Nga Edona Llukaçaj
Botuar në DITA
Shpërblimi i fundvitit apo një rrogë e trembëdhjetë është pritshmëri e justifikuar e çdokujt që kontribuon apo ka kontribuar në profesionin e vet. Është një farë vlerësimi për punën dhe përkushtimin. E për shumëkënd është ndihmesë e vyer, paçka se nuk mjafton t’i bësh ballë çmimeve të rritura, ndër vite, të shportës e të festës.
Gjithsesi, këtë dhjetor, shpërblimi i fundvitit u kthye në një shfaqje të palezetshme, me të dorovitur preferencialë dhe të pavlerësuar kronikë.
Të parët që morën lajmin e një kacidheje të shtuar për festa qenë penisionistët. Atyre iu dha ai 5 mijë lekëshi historik, ndonjë vit i munguar, por i pandryshueshëm që kur kartmonedha 5000-she ishte prerja më e madhe e lekut. Paçka se, tashmë, duket gati-gati tallje që për moshën e thyer kujtohen një herë në vit dhe i jepet çfarë nuk del as për një gjysmagjel deti të Baldushut,
si për t’i vënë fre ëndrrave me shpërblime që, për festa, shlyejnë borxhe dhe zgjidhin halle të shtyra prej muajsh, në dyjavëshin e parë të dhjetorit u njoftua se administrata nuk do shpërblehej. Shumë e shpjeguan me rrogat e tyre të shtuara këtë vit, por harruan se rritja e vitit që po lemë pas ishte një orvatje për të mbyllur hendeqet dekadore. Nuk u mor parasysh as se kjo krijoi justifikimin perfekt për sektorin privat, që rëndom ia uruan vitin e ri punonjësve me kartolina elektonike ose shumë-shumë me ndonjë darkë bajate.
Si nuk pati rritje rroge, nuk pati as shpërblim për të punësuarit në shëndetësi. Si duket, asnjë politbërësi vizionar nuk i ka shkuar mendja se trajtimi më dinjitoz i mjekëve dhe infermierëve do ishte më efikas për moslargimin nga vendi të kësaj kategorie se disa kontrata të kontestueshme, të nënshkruara me 18-vjeçarë aspirantë. Pak mirënjohje, qoftë edhe njëherë në vit, ndoshta do rriste cilësinë e shërbimit shëndetësor sot, dhe, madje mund të ishte shtysë që më pak mjekë të pranonin “dhurata” për t’i sjellë fundin muajit.
As për mësuesit nuk pati një rrogë të trembëdhjetë. As ajo rritja e premtuar në pagesën modeste të kategorisë më me peshë për të ardhmen nuk u aplikua. Me gjasa, gjithë çfarë ishte ndarë për arsimtarët shkoi për paga minimale studentësh kontigjent-mbushës të regjistruar në degët e rrezikuara të mësuesisë. Si duket, refuzohet të pranohet se mungesa jo fort e largët për arsimtarë të aftë të shpjegojnë tabelën e shumëzimit, i ka rrënjët te politikat e pamenduara për arsimin, ku zhvlerësimi i figurës së mësuesit zë vend parësor.
Me përjashtim të shpërblimeve që iu dhanë policëve, të vetmit që u dorovitën këtë fundvit qenë një grup prej mbi 130 personash tek Ministria e Arsimit. Ndonëse kontributi profesional nuk mund të vlerësohet me ngjyrë uniforme, shpërblimi i policëve edhe mund të shihet në kuadër të tentativës për një shtet ku sundon ligji dhe polici nuk është një lapanjoz me çmim pazari. Por urdhri i posaçëm i ministres së arsimit për rrogën e trembëdhjetë të disa dhjetëra punonjësve “të zgjedhur” në dikasterin që ajo drejton nuk ka shpjegim.
Në këto muaj drejtimi të ri, ministria nuk ka asnjë arritje konkrete. Mban turpin e trashëguar prej mungesës të qoftë edhe një universiteti shqiptar në rankimin #THE (Times Higher Education World University Rankings) dhe të renditjes së katër universiteteve publike të përfshira në QS në fundin e listës. Mban edhe turpin e rënies mëshirëndjellëse të cilësisë së arsimit parauniversitar shqiptar, i cili sipas PISA-s të OECD, shumicën e nxënësve ose i diplomon si analfabetë të mirëfilltë ose si analfabetë funksionalë.
Prandaj është e pakuptueshme se ç’sukses shpërblehet në mënyrë të posaçme, këtë fundvit, në MAS. Nuk është e evidentueshme cila punë, ç’lloj përkushtimi apo cila nismë e bashkëpunëtorëve të ngushtë të ministres së re meriton të vlerësohet me kaq zemërgjerësi. Ndoshta shpërbkehen nga frika se kjo cilësi e pagjendshme ekspetësh arsimi po na ikin si mjekët, se inkurajimi për kontribut të shtuar, si në rastin e policëve nuk ka si të jetë.
Gjithsesi, i gëzofshim festat, paçka se më fort po festojnë ata që mbajnë kupën e dështimeve për 2023-shin.
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

E quaj absurde nga analistët e politikës që asnjë nuk po e kërkon dhe nuk po e analizon programin e partive kryesore. Krejt e kunderta ndodh ketu në Francë ku jetoj prej vitesh, ku në kohë fushate, programet (sidomos ai i opozites) priten me dylbi dhe çmontohen si triko.
Ende nuk e kam te qarte se çfare jane nje, dy, tre premtimet madhore të partive kryesore për Shqipërinë (mos më thoni antikomunizmi se është turp kush e dëgjon); jo vetem ekonomike, por cfaredo, sociale, ekologjike, diçka qe t’i mbetet opinionit ne mendje si revolucionare; kërkova por nuk gjeta gjë as tek sitet online të partive të mëdha.
Per te kuptuar forcen simbolike te nje premtimi apo realizimi te vetem, po marr si shembull Francen e dekadave te fundit. Presidenti Zhiskar d’Estaing vitet 70, mbahet mend se legalizoi abortin, Mitterand se hoqi denimin me vdjekjen, Chirak hoqi sherbimin e detyruar ushtarak, Zhospen se i beri francezet te punojne me pak 35 ore ne jave, Sarkozy pakesoi me ligj efektivat e administrates publike franceze, Makronin do ta shohim kur të iki.
Dikur Berisha në Tiranë qe i pari qe premtoi se per çdo deputet te tijin te akuzuar do te heqe vete dore nga imuniteti megjithese më pas e perbuzi kete premtim dhe ne ditet e sotme nuk e respekton as per veten.
Dua te them qe nuk eshte positive qe partitë dhe media merren më shume me analizen e listave te deputetëve, se sa me politkat qe do te vene ne jete keto emra në lista. Ndaj nuk u duket habi shqiptarëve se si mund të kandidohet për deputet një djalë apo një vajzë që del nga një emision televiziv, kur nuk ka lexuar asnjë faqe program politik të partisë që e fton (!).
Personalisht do më bënte të mendohesha seriozisht ajo parti që do jepte premtime konkrete: psh. per çdo çift në 35 vjeç qe krijon familje (dmth ka nje femije te pare) qeveria e ardhsme, zhbllokon nje kredi me perqindje zero per blerjen e vatres se pare familjare qe mos te jetojne me tek prinderit. Si ju duket? Dy tre premtime simbolike dhe te besueshme, duhen, ndryshe politika nuk ka kuptim.
Nëse i hedh një sy qeverisjes se Rames, ajo ka ne thelb te njejten boshesi si ajo e pararadhesve. Eshte shume me e rafinuar, por ne fund rezultati eshte i njejte. Shume fjale dhe zero rritje te qendrueshme, ose rritje minimale. Edhe Berisha dikur megjithese eshte me fshatar se Rama, njesoj fluturonte kur fliste. Ose Topalli qe kishte zbuluar “talentin” e fëmijërisë së saj për të recituar në kopsht dhe mendonte se ishte më e mirë se Rajmonda Bulku në këtë pikë; Pollo, i cili vuante nga sindroma e partisë kioskë, shfaqej në takime me fshatarë të mërzitur që mezi i japin dorën; Ruli me ca bejtexhi nga jugu, dhe të gjithë së bashku flasin ose për Skënderbeun, ose për Alban Eftimin. Një parti që nuk ndryshon dot vetë ose ndryshon për keq, në rastin më të mirë e ka të pamundur të ndryshojë Shqipërinë, por, dhe nëse e ndryshon, e ndryshon për keq.
Nëse vendi vazhdon me të njëjtën hajdutëri dhe fodullëk që karakterizon klasën politike shqiptare, shqiptaret do vijojne ta braktisin. Qeveritaret shqiptare si te djathte edhe ata te majtë, deri më sot, kanë treguar se nje feçkë kanë: duan të mbushin vetem xhepat e tyre.
Punë, jo politikë. Për mua, e vetmja menyre qe te dalim nga varferia eshte vetem puna, asgje tjeter. Mos u genjeni nga fjalet e bukura te atyre qe per veten e tyre jane bere miliardere me kollare politike.
Kush eshte fitimtari me ate qe ndodh ne Tirane? “Fitorja” është e qartë si drita e diellit. Unifikimi i interesaxhinjëve dhe tifozëve servilë rreth kultit te UNIT, do te nxjerrë fitimtarë klanet e UNIT. Pak rëndësi ka në se janë të djathtë apo të majtë. Shikoni propoganden e mjere e pa principe. Para-Politikë standarte, shprehje standarte nga Liderët e deri tek lavjersi i fundit. Mburrje e paradë suksesesh nga njëra anë, mohim e nihilizem nga ana tjeter. Në mes, një popull i shokuar qe merr arratine dhe elita qe thote e ka fajin populli!
Shoqeria shqiptare po vuan prej vitesh nga ca kancerogjene qe kane ardhur ne politike vetem per pasurim. Tek cili politikan nuk gjen dyzim personaliteti? Më thoni tek cili? Të vjen peshtire te degjosh debatet politike, sa varferi intelektuale, sa zbehje vlerash dhe humbje imazhi, sa keq!
E dyta cfare televizionesh o perendi qe kemi. Më thoni, ku gjen kaq shumë televizione, ku në cilëndo orë të ditës e të mbrëmjes, sheh vetëm njerëz të ulur në një studio që bëjnë muhabete.
Duam apo s’duam, duan apo s’duan, doni apo s’doni por KOMUNIZMIT I PERKET E ARDHMJA. Ai lindi si kundershti e te metave te Kapitalizmit, dhe u provua se ishte superior duke dhene kontributin e pakrahasueshem dhe te pacmueshem ne asgjesimin e kucedres naziste, ne krijimin e nje fronti shembull te tendencave te per nje jete te barabarte midis individeve te cdo pjestari te shoqerise, ku cdo shtetas ishte kapitali me i cmuar per shtetin socialist.
Ai krijoi nje harmoni midis individeve , grupeve te tyre dhe kolektivave te organizuara duke e bere te bukur jeten, ndersa ne Kapitalizem njeriu per njeriun eshte ujk, dhe lufta per pasuri e pushtet nuk njeh kufi njerezore, del jashte kufirit te ndergjegjes njerezore.
Kriza eshte nje realitet i cili eshte ne ciklin e vet qe tregon nje prej dobesive te Kapitalizmit. Kriza te tilla jane tregues te rrenimit dhe kalbezimit te sistemit te destinuar te zevendesohet me nje te Ri, e emertuan Komunizem, mund te lind nje emertim tjeter nga ideologet e sistemit te vjeter per te mos pranuar humbjen e madhe te pashmangeshme, dhe Ai do te linde per te miren e masave te shtypura- i shoqeruar me ndryshimet e priteshme dhe te enderuara prej tyre.
Jetoj ne Amerike; prej 20 vjetesh; shtepite, makinat e shkollimi nuk jane lire; shqiptaret ne Amerike mund ti kene te githa keto, por shumica me kredi i kane; kredite jane afatgjata ose afatmesme; humbe punen cfare do besh? Me leket e sigurimit te papunesise nuk i paguan dot gjithe keto shpenzime per te mbajtur te njejtin status.
Mos te flasim per sistemin shendetesor ketu; ata qe marrin shendet falas i kane te ardhurat e ulta; por ka dhe njerez qe i kane te ardhurat disi me te larta dhe nuk kualifikohen per mjekesi falas dhe nga ana tjeter, kompania ku punojne nuk ju ofrojne plan sigurimi shendetsor; nga ana tjeter te blejne sigurim shendetesor vete eshte shume shtrenjte dhe nuk e perballojne dot.
Neqoftese ata semuren ata duhen te paguajne me leket e tyre ose me credit cards, duke humbur ketu kursimet e gjithe jetes ne pak dite. Ose duke rene victim e interesave 20%-30% te credit cards. Si rrjedhim, shume amerikane ketu falimentojne. Dhe po falimentove, eshte akoma me e veshtire te marresh kredi per shtepi, per makina etc.
Nuk jeton i qete – e kam fjalen; per shkak te huave qe ke, e humb lirine dhe dinjitetin; Nga ana tjeter per te mos humbur punen, ben kompromise, behesh servil, behesh frikacak, jeton me frike. Tani varet cfare njeriu kerkon ne jete. Per mua eshte shume e rendesishme te jem njeri i lire. Ndaj ndihem skllav ekonomik i sistemit.
Te gjithe komentuesit e ketij artikulli asnje nuk diskutoi per temen por kush e kush te tregoje aftesite e tij ne politike ose me mire me thene si servile te pushtetit ! Te gjthe e nisin me shprehjen pertej te majtes dhe te djathtes por askush nuk diskutoj per varferine qe kjo qeveri i ka sjelle popullit por meren akoma me qeverine e Berishes ! Sa per komentuesin usa, perse ti nuk kthehesh ne Shqiperi e te gezosh te mirat materiale ketu por rrin akoma ne Amerile ku s’ke as te mira materiale dhe as lirò?