Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sa i rrezikshëm është ‘smombie’, zakoni i të ndenjurit në telefon ndërsa ecën?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lifestyle > Sa i rrezikshëm është ‘smombie’, zakoni i të ndenjurit në telefon ndërsa ecën?
Lifestyle

Sa i rrezikshëm është ‘smombie’, zakoni i të ndenjurit në telefon ndërsa ecën?

Published: December 5, 2022
Shpërndaje

Zombie në rrugë dhe jo vetëm gjatë Halloween. Për të treguar njerëzit (e shumtë) që ecin në rrugë me sytë e ngulitur te celulari, është krijuar termi “Smombie”.

Neologjizmi bashkon fjalët smartphone dhe zombie dhe madje ka hyrë edhe në Fjalorin Treccani. Kuptimi i fjalës është: “Të ecësh në rrugë, duke mos ngritur sytë nga smartphone, duke rrezikuar të pengohesh, të përplasesh me njerëz të tjerë, të kalosh rrugën në mënyrë të rrezikshme”.

Rreziqet, në fakt, nuk janë të pakta për Smombie. Mes 11% dhe 45% e viktimave të aksidenteve në rrugë te këmbësorët vjen për shkak të shpërqendrimit. Për këtë arsye, vende në botë po vendosin sinjalistikë dhe semaforë të veçantë, në përpjekje për të zgjuar ata që po sillen si smombie, duke rrezikuar veten dhe kalimtarët.

- Publicitet -

Amsterdam kundër Smombie

Në qytetin holandez janë vendosur semaforë të posaçëm në nivelin e syve, për të tërhequr vëmendjen e kalimtarëve. Dritat e reja u vendosën në shtylla ekzistuese ose të krijuara posaçërisht në trotuar. Ato janë vendosur pranë kryqëzimeve, në mënyrë që, edhe nëse nuk shikoni drejt përpara, do të shihni gjithsesi një dritë të kuqe të ndezur para.

Pajisja është projektuar për Smombie-t e kryeqytetit holandez, që t’i paralajmërojë kur të jenë duke kaluar në një zonë të ngarkuar. Faqja e Forumit Ekonomik Botëror raporton se semaforë të ngjashëm janë instaluar edhe në Sidnej, Singapor, Habsburg dhe Tel Aviv. Në disa zona të Seulit në Korenë e Jugut, janë vendosur si alternativë drita LED të kuqe që ndriçojnë trotuarin, në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e atyre që shohin poshtë, d.m.th. smartphone në dorë.

Kur dritat u vendosën në Australi, Bernard Carlon, drejtori i Center for Road Safety, deklaroi: “Studimet tregojnë se njerëzit që përdorin telefonat celularë, së bashku me kufjet duke dëgjuar muzikë, kanë katër herë më shumë gjasa të bëjnë një veprim të rrezikshëm kur kalojnë rrugën”. Skocia ka krijuar tabela rrugore për të paralajmëruar njerëzit e fiksuar pas smartphone-ve mbi rreziqet që u kanosen kur mbajnë sytë të ngulitur te telefonat.

Origjina e neologjizmit

Shqetësimi për ata që ecin me sytë të ngulur te telefoni nuk është i ri. Termi Smombie u votua si “Fjala e vitit” për të rinjtë në Gjermani, në vitin 2015. Edhe pse kjo fjalë zhargon nuk është përhapur edhe aq shumë sa fjalët e tjera në epokën e internetit, pasojat fatale të kësaj sjellje rriten vazhdimisht. Rreth 270 mijë kalimtarë vdesin çdo vit në rrugët e botës.

Ekspertët thonë se “shpërqendrimi” është shkak për 12 – 45% të vdekjeve. Sipas një studimi kanadez, lëndimet e shkaktuara nga përplasja me shtyllat e llambave, për shkak të pengimeve dhe rrëzimeve, u rritën më shumë se nëntëfish në periudhën 2004 – 2010.

Vënia e sinjaleve dhe semaforëve të veçantë anti-Smombie duket se funksionon. Numri i kalimtarëve që kanë humbur jetën në rrugët e Hong-Kongut është zvogëluar në tre vitet e fundit. Ndërkohë në Korenë e Jugut, një studim shkencor i ka cilësuar këto masa si një hap i parë drejt mënyrave më të mira për të tërhequr vëmendjen e kalimtarëve.

Një aplikacion i lidhur me fotokamerën, që falë Inteligjencës Artificiale njeh vizat e bardha, mund të instalohet në smartphone.

Përveç këshillimit të këmbësorëve që të mos shpërqendrohen shumë, shoqatat e sigurisë rrugore shtojnë se është po aq e rëndësishme që t’i nxisin drejtuesit e makinave të ulin shpejtësinë, veçanërisht rreth kryqëzimeve.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?
  • Biznesmeni dhe politikani serb i Kosovës, Milan Radoiçiq, akuzohet për krime lufte
  • “Prindërit na mbajtën në krahë për të na shpëtuar…”

Komentet e Fundit

  1. Patriot on Akuzohet se ka fshehur origjinën e Covid, Senati shpall Faucin fajtor për shpërfillje të Kongresit
  2. !!? on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen
  3. ¿? on Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare arrestohet në Francë për shpërndarje kokaine
  4. Emonomisti on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  5. Dashi on Boshllëku i Lirisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?