Shumë shpejt, duket se do të kemi arrestime të tjera në lidhje me vrasjen e Pëllumb Metës.
Policia e Durrësit po vijon me intesitet hetimet në lidhje me zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 10 shkurt.
Burime nga grupi hetimor pohojnë se ka dyshime të forta që bashkëshortja e Pëllumb Metës dhe njëkohësisht nëna e tre fëmijëve të arrestuar të jetë iniciatorja kryesore në vrasjen e 50 vjeçarit dhe asgjësimin e kufomës.
Blerina Meta është lënë qëllimisht e lirë nga Policia për të zbuluar detaje të tjera që grupit të hetimit i nevojiten për të zbuluar të vërtetën.
Hetuesit po mbajnë në survejim me metoda speciale Blerina Metën.
“Nuk e besojmë që shkak për vrasjen të ketë qenë historia e fejesës.
Ne mendojmë se diçka tjetër fshihet. Ata sakrifikuan kryefamiljarin që mos të dilte ai sekret nga gjiri i familjes.
Po punojmë me intesitet, me metoda aktive dhe proaktive.
Kemi dyshime të forta se iniciatorja kryesore e kësaj ngjarjeje të jetë Blerina Meta”, thanë burime nga grupi i hetimit.
j.l./ dita

Po mire mo gazeta dhe nga kush i merrni informacionet, e kuptoni qe ju po dekonspironi strategjine dhe punen e hetimeve dhe policise duke i bere te ditur keshtu direkt dhe indirekt asaj gruas te dyshur qe te kete kujdes te mos flase e te ruhet se me cilin do takohet e bisedoje..????
Pra ju po shpalosni strategjine tuaj me media qe keni lene ne liri kastile blerinen qe ajo te gaboi apo te zbuloi persona te tjere???
Po mir kjo blerina nuk lexon apo eshte lope qe di vetem te haj?
Nuk di kush eshte me hajvan media apo policia
Turp per kete gazete dhe per median tone ne pergjithesi qe i sherben dite dhe nate krimit dhe aspak shqiptareve dhe shtetit! TURP
Kjo e ema e ketyre te treve paska vrare vjerren kur jetonin ne martanesh dhe ka bere 6 vjet burg.
Ky I TMERRSHMI BABA,SI PASKA PRANUAR TE JETOJE ME VRASESEN E NENES SE TIJ?
Dicka me e komplikuar fshihet pas vrasjes.
O demo,,,edhe i vellai i te ndjerit ka vrar te birin,,,,maloqeri,ceceni,,
Gjyna te thuash se kete besh me vdekje, por keta gazetaret na e bene si skenaret e Hitchcock. Lerini te mbarojne hetimet dhe shkoni merrni interviste zedhendesin per shtyp ne ministri ose te organit hetimor. Mbetet duke spekulluar apo skeni si mbushni gazetat.
Gazetaret informojne perditerisht
Po u lodhe mos lexo
Plotesisht dakort Z. Edi. Detyra e gazetarit te eshte informoje, por informacioni duhet te jete i besueshem dhe te kete mundesi te verifikohet ne nje rruge te dyte, mundesish zyrtare.
Cfare shikoj nuk me duket profesionale nga ana e hetuesve te japin detaje te tilla ne kete faze hetimi. Qe me bene te dyshoj se ky informacion ka ardhur vertet nga hetuesit opo eshte nje spekullim i gazetareve, me fjale te tjera muhabet kafenesh te thena ne kofidence nga hetuesit ose polic.
Nuk e ke kuptuar…gjyshja e fëmijëve ,nga nëna ka vrarë vjerrën dhe jo nëna e tyre…
jo e ema o zotni…por gjyshja
o demo
Te dyja palet
Në eu nuk guxon gazeta të shkruaj pa leje për një lajm në hetim, sepse rrezikon gjobë të majme edhe burgun, gazetare pa shkolle.