Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sa ishte numri i shqiptarëve që bashkëpunuan me Sigurimin? Raportimi francez: U zhdukën dosje në ’91-’92 dhe ’97
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Sa ishte numri i shqiptarëve që bashkëpunuan me Sigurimin? Raportimi francez: U zhdukën dosje në ’91-’92 dhe ’97
HistoriKryesore

Sa ishte numri i shqiptarëve që bashkëpunuan me Sigurimin? Raportimi francez: U zhdukën dosje në ’91-’92 dhe ’97

Published: 11 Gusht, 2022
Shpërndaje
Shpërndaje

 

Në 2015, një inisiativë e Parlamentit Shqiptar për hapjen e dosjeve u raportua nga disa media perëndimore. Më poshtë një raport i agjencisë franceze, AFP, risjellë sot nga DITA:

Parlamenti shqiptar miratoi të enjten një ligj për të hapur dosjet sekrete të policisë për civilët, të cilat kanë qenë të mbyllura që prej rënies së regjimit komunist.

- Publicitet -

Burime jozyrtare përllogarisin se rreth 20 përqind e shqiptarëve kanë bashkëpunuar me Sigurimin, duke informuar për aktivitete të dyshimta të miqve, fqinjëve, kolegëve, madje edhe anëtarëve të familjes.

Burime të inteligjencës perëndimore besojnë se mbi 10 mijë njerëz kanë punuar për organizatën sekrete gjatë periudhës komuniste. Sigurimi, një mjet i fuqishëm në duart e Enver Hoxhës, u krijua sapo ai erdhi në pushtet pas Luftës së Dytë Botërore. Pas 1991, gjashtë vjet pas vdekjes së Hoxhës, Sigurimi u shpërbë dhe u zëvendësua nga Shërbimi Informativ Kombëtar.

Ligji lejon aksesin në dosje të atyre njerëzve që janë monitoruar nga regjimi, që kanë bashkëpunuar me regjimin dhe për të gjitha institucionet e interesuara. Dosjet do ekzaminohen nga një komision prej pesë anëtarësh, që do i bëjë të mundur për ata që interesohen.

Komisioni do të ofrojë edhe certifikata të mos-bashkëpunimit për të gjithë ata që kërkojnë një post në administratën shtetërore ose që garojnë për një post.

Ligji i ndalon ish- sigurimsat që të marrin një post publik, por kjo nuk përfshin personat që bashkëpunuan me policinë sekrete prej viteve 1944 deri në vitin 1990. Legjislacioni që parandalonte këtë gjë u miratua në vitin 2008, por u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese dhe u kundërshtua nga Bashkimi Europian.

Sipas ekspertëve, një pjesë e madhe e dosjeve të policisë sekrete janë shkatërruar në vitin 1991 dhe 1992, dhe gjatë vitit 1997, kur ndodhi rebelimi i armatosur kundër Berishës.

Zhvillimi i prillit 2015

Në muajin prill të vitit 2015 në Kuvendin e Shqipërisë u miratua ligji “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të RPSSH”, lidhur me mbledhjen, administrimin, përpunimin, përdorimin dhe informimin mbi dokumentet të ish-Sigurimit të Shtetit në periudhën 1944-1991.

Ndërsa në nëntor të 2016-ës, Kuvendi i Shqipërisë votoi edhe pesë anëtarët e Autoritetit për Informimin mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit si edhe kryetaren e këtij Autoriteti, duke i hapur kështu udhën fillimit të punës për ngritjen dhe funksionimin e këtij institucioni. Por si funksionon Autoriteti i Dosjeve, si janë seleksionuar këto dosje dhe çfarë gjendet në brendësi të tyre?

Në këto ambiente ruhen të gjithë dokumentet e krijuar gjatë periudhës së ish Sigurimit të Shtetit nga viti 1944-1991. Këto dokumente kanë të bëjnë së shumti me dokumente administrative, dokumente të proceseve hetimore-gjyqësore, dokumente të rrjetit agjenturor dhe dokumente të tjerë të përdorur nga ish strukturat e Sigurimit të Shtetit. Aty ka dokumente të larmishëm, duke filluar nga personat që viheshin në survejim, dosjet e përpunimit paraprak, dosjet e përpunimit 2B apo 2A, dosje të hetimit dhe gjykimit etj.

Strukturat e ish Sigurimit mbështeteteshin më së shumti në tre drejtori kryesore të ish sigurimit dhe drejtoria e dytë ishte ajo e ish zbulimit politik.

Çfarë përmban një dosje

Dokumentet në Arkivin e Autoritetit janë të klasifikuar në fonde arkivore. Fondet kryesore janë fondet e tre drejtorive të ish sigurimit të shtetit, fondi hetimor gjyqësor, fondi arkivor i degëve të punëve të brendshme të strukturave të ish sigurimit të shtetit, fondet arkivore që kanë të bëjnë me të huajt, por edhe fondet që kanë të bëjnë me të arratisurit nga territori i Republikës së Shqipërisë, rrjeti agjenturor i ndërtuar në atë kohë dhe gjithë veprimtaria e tyre është e dokumentuar.

Përveç dokumenteve të shkruar, pjesë e këtij arkivi janë edhe disa materiale audiovizuale.

Jo pak herë, siç konfirmojnë edhe punonjës të Autoritetit është vërejtur se këto dosje kanë kaluar në procese koleksionimi dhe ndërhyrjesh, çfarë për dikë mund të verë në pikëpyetje informacionin që ato mbartin. Megjithatë, ato janë çelësi më i sigurt për të shkuar te e shkuara komuniste, për të studiuar dhe për të kuptuar më mirë atë çfarë ndodhi në Shqipëri përgjatë gjysmëshekulli.

TË DHËNA- TABELË

Dosjet e ish Sigurimit të Shtetit janë krijuar në periudhën 29 nëntor 1944 deri më 2 korrik 1991.

Autoriteti ka funksionin e administrimit të 212.000 dosjeve të ndryshme të ish-Sigurimit, 250.000 kartelave individuale, rreth 15.000 dosje hetimore gjyqësore, 21.000 dosje të personave të përndjekur  politikë, disa mijëra regjistrave, procesverbalesh e aktesh normative.

Kjo masë përbën në total rreth 32 milionë faqe dokumente te hartuara nga ish–Sigurimi i Shtetit në Shqipëri.

Dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Komente
  • cuf dabjoni thotë:
    11 Gusht, 2022 te 8:56 pm

    Ore po si nuk keni turp qe na tregoni cfare genjeshtrash i kane thene sigurimsat ende ne pune te huajve. Ruhet e eshte botuar i olote dokumentacioni per urdherat e dhena qe nga Simon Stefani e deri te irakli Koçallari per asgjesimin e dosjeve perfshire dhe at qe sipas Rregullores te bSigurimit ishin ne ruajtje te perhereshme… dhe per kete u arestuan dhe u denuan.
    Mjafte me probleme te rrugeve per te terhequr njerezit nga korrupsioni endemik… dhe korrupsion quhet ajo qe bejne shtetaret…. qytetaret vjedhin. Doni ta informoni Publikun kerkojani Autoritetit Cfare ruhet e jo francezeve.

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    11 Gusht, 2022 te 10:19 pm

    Cfare kerkon te arrije edvin rama me Mrekulline e fundit te dosjeve te sigurimit.
    Sajoi Mrekulline e Fasadave te ministrive,Pasandaj i dha nje boje gjithe pall;ateve te socializmit,Pasandaj sajoi Mrekulline e kinemave Millenium 3D,,qe i rrafshoi te tera kinemate dhe ne truall te tyre ndertoi shumekateshe gjer ne re. Agjenti me i ri i sigurimit ne 90,sot eshte 70 vjec.Kur kerkonim be hapjen e dosjeve Sali Berisha bente si ay portjeri qe vomom lojen.Njehere e ve topin ne nje cep te portes,pastaj e ve tek cepi tjeter.Pastaj kur behet gati te gjuaje topin,,i thote arbitrit qe topi eshte i cfryre dhe duhet ndrruar.Keta qelbesira keshtu kane luahtur me dosjet e sigurimit.
    Nuk na duhen me dosjet tuaja.
    SPAK te hetoje dosjet e vjedhjeve te edvin rames.
    Qe nga Chek-upi deri tek Inceneratoret.
    Na duhen hajdutet e popullit ne burg.
    Boll me mosndeshkimet e krimeve shtetrore

    Përgjigjiuni
  • LEON thotë:
    11 Gusht, 2022 te 10:47 pm

    Asgje nuk e shmang dot vemendjen nga aferat korruptive te edi rames.
    Edi Rama ,perpara Shqiperise dhe shqiptareve koka jote vlen sa nje koke qeni.
    Ne vend qe te zbrazim Shqiperine,,ne vend qe te falim detin e Shqiptareve,,ne vend qe te japim Durresin per degjeneratat e Harabise,le ti veme carkun ne fyt qenit te terbuar qe po kafshon Atdheun.

    Përgjigjiuni
  • Igor thotë:
    12 Gusht, 2022 te 5:34 am

    Ma se pari filloni tek Sali Berisha shpiuni i dyfishte i popullit qe shkateroj ushtrine e popullit ,se bashku me Gazideden vrane njerez te pafajshem,zhduken dokumentat,pasuruan me villa familjaret e veta ,organizoj vellavrasje veriun kunder jugut dhe ju Idiotet e botes e mbeshtesni akoma kur ki njeri meriton litarin dhe jo nji post te larte ne shtet.

    Përgjigjiuni
  • intelektuali thotë:
    12 Gusht, 2022 te 5:41 am

    Ja sa ishin spiunet ju a tregon fare thjeshte intelektuali:

    Ne tre shqyptare nje ishte 100 leksh spiun zyrtar i Sigurimit qe kallezonte papushim Armikun e Kllases, dy te tjeret ishin spiune vullnetare pa leka qe spiunonin cdo gje qe u dilte perpara, vellai spiunonte motren dhe prinderit, prinderit spiunonin kusherinjte e aferm dhe te larget, madje edhe femijet ne barkun e nenes futeshin si spiune ne dosjet e Sigurimit para lindjes se tyre,

    C’KA PER T’U CUDITUR DHE ZORITUR KETU?

    Përgjigjiuni
  • astrit thotë:
    12 Gusht, 2022 te 6:16 am

    Me urdher te Gramoz Ruçit u asgjesuan te gjitha dosjet e sigurimit te shtetit qe ligji i kohes lejonte asgjesimin e tyre. Dosjen me ruajtje te perhershme historike nuk u demtuan. Rregjistrat e bashkepuntoreve dhe te puntoreve operativ u ruajten. Sot mbas kaq kohesh te perdoresh dosjet per qellime politke nuk ka kuptim, sepse vitet kane bere te vetat. Dosjet kane vlere vetem per studime historike.

    Përgjigjiuni
  • spata thotë:
    12 Gusht, 2022 te 9:47 am

    Gabohesh z.astrit .Qe kemi vuajtur dhe vuajme te jemi si gjithe bota e qyteteruarlidhet pikerishte se shqiptaret historikishte jene drejtuar dhe nenshtruar nga spiunet tradjetaret dhe njerzot pa vlera kombetrae. Thua skane rendesi dosjet e njerzve qe kane kryer krime e bashkpunimme armiqte e popullit .kjo nukme duket normale per nje kombe .
    Qe te mos e zgjas shume, se ka si shume sot shurdha e qorra, ne Shqiperi nje shtet serjos ngrihet nga populli dhe njerez me vlera. Keto si kemi mesuar sot qe u hapem e jemi Aleate me boten perendimore . Keto kane qene dhe jane ne themel te Kushtetutave te shteteve qe sot ne kerkojme ti imitojme . Ne kurr skemi patur nje Kushtetute sipas festes shqiptare . Ato kane qene e jane kopje e shteteve dashamirse me ne ,por qe nuk funksjonojne 100% per mendjen e shqiptarit .Eshte difekte i Kushtetutes prezenca e kesaj klase vrastare e politkes shqiptare .Ku derri ,dosa ,i lari e i pa lari ,i mencuri dhe idjoti konsiderohen te barabarte per tu zgjedhur ne struktura e postet me te larta.
    Vetem ligji baze i Kushtetueses duhej ti perjashtonte te gjithe keta spiun qe sot jane te majmur e te pa ndeshkueshem. Nuk pritet dhe ska per te ndryshuar Shqiperija nese nuk klojne ne filter ,sipas ligjit Kushtetues ,kushdo qe propozohet te jete ne sferat me te larta te shtetit te demokracise. Vetem shtetet autoritare e diktatorjale bejne Kushtetuta sipas interesit te individve qe ozurpojne karriket per interesa personale e te grupeve qe e mbestesin .Kjo metode shtetformimi ka dhe pasojat ne dem te popullit e ne sherbim te klases sunduese .Drejtesija ka vloera zero si dhe shume organe e struktura te sigurise kombetare .
    Pyetja shtrohet .Kush qeverise sot dhe ne duarte e kujte eshte politika .Behuani analizen dhe do ti nxirrni te gjithe te pa deshirueshem.Ja kaq thjeshte behet pastrimi i plehrave qe sot lulezojne kudo ne Shqiperi .

    Përgjigjiuni
  • Zina sallaksja qyranjosja thotë:
    12 Gusht, 2022 te 10:06 am

    O Astrit o koqe! Gramoz Ruçi ndenji minister dy muaj kur Shqiperia ishte ne flake dhe ai nuk kish kohe dhe interes ti zhdukte dosjet e sigurimit pasi ai diheh qe ishte komunist dhe sek i partise. Saliu ndenji 13 vjet ne pushtet dhe dosjet i perdori per shantazh. Kerko dhe ti per dosjen tende?

    Përgjigjiuni
  • Te tille jini , sa here qe hapni gojen thotë:
    17 Gusht, 2022 te 8:56 pm

    Francezet do bejne mire te na thone se sa shqiptare kane vene ne sherbim te tyre , te tjerat i dime vete ne , me mire se ata !

    Përgjigjiuni
  • PARTIA thotë:
    18 Gusht, 2022 te 12:58 pm

    Spiuni i francezeve etj sot eshte Ambasador i Shqiperise ne OKB

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Papa i ri vazhdon traditën e vjetër: Nuk e njohim Kosovën
  • Mesazhi i Ramës kandidatëve socialistë pas numërimit të votave të diasporës: Nuk ka humbës, por vetëm fitues
  • Fitoi mandatin në listë të hapur, reagon Fatmir Xhafaj: Ishte garë e vështirë dhe konkurruese
  • Pse Enveri thoshte: “Patatja është edhe bukë edhe gjellë”
  • BE zbulon datën, ja kur do të mbahet konferenca e 5-të e anëtarësimit me Shqipërinë

Komentet e Fundit

  1. TRENI në Projeksionet në çdo qark: Kolapsi total i Berishës, ‘Rama i Katërt’ shkon drejt Parlamentit me mbi 80 mandate
  2. TRENI në Maji i Antifashizmit dhe kontributi shqiptar në L2B
  3. TRENI në Një telefonatë nga Tirana fut në “sherr” Melonin me Macronin
  4. TRENI në Ambasadori i BE në Shqipëri: Jam martuar me një burrë, mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju
  5. ¿? në Një telefonatë nga Tirana fut në “sherr” Melonin me Macronin
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?