Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rrumbullaku në Spanjë: Gati vala e re e luftës anti-narkos
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Rrumbullaku në Spanjë: Gati vala e re e luftës anti-narkos
Kronike

Rrumbullaku në Spanjë: Gati vala e re e luftës anti-narkos

Published: November 6, 2023
Shpërndaje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe delegacioni që e shoqëronte zhvilluan një vizitë zyrtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë spanjolle, në Madrid, Spanjë. Delegacioni u prit në takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare Francisco Pardo Piqueras dhe drejtues të lartë të Policisë spanjolle.

Qëllimi i takimit ishte forcimi i bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, bazuar në profesionalizëm, besueshmëri dhe shtim të hetimeve dhe të operacioneve të përbashkëta. Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm mes 2 policive, për goditjen e grupeve kriminale.

Gjithashtu u theksua se është domosdoshmëri forcimi më tej i bashkëpunimit në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar, që është një sfidë shumë e madhe, kundër narkotikëve, trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandimit të migrantëve, ku forcat policore janë të impenjuara, kundër krimeve ekonomike dhe financiare, që kanë lidhje me pastrimin e parave, sekuestrimit të aseteve kriminale, ndaj trafikimit të qenieve njerëzore, si në planin kombëtar, ashtu edhe në planin ndërkombëtar, krimeve kibernetike dhe terrorizmit.

- Publicitet -

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare, Francisco Pardo Piqueras vlerësoi bashkëpunimin profesional, korrekt dhe të besueshëm me Policinë shqiptare, si dhe rezultatet e arrira nga Policia shqiptare, muaj pas muaji, në drejtim të goditjes së krimit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti, duke vepruar si e barabartë me policitë homologe, në shumë operacione ndërkombëtare, si dhe duke u bërë pjesë e skuadrave hetimore, tregues këta të rritjes së besueshmërisë dhe profesionalizmit të Policisë shqiptare.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare të Spanjës, duke shprehur falënderimet për ftesën, theksoi se nuk e konsiderojnë Shqipërinë si një vend të vogël, pasi për ta është një vend mik dhe vuri në dukje se si nga Policia, ashtu edhe nga Ministria e Brendshme e Spanjës, vlerësohet çdo përpjekje që po bën Shqipëria për t’u bërë pjesë e BE-së.

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare z. Francisco Pardo Piqueras i shprehu Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, gatishmërinë për ta forcuar më shumë bashkëpunimin mes 2 policive, në të ardhmen.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku falënderoi homologun e tij, për vlerësimin dhe për bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe e garantoi atë se Policia e Shtetit është maksimalisht e angazhuar dhe e vendosur që të forcojë bashkëpunimin me homologët dhe me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, për: kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, shkëmbimin e informacioneve, shtimin e skuadrave të përbashkëta hetimore dhe të operacioneve të përbashkëta, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Në fund të takimit u dakordësua që çështjet që u diskutuan do të konkretizohen me veprime konkrete, mes departamenteve përkatëse, sipas fushave që ato mbulojnë.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria e vajzave, për herë të parë në histori përgatitet për një play-off Botërori
  • “Kamerat nuk kishin memorie”, dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës
  • SHIFRAT: 41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë
  • Asociacioni i Gazetarëve dënon riviktimizimin e grave nga media
  • Trump u konsultua me “AI” para operacionit në Venezuelë, ja çfarë pyetje i bëri chatbot-it

Komentet e Fundit

  1. demo on Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun që vendimi ndaj Thaçit nuk ishte kundër UÇK-së
  2. Phoenix on Është zbuluar vilë tjetër në Sardenja dhe 15 apartamente e lokale në Tiranë?! Ish-zyrtari i Policisë, detaje të reja nga hetimi për Ballukun
  3. K R on Është zbuluar vilë tjetër në Sardenja dhe 15 apartamente e lokale në Tiranë?! Ish-zyrtari i Policisë, detaje të reja nga hetimi për Ballukun
  4. Ethem Lalaj on Është zbuluar vilë tjetër në Sardenja dhe 15 apartamente e lokale në Tiranë?! Ish-zyrtari i Policisë, detaje të reja nga hetimi për Ballukun
  5. Rilindja e Lenka Cukove on Është zbuluar vilë tjetër në Sardenja dhe 15 apartamente e lokale në Tiranë?! Ish-zyrtari i Policisë, detaje të reja nga hetimi për Ballukun

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?