Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sa do të zgjasë procesi dhe kush voton? 27 vende europiane hedhin votën për zgjedhjet në PE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Sa do të zgjasë procesi dhe kush voton? 27 vende europiane hedhin votën për zgjedhjet në PE
BoteLajmi i fundit

Sa do të zgjasë procesi dhe kush voton? 27 vende europiane hedhin votën për zgjedhjet në PE

Published: June 6, 2024
Shpërndaje

Roberta Metsola, Presidentja demokristiane e Parlamentit Evropian nga Malta, vizitoi të 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian muajt e fundit me sloganin “Përdorni zërin tuaj”. Në diskutime të shumta në bashki, universitete dhe shkolla, ajo u përpoq të interesonte veçanërisht votuesit e rinj për zgjedhjet evropiane, të cilat mbahen çdo pesë vjet. “Fotografia që shihni në mendjen tuaj të Parlamentit Evropian janë këto mbi 700 ulëse blu. Këto vende do të caktohen pavarësisht nëse votoni apo jo. Por tani ju keni një zgjedhje, mund të bëni ndryshimin, mund të ndikoni se kush do të ulet në bankat parlamentare”, u tha Roberta Metsola të rinjve në Danimarkë.

Por nxjerrja në vendvotime e 350 milionë votuesve me të drejtë vote në Bashkimin Evropian në zgjedhjet e dyta më të mëdha demokratike në botë, pas Indisë, nuk është aq e lehtë. Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet e fundit, në vitin 2019 ishte vetëm rreth 50 për qind. Në sondazhin e pranverës të opinionit publik, BE-ja zbuloi se këtë herë interesi për zgjedhjet ishte rreth 60 për qind. Prandaj, pjesëmarrja në votime mund të rritet. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për këto zgjedhje, të cilat shumë kampe politike i kanë shpallur “zgjedhje fati” apo “zgjedhje drejtimi”. Sepse, statistikisht, rezulton se mesi i spektrit politik zakonisht përfiton nga pjesëmarrja e lartë.

Në shumë vende të BE-së, përfshirë Gjermaninë, fushata zgjedhore u formësua nga diskutimi i sigurisë dhe mbrojtjes në sfondin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Megjithatë, sipas sondazheve të opinionit publik, politikat ekonomike dhe sociale janë çështjet më të rëndësishme në 27 shtetet anëtare. Politika e migracionit nuk luajti ndonjë rol vendimtar në shumicën e vendeve të BE-së në këtë fushatë.

- Publicitet -

Në sondazhe parashikohet rritja e forcave djathtiste

Në shumë vende, aktivistët janë të shqetësuar për rritjen e pritshme të numrit nga konservatorët e krahut të djathtë skeptikë ndaj BE-së deri tek radikalët e krahut të djathtë. Arsye kjo për kancelarin Olaf Scholz (SPD) për të lëshuar paralajmërime të errëta. “Disa populistë kërkojnë që Gjermania të largohet nga Bashkimi Evropian. Të tjerë e shohin Rusinë e Putinit ose Kinën e Xi Jinping si modele për Evropën. E ka dhe të tillë që duan të shkatërrojnë BE-në – çfarë çmendurie vetëshkatërruese! Evropa dhe Bashkimi Evropian sigurojnë prosperitetin dhe të ardhmen tonë”, tha Olaf Scholz në një video parazgjedhore ku bën thirrje për votim.

Në Francë, Itali, Holandë, Belgjikë, Austri dhe Hungaripartitë e djathta janë në vendin e parë për sa i përket votuesve. Në Poloni, Gjermani e Suedi, partitë e krahut të djathtë mund të bëhen forca e dytë ose e tretë. Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila është pjesërisht ekstremiste e krahut të djathtë, është afërsisht e barabartë me dy partitë në pushtet, SPD dhe të Gjelbërit, me rreth 15 për qind. Në Gjermani, opozita Kristiandemokrate (CDU/CSU) kryeson me 30 për qind. Pritet që numri i vendeve blu në sallën plenare të Parlamentit Evropian për partitë e ekstremit të djathtë të rritet ndjeshëm, në 21 deri në 25 për qind. Por kjo nuk mjafton për shumicën vendimtare.

Meloni dëshiron të krijojë një aleancë të krahut të djathtë

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, e cila edhe kryeson familjen e djathtë europiane EKR, ka njoftuar se dëshiron të krijojë një koalicion të stilit italian në Parlamentin Europian. Meloni ka 18 muaj që drejton Italinë me një aleancë të populistëve të krahut të djathtë, ekstremistëve të djathtë dhe kristiandemokratëve. Ajo dëshiron të thyejë koalicionin aktual jozyrtar të madh të qendrës në Parlamentin Evropian, i cili përbëhet nga socialdemokratët, liberalët dhe kristiandemokratët.

“Ne jemi në prag të zgjedhjeve vendimtare, sepse për herë të parë zgjedhjet evropiane mund t’i japin fund një mazhorance të panatyrshme dhe kundërproduktive“, tha Giorgia Meloni gjatë një paraqitjeje në fushatë në Spanjë. Ajo dëshiron të themelojë një bllok nacionalist të ri të krahut të djathtë

Kandidatja kryesore e kristiandemokratëve evropianë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nuk përjashton bashkëpunimin e ardhshëm me Meloni & Co. Ursula von der Leyen tha në disa debate televizive se është e rëndësishme nëse deputetët mbështesin Ukrainën dhe i kushtojnë vëmendje vlerave evropiane, e jo aq anëtarësimit në parti. Von der Leyen tha për Melonin: “Edhe ajo është qartë pro-evropiane. Ajo është kundër Putinit, e tha shumë qartë. Mbështet shtetin e të drejtës. Nëse mbetet kështu, ne do të ofrojmë bashkëpunim”.

Socialdemokratët, Liberalët, Të Gjelbrit dhe e Majta kritikuan ashpër këtë kurs të ri të kristiandemokrates von der Leyen. Sipas sondazheve të fundit, Kristiandemokratët dhe Socialdemokratët mbeten afërsisht në pozitat e njëjta si deri tani. Liberalët, të Gjelbërit dhe të Majtët do të humbasin. Në periudhën e re legjislative në Parlamentin Evropian do të ketë 720 mandate, 15 më shumë se më parë

Çfarëdo koalicioni të formohet pas formimit të grupeve parlamentare, duhet pasur parasysh se Parlamenti Evropian është vetëm një nga dy dhomat legjislative të barabarta. Nuk mund të vendosë vetë dhe nuk mund të zgjedhë qeveri, por varet nga bashkëpunimi me Këshillin e Bashkimit Europian, ku përfaqësohen të gjitha 27 qeveritë e shteteve anëtare. Sidoqoftë Parlamenti Evropin është unik për nga domethënia, sepse asnjë rajon tjetër në botë nuk ka një institucion të krahasueshëm që mund të nxjerrë ligje përtej kufijve kombëtarë.

Tradicionalisht, votimi zhvillohet për katër ditë. Zgjedhjet në Holandë fillojnë më 6 qershor. Shumica e shteteve votojnë të dielën, më 9 qershor. Rezultatet e besueshme mbi shpërndarjen e vendeve në Parlamentin e dhjetë Evropian do të publikohen të dielën në orën 23:00.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”
  • Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  2. Vlora 97 on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. K R on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  4. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?