Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Samiti BE-Ballkani Perëndimor sërish pa Serbinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Samiti BE-Ballkani Perëndimor sërish pa Serbinë
AktualitetBote

Samiti BE-Ballkani Perëndimor sërish pa Serbinë

Published: November 25, 2026
Shpërndaje

Serbia me shumë gjasa nuk do të harmonizohet me deklaratën përfundimtare të samitit të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, pasi ushtruesi i detyrës së presidentit të Serbisë dhe kryetari i Kuvendit, Aleksandar Çupiç, nuk do të marrë pjesë në këtë takim.

Kështu bënë të ditur zyrtarë të lartë të BE-së, të përfshirë në përgatitjet për samitin që do të mbahet këtë të mërkurë në Bruksel.

Në deklaratë, ndër të tjera, thuhet se madhërimi i kriminelëve të luftës, mohimi i gjenocidit dhe revizionizmi historik nuk janë në pajtim me vlerat themelore të BE-së.

- Publicitet -

Nga vendet e rajonit kërkohet të kultivojnë respektin dhe solidaritetin ndaj të gjitha viktimave, si dhe të respektojnë vendimet e gjykatave ndërkombëtare dhe vendore për krime lufte.

Çupiq mori detyrën javën e kaluar, pasi u zgjodh kryetar i Kuvendit të Serbisë, më 19 nëntor.

Ai njëkohësisht ushtron edhe detyrën e presidentit të këtij vendi, pasi Aleksandar Vuçiç dha dorëheqje në shtator, kur vendosi të kandidonte për kryeministër.

Diplomatët në Bruksel shprehën mirëkuptim për vendimin e Çupiçit për të mos marrë pjesë në samit.

Ky samit ishte mundësia e parë që fituesit e zgjedhjeve të tetorit në Serbi të merrnin pjesë në një takim evropian të nivelit më të lartë politik.

Zyrtarët e përfshirë në përgatitjet e samitit vlerësuan se mungesa e Çupiçit është e kuptueshme, duke pasur parasysh tranzicionin politik në Beograd.

Ata shtuan se i shohin me optimizëm marrëdhëniet me autoritetet e ardhshme serbe.

Zyrtarët e BE-së konfirmuan se presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, kishte zhvilluar një “bisedë shumë të mirë” me Çupiçin.

Ky i fundit e kishte njoftuar Costën se vendimi për të mos marrë pjesë në samit lidhej me “zhvillimet urgjente” në Kuvendin e Serbisë.

Sipas këtyre burimeve, gjatë bisedës telefonike, të dy u pajtuan që të takohen në “mundësinë e parë të radhës”.

Në atë takim pritet të diskutohet për afrimin e Serbisë me Bashkimin Evropian, por edhe për prioritetet e përcaktuara nga Lista Studentore, para së gjithash për luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit.

“Në përgjithësi, marrëdhëniet me Qeverinë dhe autoritetet e ardhshme serbe i shohim me shumë optimizëm”, tha një zyrtar i BE-së.

Lista Studentore shënoi fitore bindëse ndaj Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi dhe, me 140 deputetë, siguroi shumicën absolute në Kuvend.

Çfarë pret BE-ja nga udhëheqja e re e Serbisë?

Sipas zyrtarëve evropianë, shtetet anëtare të BE-së do të presin nga autoritetet e ardhshme në Beograd të njëjtën gjë që kanë kërkuar edhe nga pushteti i mëparshëm: sundimin e ligjit, një orientim të qartë strategjik dhe përparim në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Harmonizimi me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, përfshirë sanksionet, mbetet kërkesë e vazhdueshme e Brukselit ndaj Beogradit.

Sipas të dhënave të BE-së, Serbia vazhdon ta ketë shkallën më të ulët të harmonizimit në rajon, prej rreth 59 për qind.

Megjithatë, zyrtarët evropianë shprehin mirëkuptim për faktin se autoriteteve të reja u duhet kohë për t’u konsoliduar dhe se ato janë të përqendruara në çështjet e brendshme dhe në sundimin e ligjit.

Komisioni Evropian vlerëson, prej kohësh, se grupkapitulli i tretë në negociatat e anëtarësimit me Serbinë është teknikisht i gatshëm për t’u hapur, por se shtetet anëtare ende nuk kanë arritur pajtim për këtë gjë.

“Sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, liria e mediave – të gjitha këto do të ndihmojnë në rikthimin e një shkalle të besimit të shteteve anëtare”, tha një burim evropian, duke folur për mundësinë e zhbllokimit të negociatave të anëtarësimit të Serbisë në BE.

Sa i përket dialogut me Kosovën, BE-ja, mësa duket, nuk planifikon të organizojë ndonjë takim në nivel udhëheqësish para formimit të institucioneve të reja në Serbi.

Zyrtarët e BE-së konfirmuan se shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, është e gatshme të thërrasë një takim të nivelit të lartë, por se për këtë nevojiten “partnerë të qëndrueshëm institucionalë”.

“Do të duhet pak kohë derisa Serbia të ketë një qeveri dhe më pas do t’i vazhdojmë diskutimet”, tha një zyrtar.

Dialogu në ngërç: Çfarë kartash ka ende BE-ja?

Një pjesë e deklaratës përfundimtare të samitit i kushtohet edhe dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në të theksohet se mungesa e përparimit në normalizimin e marrëdhënieve ngadalëson rrugën e të dyja palëve drejt Bashkimit Evropian.

Udhëheqësit e BE-së do të kërkojnë zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut, duke paralajmëruar se përfitimi i fondeve nga Plani i Rritjes kushtëzohet me një qasje konstruktive ndaj këtij procesi.

Ky është samiti i dytë i rregullt që mbahet në Bruksel pa përfaqësues të Serbisë.

Në dhjetor të vitit të kaluar, presidenti i atëhershëm i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bojkotoi samitin, si reagim ndaj moshapjes së grupkapitullit të tretë në negociatat e anëtarësimit në BE.

Edhe atëherë, Serbia nuk u harmonizua me deklaratën përfundimtare të samitit.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Samiti BE-Ballkani Perëndimor sërish pa Serbinë
  • U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, kapen dy shqiptarë në Angli
  • Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë në ditë pa pagesë, burrat vetëm 50 minuta
  • Horoskopi 25 Nëntor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme
  • Në zonat malore priten reshje bore, parashikimi i motit për sot

Komentet e Fundit

  1. anti25642654censurë on Çfarë ndodh nëse një armë bërthamore shpërthen në hapësirë
  2. info analitike on PS voton përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar
  3. KRAKEN зеркала Tor on JAZËK ZOTI KRYEMINISTËR!
  4. manga translation on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  5. demo on Pritja për 28 nëntorin, Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?