Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rusia e zemëruar për anulimin e vizitës së Lavrov në Serbi, Ministria e Jashtme: S’do ketë perde hekuri nga ne
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Rusia e zemëruar për anulimin e vizitës së Lavrov në Serbi, Ministria e Jashtme: S’do ketë perde hekuri nga ne
BoteKryesore

Rusia e zemëruar për anulimin e vizitës së Lavrov në Serbi, Ministria e Jashtme: S’do ketë perde hekuri nga ne

Published: June 6, 2022
Shpërndaje

Pas ditësh pasigurie, vizita e ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov në Serbi u anulua të hënën pasi vendet përreth Serbisë mbyllën hapësirën e tyre ajrore për avionin e tij – një lëvizje që zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova e përshkroi si “një tjetër kanal të mbyllur komunikimi”.

Zakharova konfirmoi një raport nga agjencia e lajmeve Reuters se Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi mbyllën hapësirën e tyre ajrore ndaj avionit që do të kishte transportuar kryediplomatin e Moskës në Serbi, i vetmi vend evropian që refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

“Delegacioni rus do të mbërrinte në Beograd për bisedime. Shtetet anëtare të BE-së dhe NATO-ja kanë mbyllur hapësirën ajrore, kanë mbyllur një tjetër kanal komunikimi”, tha Zakharova, raportoi agjencia ruse e lajmeve Sputnik.

- Publicitet -

Ajo akuzoi BE-në se po kërkon të izolojë Rusinë.

“Përfundimisht, nuk do të ketë perde hekuri nga ne. Nuk duhet të shqetësoheni. BE-ja është ajo që po e mbyll Rusinë me një perde”, tha ajo.

Më 2 qershor, presidenti serb Aleksandër Vuçiç njoftoi se ishin shfaqur komplikime me vizitën e planifikuar të Lavrov në Beograd.

Situata ishte veçanërisht e pakëndshme për Serbinë, një vend kandidat për anëtarësim në BE, sepse tre ditë pas vizitës së lajmëruar të Lavrov, kancelari gjerman Olaf Scholz ishte planifikuar të mbërrinte në Serbi.

I pyetur nëse do të ishte “lajm i keq” nëse kancelari gjermane nuk do të vinte në Beograd për shkak të vizitës së Lavrov, Vuçiç tha se do të ishte, por shpresonte se një rezultat i tillë do të shmangej.

Presidenti serb vuri në dukje se sipas një sondazhi, 77 për qind e popullit serb janë kundër vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë. Ai tha se Serbia e dënon atë që po ndodh në Ukrainë, por se “nuk beson në sanksione”.

“Ne nuk duam të zgjedhim anë në këtë luftë”, shtoi ai.

Serbia votoi për një rezolutë të Kombeve të Bashkuara që dënon pushtimin e Rusisë ndaj fqinjit të saj, por deri më tani ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, pavarësisht se është një kandidate për anëtarësim në bllok, që do të përfshinte përafrimin e politikave të saj të jashtme me ato të shteteve të BE-së.

Serbia mban lidhje të forta me Rusinë, si dhe ka një mbështetje të madhe energjetike nga Moska. Pasi Vuçiç pati një bisedë telefonike me Vladmir Putinin më 29 maj, presidenti serb njoftoi se ka rënë dakord për një çmim të favorshëm gazit për importet ruse, i cili do të llogaritet në bazë të çmimit të naftës.

Beogradi gjithashtu e sheh mbështetjen e Moskës për Kosovën si shumë të rëndësishme. Ashtu si Serbia, Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe Moska ka të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, të cilën mund ta përdorë për të moslejuar anëtarësiminb e Kosovës në OKB. / BIRN

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjendet i vdekur ish-profesori i Cambridge i akuzuar për plagjiaturë
  • Ndalimi i rrjeteve sociale nën 15 vjeç, pezullohet ligji në Francë
  • Tunelet në Bjellorusi që migrantët i përdorin për të hyrë në BE
  • Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra mbeten aktive, mbi 500 forca në terren
  • Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-së

Komentet e Fundit

  1. ANA on ​98-vjetori i “Po”-së në Letnicë: Udhëtimi i Gonxhe Bojaxhiut nga Kosova drejt Misionit Botëror
  2. Anonymous on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  3. Devolli on Diella dhe zhdukja e ryshfetit
  4. Zyx on “Nuk e njohim Kosovën”, Rama i shkruan Zelenskyt: Nacionalistët folkloristë reaguan kundër, por ne nuk ndikohemi
  5. Dashi on Në 51 bashki të vendit numri i të moshuarve tashmë tejkalon numrin e fëmijëve

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?