Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rusia sanksionon 200 shtetas amerikanë, mes tyre bashkëpunëtori i gazetës DITA
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rusia sanksionon 200 shtetas amerikanë, mes tyre bashkëpunëtori i gazetës DITA
AktualitetAnalizaKosovëKryesore

Rusia sanksionon 200 shtetas amerikanë, mes tyre bashkëpunëtori i gazetës DITA

Published: November 13, 2022
Shpërndaje

 

Ditën e e enjte, më datë 11 Nëntor, Ministria e Jashtme e Rusisë bëri publike listën e 200 shtetasve amerikanë për të cilët janë marrë masa sanksionuese.

Sipas deklarates së Ministrisë së Jashtme ruse, ndalimi i hyrjes së këtyre individëve në territorin e Federatës Ruse vjen si kundërpërgjije ndaj sanksionimeve të shumta të administratës Biden për nje numri të lartë shtetasish rusë.

- Publicitet -

Lista emërore prej 200 personash përbëhet nga individë me profil të lartë, ku krahas presidentit Joe Biden, senatorëve, politikbërësve republikanë e demokratë nuk mungojnë as gazetarë, ekzekutivë të lartë apo të afërm politikanësh.

Ndër to, bie në sy se personi i listuar me numrin 26 është z. Janusz Bugajski, bashkëpunëtor i njohur i gazetës DITA, ku ai ka prej disa vitesh rubrikën e tij analitike për çështje të rajonit.

Përmes kolumnës së tij në DITA, publiku shqiptar ka krijuar një ide më të qartë për zhvillimet gjeopolitike që ndikojnë drejtpërdrejt e tërthorazi stabilitetin dhe integrimin e shteteve shqiptare.

Ai ka qenë ndër të parët që ka paralajmëruar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe agjendës imperialiste ruse, duke hedhur dritë mbi përshkallëzimin e rrezikut rus në vend, rajon e më gjerë.

Në një email dërguar kryeredaktorit të gazetës DITA, z.Bugajski shkruan se përfshirjen në këtë listë e konsideron nderim.

 

“Të rreshtohesh në anën e drejtë të historisë, të vijosh misionin e informimit të saktë të publikut në një epokë dezinformimi, dhe të dëshmosh zëshëm të vërtetën kërkon guxim dhe përkushtim intelektual të mirëfilltë.

Përfshirja e z.Bugajski në listën e të padëshirueshmëve nga Federata Ruse shpreh pikërisht këto.

Padyshim kjo është edhe tregues se përmes bashkëpunëtorëve të vet si z. Bugajski e shumë të tjerë, Dita përpiqet ta përmbushë denjësisht misionin e informimit të publikut, përtej pengesave jo të papërfillshme”  – thuhet në një deklaratë të redaksisë së DITA lidhur me rastin.

Më poshtë deklarata e plotë Ministrisë së Jashtme ruse në lidhje me vendosjen e sanksioneve ndaj shtetasve amerikanë të caktuar:

“Në përgjigje të sanksionimeve të individëve të tjerë, pjesë e atyre të vendosura vazhdimisht nga administrata Biden, që nuk përfshijnë vetëm zyrtarë rusë, përfaqësues të qarqeve të biznesit dhe publikut, figura të kulturës, por edhe ata që, për një arsye ose një tjetër, bien në kundërshtim me Uashingtonin, me bazë reciprocitetin, u vendos ndalimi i hyrjes në Federatën Ruse për 200 shtetas amerikanë.

Midis tyre gjenden individë që përfaqësojnë autoritetet dhe ligjvënësit e të afërm të tyre të ngushtë, drejtues të kompanive dhe ndërmarrjeve në fushëm ushtarako-industrial, ekspertë dhe lobistë të përfshirë në promovimin e fushatës rusofobike dhe mbështës të regjimit në Kiev”.

Më poshtë është një listë emërore prej 200 individësh të akuzuar, të cilët përfshihen përjetësisht në “listën e të ndaluarve” të Rusisë.

KËTU

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • o/w says:
    November 13, 2022 at 4:00 pm

    Nuk e di pse me ngjallin neveri keto artikuj?
    .
    Non grata i Amerikes Salih Berishaj eshte 1 miljard here me shume i zi se demet e Putinit qe kane arritur deri ne Shqiperi me rastin e Ukraines..
    .
    Lereni Putinin dhe Ukrainen dhe merruni me faktin

    pse NON GRATA E BIDEN-BLINKENIT
    saliu i halez biberajt

    fshiu prapanicen si me FBI per 21 janarin

    dhe NYT per gerdecin.

    Putini dhe Ukraina eshte problem i Amerikes dhe BE nuk e pjerdh kur shqiperine as kete Polakun e Marikes
    .
    Problemi i Shqiperise eshte Salini qe nje fare menyre po urinon Kimeten qe kuptohet se ato qe e emrojne keto Arvizute..Lute dhe Kimet jane Berishistet e Washingtonit..

    .

    Reply
  • E kanë për konsum të brëndëshëm says:
    November 13, 2022 at 4:05 pm

    Rusët janë megallomanë. Kështu kanë qenë gjithmonë. Gënjejnë popullin rus, për të justifikuar sanksionet që u ka bërë perëndimi, sikur edhe ata po bojkotojnë! Në fakt, e pësojnë të thjeshtët nga bllokada perëndimore, për të cilët do të ketë barriera. Kujt i intereson që të shkojë në Rusi?!

    Reply
  • Andis says:
    November 13, 2022 at 4:21 pm

    Rusia nuk e pranon fjalen e lire ne demokraci.Ne rusi jane denuar mbi 1000 gazetare gjate 5 viteve te fundit dhe kjo statistike eshte alarmante.

    Reply
  • Rita says:
    November 13, 2022 at 7:47 pm

    Aman ,mos shkruani deklarata se,,,,’te jesh ne anen e duhur te historise ,,,,’ se na kujtoni percundimit qe i behet historise sone nga ,,,,,

    Reply
  • Pirdhni se liroheni. says:
    November 13, 2022 at 8:55 pm

    Amani more “vellezer” mos na hapni zorret e barkut, ne Rusi gazetaret keqtrajtohen, ne Amerike u vene kurora floriri.
    Ne cdo vend te botes cdo gazetar qe eshte kunder pushtetit nuk shikohet me sy te mire, asnje pushtet apo rregjim nuk e do lirine e medias, cdo gje eshte fallco.
    Ne Albanistan ish punonjesi i malokut Nikoll Lesi tek gazeta “Koha Jone” Ed Droga mediat i quan kazan dhe ne perendim e presin me darka e dreka qeveritare se bashku me bashkeshorten dhe Zahon, por askush nuk guxon t’ja vere ne dukje mbylljen e gojes se gazetare3ve, blerjen e mediave qe i perdor ne interes te tij si cdo diktator ne Bote.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë

Komentet e Fundit

  1. sadiku on Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  2. Ke parajsa e satëme on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Glaukias on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  4. Glaukias on Rreth 200 milionë euro për Zvërnecin, nga vëllezërit sirianë, drejt llogarive të Artur Shehut
  5. Futja kot on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?