Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
Politike

Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025

Published: June 25, 2026
Shpërndaje

Janë publikuar të dhënat e deklarimit të pasurisë për vitin 2025 të bëra nga kryeministri Edi Rama dhe familja e tij, ku rezultojnë ndryshime në të ardhurat, llogaritë bankare dhe asetet financiare.

Sipas deklarimit, kryeministri Edi Rama ka raportuar rreth 10.9 milionë lekë (afërsisht 110 mijë euro) të ardhura nga burime të tjera përveç pagës së tij si kreu i qeverisë.

Në dokumentin publik nuk specifikohet burimi i këtyre të ardhurave, ndërsa paga vjetore e deklaruar e tij është rreth 3.4 milionë lekë. Gjithashtu, llogaria bankare e kryeministrit është shtuar me rreth 349 mijë lekë gjatë vitit.

- Publicitet -

Bashkëshortja e tij, Linda Rama, ka deklaruar rreth 6.7 milionë lekë të ardhura nga punësimi, ekspertiza dhe qiradhënia. Ajo ka vijuar shlyerjen e dy kredive bankare, ku pagesat gjatë vitit kapin rreth 338 mijë lekë dhe mbi 23 mijë euro, ndërsa detyrimet e mbetura mbeten në nivele të konsiderueshme në lekë dhe euro. Po ashtu, pas rivlerësimit, një apartament 118 metra katrorë figuron me vlerë rreth 19.2 milionë lekë.

Në deklarim përfshihet edhe djali i kryeministrit, Gregor Rama, i cili raporton ndryshime në kursimet dhe investimet e tij. Llogaritë bankare i janë shtuar me rreth 8 mijë e 200 euro dhe mbi 108 mijë lekë, ndërsa fondet e investimit janë pakësuar me rreth 16.4 mijë euro. Ai deklaron gjithashtu mbi 1 milion lekë të ardhura të tjera dhe një ulje të gjendjes cash.

Të dhënat e publikuara pasqyrojnë pasurinë dhe lëvizjet financiare të familjes Rama gjatë vitit 2025, sipas deklarimeve zyrtare.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • abdiaga says:
    June 25, 2026 at 10:12 pm

    Edhe kafet e Nexhmijes benin me shume.Sipas raporteve te perditshme te Robert Papes depozitimet e ciftit Rama ne Zvicer,ishujt parajsa fiskaLManhatan,eshte 5 miljard dollare.Pa llogaritur depozitat ne Dubai,Katar,Arabi Saudite,qe shkojne tek 4 miljard dollare.Nuk i tregon gjarperi kembet e veta.

    Reply
    • Vrojtuesi says:
      June 27, 2026 at 8:31 am

      Abdiaga, ti dhe ai Robert Papa, (gazekar në SHBA) jini që të dy rrota kari që nuk kini shok . Robert Papa e ka arrestuar Ramën nja 5 herë deri tani , herën e parë , sapo zbriti nga avioni në Amerikë , pastaj e rrëmbyen si Maduron e Venezuelës dhe brenda muajit mars ( gjithmonë sipas Papës) Rama duhet të ishte dënuar me burgim të përjetshëm . Ju këshilloj të merrni nga një brisk që të dy , ti dhe Papa dhe t’ja ruani Ramës lart e poshtë e poshtë e lart .

      Reply
  • ¿? says:
    June 25, 2026 at 10:33 pm

    Q& temen nuk edija se qenkam më i pasur se karministri Rama me gjithe te shoqen bashke. Kot I quajne hajdute keta te gjoret

    Reply
  • Tutu says:
    June 26, 2026 at 1:44 am

    Kaq i varfer ..?!!… dhe prape do te rrije ne krye te qeverise ..? Edi Rama eshte me tere mend nje patriot i madh ..!

    Reply
  • Five company says:
    June 26, 2026 at 3:36 am

    Pasuria e Edit nuk ndryshon shume nga balanca ime e pasurise. Eshte vetem 21% me i pasur.
    Edi eshte shume i pasur si blogger. Komentet e tij kane nje shtrirje mentaliteti qe nga niveli i komunitetit Rom deri ne nivelin presidencial amerikan. Po keshtu mund te shprehemi edhe ” pasurine aktive” te Lindes dhe Gregut. Jane pasuri aktive qe vlejne.
    Dhe pasuri pasive qe nuk ja vlen ti komentosh, dmth. ” NONE OF MY BUSSINESS” , derisa Edi dhe familja e tij nuk vjedhin buken e familjes time, te pakten per Edin te lexosh 12 muajt e vitit ” IDIOTIN” e Dostojevskit eshte nje trajte e pasurise intelektuale ku ajo aktive me ate pasive trajtohen ne menyre shume te holle.

    Reply
  • demo says:
    June 26, 2026 at 5:22 am

    Pasuria Edi Rames eshte rroga mujore dhe cfare nxjerr nga shitja vizatimeve.4 miljarde dollare te Zvernecit jane te Sirianeve,ruseve,bullgareve.2 miljarde dollare te Sazanit jane te Kushnerit dhe Prika e vajzes se Trumpit.3Miljarde Euro te Rrjollit jane te Bashkim Ulajt.Suvaja presidences po ndrrohet me shpenzimet e Erdoganit. Jane per te qare hallin.
    Edi Rames kush do ti dergoje nje kavanoz ne psiqiatri kur te lere detyren?

    Reply
  • Vilajet Qyrku says:
    June 26, 2026 at 5:26 am

    Per kete vit nuk e di, por di pasurine qe ka bere kur ishte Kryebashkiak i Tiranes dhe ne Opozite. Burimi i informacionit eshte i pakontestueshem. Eshte OSBE-ja. Ne raportin e saj konfidencial ne vitin 2014, shkruhet e zeze mbi te bardhe qe Edi Rama gjate kohes qe ka qene Kryebashkiak i Tiranes ka bere nje pasuri mbi 200 milione dollare, qe i ka depozituar ne Offshore. 200 milione ne valute kur ishte ne Opozite, po tani qe eshte ne pushtet prej 13 vitesh? Pyetja s’ka nevoje as per pergjigje as per koment.

    Reply
  • Bruno says:
    June 26, 2026 at 5:46 am

    Kjo eshte pasuria,e deklaruar e ciftit mafioz,kto jane pa ofshoret,e shumta qe ata kane,ne vende te ndryshme,te botes.

    Reply
  • Parku Rinia says:
    June 26, 2026 at 7:04 am

    te jete vertete kaq modeste familja e kryeministrit … ?!

    duket si nje familje mesatare, qe nuk e njeh lluksin,

    dhe

    numeron me kujdes cdo muaj te ardhurat, shpenzimet e kursimet ?! …..

    Reply
  • Anonymous says:
    June 26, 2026 at 1:01 pm

    Se beson kush

    Reply
  • Aka rendesi emri popull says:
    June 27, 2026 at 6:13 am

    More ktij do prer koka ,ke genjen ky kalamajt e lagjes? Far e keqe do zhdukur ,ky eshte si myku i thojve qe kur te ngjitet me zor te hiqet ,shushunje qe po pi gjakun e popullit……………

    Reply
  • Bora says:
    June 27, 2026 at 7:47 pm

    Kujdes se n’a mbushët mendjen neve popullit “budalla” me këto shifra qesharake të publikuara për naltmadhëninë e tij 💰💸

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Euro do të ndryshojë dizajn, Banka Qendrore Evropiane publikon modelet e reja të kartëmonedhave
  • Zbulohet një zgavër 70 metra e thellë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, gjenden eshtra kafshësh të egra
  • Mediat amerikane: Trump urdhëron ushtrinë amerikane të pezullojë sulmet ndaj Iranit
  • Në dashuri nuk do të mungojnë emocionet, ja parashikimi i horoskopit për sot
  • Kthjellime dhe mot i qëndrueshëm, ja parashikimi i motit për sot

Komentet e Fundit

  1. K R on Aritmetika e fshehur pas fjalëve
  2. K R on Aritmetika e fshehur pas fjalëve
  3. agron saliu on 120 milionerë britanikë, letër kryeministrit që të taksohen më shumë
  4. pirro on Aritmetika e fshehur pas fjalëve
  5. Pensionisti GJK on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?