Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sa zgjat një gjyq në Shqipëri? Nga 6 deri në 13 vjet (krahasimi me Europën)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Sa zgjat një gjyq në Shqipëri? Nga 6 deri në 13 vjet (krahasimi me Europën)
KronikeKryesore

Sa zgjat një gjyq në Shqipëri? Nga 6 deri në 13 vjet (krahasimi me Europën)

Published: April 1, 2023
Shpërndaje

Sipas raportit të vlerësimit të hartuar nga “Komisioni i Europës” mbi sistemet gjyqësore europiane, për vitin 2020, në Shqipëri duhen mesatarisht 366 ditë për të përfunduar shkallën e parë të një gjykimi civil dhe 1,742 ditë për shkallën e dytë.

Pra e thënë ndryshe për shkallën e parë të një gjykimi civil duhet një vit, ndërkohë për shkallën e dytë duhet rreth 4.7 vite. Sipas këtyre shifrave, në total duhen afërsisht 6 vite për t’u dhënë një dënim përfundimtar për çështjet civile ose tregtare.

Le të shohim se sa është kohëzgjatja e një gjykimi penal në vendin tonë. Sipas të dhënave të raportit të “Komisionit Europian” në Shqipëri duhen 294 ditë që të përfundojë gjykimi i një vepre penale në shkallën e parë dhe duhen 998 ditë për shkallën e dytë, ose rreth 3 vite e gjysmë në total.

- Publicitet -

Nga ana tjetër, po të analizojmë sa zgjasin çështjet në gjykatën administrative përballemi me një kohë më të gjatë pritjeje. Për çështjet administrative kohëzgjatja e gjykimit në shkallën e parë është 199 ditë, ndërsa në shkallën e dytë edhe 4,485 ditë ose 12.2 vite.

Pra, nisur nga këto shifra nuk mund të themi se aksesi në drejtësi nga qytetarët shqiptarë është përmbushur plotësisht pasi duhet rreth 13 vite për të marrë një dënim përfundimtar të paktën për çështjet administrative.

“Scan Intel” ka analizuar të dhënat e “Komisionit Europian” mbi kohëzgjatjen për një çështje civile në gjykatën e shkallës së parë sipas vendeve të Europës. Nga të dhënat shihet se Shqipëria renditet mes vendeve të para në Europë me më shumë ditë gjykimi për një çështje civile.

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet pas Bosnje Hercegovinës dhe Serbisë me 639 ditë dhe 472 ditë respektivisht. Ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut kohëzgjatja e një gjykimi civil në shkallën e parë arrin mesatarisht deri në 294 ditë, ndërsa në Malin e Zi zgjat 280 ditë.

Italia regjistron kohëzgjatjen më të lartë të gjykimit civil në shkallën e parë me 674 ditë dhe pasohet nga Kroacia me 655 ditë. Në vend të fundit me më pak ditë renditen Islanda dhe Lituania me 63 ditë dhe 117 ditë.

Pavarësisht kësaj, nisur nga koha e gjykimit, dukshëm mund të kuptojmë se gjykatat e shkallës së parë në Shqipëri janë më efikase se ato të shkallës së dytë. Në raport mes rreshtash thuhet se në Shqipëri, procedura e vettingut preku numrin e profesionistëve të sistemit të drejtësisë, sidomos në shkallën e dytë dhe të tretë ku shumë gjyqtarë u shkarkuan ose u tërhoqën vullnetarisht.

Kështu, gjyqtarët nuk kanë mundur të përballojnë fluksin e rasteve që janë paraqitur pranë gjykatave. Gjithashtu vlen të marrim parasysh edhe vitin të cilit i referohen shifrat. Sigurisht të dhënat janë të prekura edhe nga efektet e pandemisë, e cila ka detyruar shumë gjykata të shtyjnë procedurat.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Reagimi i Policisë së Shtetit për arrestimin e Ergys Agasit
  • DETAJET: Si ra në pranga Ergys Agasi bashkë me krahun e djathtë të Prodës, sekuestrohen disa çanta
  • Arrestimi i Ergys Agasit, në makinë edhe krahu i djathtë i ish-kreut të Policisë së Shtetit
  • E FUNDIT: Arrestohet Ergys Agasi
  • Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur hungarez Péter Nádas

Komentet e Fundit

  1. Pordha e Shurrelit on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  2. ana on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  3. Besniku on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  4. Gani USA on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  5. Kokpalari 21 janarit on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?