Ushtria ne Sazan,.Vendosni bateri Raketash dhe drone.Shteti shqiptar nuk eshte ndryshe nga gjithe shtetet e botes me Ushtri dhe Armatim.,,Shtet balerine me shale perjashta,se keshtu i pelqen nje idjoti me arsim Bojaxhi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “The Guardian” përzgjedh pamjen nga bulevardi si “Foto e Ditës”
  • 12 qershor 2026
  • “Administrata të bashkohet me popullin”! Sot, antimitingu i Ramës, kjo është thirrja që kanë përhapur protestuesit
  • FOTO: Det me njerëz në Tiranë, në ditën e 12-të të protestës! Marshim kilometrik nga Bulevardi në Astir
  • Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner

Komentet e Fundit

  1. Enxhi Sulo on “Administrata të bashkohet me popullin”! Sot, antimitingu i Ramës, kjo është thirrja që kanë përhapur protestuesit
  2. K R on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  3. Kokpalari 21 janarit on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  4. POSHTE HAJDUTAT on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  5. K R on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?