Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rusia zgjat deri në janar paraburgimin e gazetarit amerikan
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rusia zgjat deri në janar paraburgimin e gazetarit amerikan
AktualitetBote

Rusia zgjat deri në janar paraburgimin e gazetarit amerikan

Published: November 28, 2023
Shpërndaje

Një gjykatë ruse vendosi të zgjasë paraburgimin e gazetarit amerikan Evan Gershkovich deri më 30 janar të vitit 2024. Zgjatja me dy muaj u njoftua pas një seance dëgjimore me dyer të mbyllura që u mbajt të martën. Gazetari i ‘Wall Street Journal’, u arrestua në muajin mars nën akuzat për spiunazh, ndërsa ishte dërguar nga redaksia e tij me punë në qytetin Yekaterinburg në Rusi.

Zoti Gershkovich si dhe gazeta i kanë hedhur poshtë akuzat dhe qeveria amerikane ka thënë se ai është arrestuar në mënyrë të paligjshme. Në seancën dëgjimore të së martës morën pjesë zyrtarë të ambasadës amerikane në Moskë.

“Jemi thellësisht të shqetësuar nga vendimi i gjykatës për të zgjatur edhe 2 muaj paraburgimin e tij (Evan Gershkovich-it). Përsërisim thirrjen për lirimin e tij të menjëhershëm”, shkruante ambasada në një postim në rrjetin social X.

Përfaqësues të gazetës ‘Wall Street Journal’ thanë se zoti Gershkovich po mbahet “i burgosur padrejtësisht prej gati 250 ditësh”.

“Akuzat kundër tij janë kategorikisht të rreme dhe vazhdimi i burgimit të tij është një sulm i pacipë e skandaloz ndaj shtypit të lirë, i cili është jetik për një shoqëri të lirë”, thanë përfaqësuesit e gazetës. Rusia nuk ka bërë publike asnjë provë për të mbështetur akuzat për spiunazh.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se do të shqyrtojë mundësinë për shkëmbimin e gazetarit vetëm pas një vendimi gjyqësor ndaj tij. Në Rusi, gjyqet për spiunazh mund të zgjasin më shumë se një vit.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protestat e dhunshme, fadromat heqin gurët nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
  • Protestat, Ministria e Brendshme thirrje prindërve: Mbajini fëmijët larg përplasjeve
  • VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)
  • VIDEO: Dosje të djegura dhe ambient i shkatërruar, çfarë mbeti pas flakëve brenda Gjykatës së Lartë
  • Rama akuzon për protestat Iranin, Saliun dhe mediat: Nuk jap dorëheqje, donin të më godisnin me një dron me eksploziv

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama akuzon për protestat Iranin, Saliun dhe mediat: Nuk jap dorëheqje, donin të më godisnin me një dron me eksploziv
  2. ANA on VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)
  3. Vlora 97 on VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)
  4. Leta on VIDEO: Studentja përballet në avion me deputetin dhe bashkëshorten
  5. Phoenix on Socialisti paralajmëron të vetët: Po vazhduam kështu, ’97-a do na duket një ëndërr e bukur

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?