Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Rusia hedh në erë digën më të madhe të Ukrainës, frikë nga përmbytja. Rrezikohet edhe termocentrali bërthamor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > VIDEO: Rusia hedh në erë digën më të madhe të Ukrainës, frikë nga përmbytja. Rrezikohet edhe termocentrali bërthamor
BoteKryesore

VIDEO: Rusia hedh në erë digën më të madhe të Ukrainës, frikë nga përmbytja. Rrezikohet edhe termocentrali bërthamor

Published: June 6, 2023
Shpërndaje

Ushtria e Ukrainës ka akuzuar forcat ruse për hedhjen në erë të një dige të madhe në rajonin Kherson të pushtuar nga Moska në jug të vendit.

Tashmë përveç luftës, ka frikë se rrjedha e poshtme e ujit mund të përmbytë mijëra shtëpi.

Lajmi është mohuar nga Rusia.

- Publicitet -

Një zyrtar lokal, i kërkuar për të folur nga Rusia, tha se vetëm pjesa e sipërme e termocentralit u shkatërrua nga granatimet – por jo vetë diga. • Disa orë më pas, kryetari i bashkisë së Nova Kakhovk doli dhe tha se diga ishte shkatërruar gjatë një sulmi terrorist.

Pretendimet e tij nuk janë verifikuar, por pamjet me dron tregojnë ujin që buron nga një çarje e konsiderueshme në digën Nova Kakhovka në rajonin Kherson.

Me rritjen e nivelit të ujit, zyrtarët ukrainas u kanë kërkuar banorëve në “zonën e rrezikut” që të evakuohen.

Evakuimet po ndodhin në të gjithë rajonin me të paktën 16,000 njerëz në rrezik.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së vendit.

Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia (ZNPP) mbështetet tek ujë për të ftohur reaktorët e tij bërthamorë. Mësohet se situata atje aktualisht është nën kontroll. • Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) thotë se po monitoron situatën nga afër.

Edhe në frontet e tjera lufta ende vazhdon.

Ukraina ka planifikuar një kundërofensivë prej muajsh dhe ka trajnuar trupa ndërsa merr pajisje perëndimore, por tani duhet që të minimizojë dëmet e digës.

Pas sulmit ka reaguar Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel. Michel pritet të paraqesë propozimin e tij për ndihmë në zonat e përmbytura në samitin e qershorit, raporton CNN.

‘I tronditur nga sulmi i paprecedentë i digës Nova Kakhovka. Shkatërrimi i infrastrukturës civile kualifikohet qartë si një krim lufte, Rusia dhe përfaqësuesit e saj do të shihen si përgjegjës. Do ta ngre këtë çështje në qershor në Këshillin Europian dhe do të propozoj ndihma për zonat e përmbytura. Mendimet e mia janë me të gjitha familjet në Ukrainë të prekura nga kjo fatkeqësi”,-përfundoi presidenti i Këshillit Europian.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2023/06/01000000-0aff-0242-77a7-08db66630026_720p.mp4

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Plumbat e gomës i meritojnë këta”, Peleshi i heq fjalën për gjithë ditën Berishës, ndërpret seancën
  • Rritje pagash për policinë e Shtetit, ministri zbulon se cila kategori do të përfitojë
  • 29 tetor 2026
  • “Mos i kurseni!”
  • Aksidenti tragjik në Spanjë, çfarë e shkaktoi përplasjen e trenave të shpejtësisë së lartë

Komentet e Fundit

  1. Emigranti on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit
  2. Edi on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  3. Nikoll Kamshi on Premtimi për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?
  4. Nikoll Kamshi on Premtimi për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?
  5. rapsodi popullor on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?