Nga Eduard Zaloshnja
Ndryshe nga CIA, INSTAT-i jep shpjegime të hollësishme të metodologjisë që ka përdor për të arritur në vlerësimin statistikor të 2.76 milionë banorëve. Konkretisht, popullsisë banuese të Censit 2011, i ka shtuar e zbritur për çdo vit lindjet, vdekjet, emigrimet dhe imigrimet, për të arritur tek shifra 2.76 milionë më 2023.
Para se të fillonte anketimi për Censin në tetorin e vjetshëm, unë pata rastin të dizenjoja e të drejtoja një sondazh rigoroz në terren (nga Konispoli në Vermosh), prej të cilit më rezultoi se vetëm 68.3% e banorëve të këtushëm në moshë për votim (18 vjeç e sipër) kishin marrë pjesë në zgjedhjet e 14 majit vjet. Dhe duke ditur që KQZ-ja ka zyrtarizuar se numri i pjesëmarrësve në zgjedhjet e 14 majit ishte pothuaj 1 milion e 400 mijë, llogarita se rreth 650 mijë banorë të tjerë të këtushëm në moshë për votim nuk kishin votuar. Pra gjithsej, ishin këtu rreth 2 milionë e 50 mijë banorë të rritur (plus/minus 50 mijë marzhi i gabimit të lejuar statistikor të sondazhit).
Më tej, duke ditur se banorët e rritur përbëjnë vetëm 77.5% të popullsisë banuese, llogarita se numri i banorëve të këtushëm gjithsej (të rritur, adoleshentë e fëmijë) ishte vjet rreth 2.65 milionë (plus/minus 50 mijë marzhi i gabimit të lejuar statistikor të sondazhit).
Kur filloi puna në terren për Censin, INSTAT-i deklaroi se do të publikonte në fund të janarit një vlerësim paraprak të numrit të banorëve. Por më tej, ka deklaruar se do të publikojë vetëm shifrën përfundimtare (në qershor), pasi t’i ketë bërë të gjitha riverifikimet në terren e në sistemin digjital të përdorur për Censin.
Se çfarë problemesh ka hasur apo po has INSTAT-i me Censin, nuk është bërë publike, por publiku po pret me kuriozitet shifrën përfundimtare të popullsisë banuese në Shqipëri. Është 3.1 milionë, sa ç’e ka vlerësuar statistikisht CIA amrikane? Është 2.76 milionë sa ç’e ka vlerësuar statistikisht vetë INSTAT-i para se të fillonte Censi? Është 2.65 milionë sa ç’e kam vlerësuar statistikisht unë? Apo më pak?
Ndërkohë një shifër precize dihet: Në Gjendjen Civile të Shqipërisë ishin të regjistruar në fund të 2023-shit pothuaj 4.65 milionë shtetas shqiptarë (pavarsisht se ku jetojnë ata, brenda apo jashtë vendit). Pra ndryshe, mund të diskutohet nëse kemi rreth 1.55 milionë shtetas shqiptarë në emigracion (4.65 minus 3.1), rreth 1.89 milionë (4.65 minus 2.76), rreth 2 milionë (4.65 minus 2.65), apo më shumë (4.65 minus X)…


Se kush i blen e i beson te dhenat e sondazhet tuaja or mik, nje zot e di.
Ketu nuk kane mbetur as 1.5 Mln banore e ti thua brockulla
Ky kushoja im Edi mafishja e pranon ne konfidence se paguhet dorazi me honorare nga Bashkia Tirane per keto stisje shifrash ne ato te famshmet Sondazhet e tij.
KEsaj i thone me bo petlla me uje. E para, ku i di INSTAti sa ikin per fare, e sa kthehen per fare, ku e di INSTATI sa jane gjalle, e sa kane vdekur, sepse ata qe vdesin ne emigrim nuk besoj se can njeri koke t’i c’regjistroje nga gjendja civile ne Shqiperi. SOndazhi i Zaloshnjes ka nje gabim ne arsyetim, ai supozon qe te gjithe ata qe kane te drejte votimi dhe banojne ne Shqiperi votojne te gjithe, nuk ka asnje mundesi qe te dihet me saktesi ky numer. Ka edhe plot mangesi te tjera, por kryesorja eshte qe tashti pas 5 muaj qe eshte bere censusi ne Shqiperi ende nuk nxirren perfundimet, qe edhe sikur te ishin perpunuar me dore duhet te kishin dale, jo me qe censusi eshte bere elektronik dhe perpunimi kompjuterik i rezultateve ne rastin me te keq nuk duhet te ishte me shume se disa dite, me gjith verifikimet dhe “double-checking” perkates. Po si gjithmone edhe ketu vjen era peshk i prishur.
Iku germani me 28 apo me 29 Nendor…?! Ne fakt, une i besoj studimit te ketij Zaloshnjes se eshte bio dhe i fresket…. 🙂
Raymond jo 1.5 po 500 mij fare.zbrite.te keqen e trunit.