Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Samiti i BE, Rama: Vlerësim strategjik për t’u vendosur në Tiranë, kemi dhënë prova se jemi ndryshe
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Samiti i BE, Rama: Vlerësim strategjik për t’u vendosur në Tiranë, kemi dhënë prova se jemi ndryshe
KryesorePolitike

Samiti i BE, Rama: Vlerësim strategjik për t’u vendosur në Tiranë, kemi dhënë prova se jemi ndryshe

Published: December 4, 2022
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur një bashkëbisedim me qytetarët dhe gazetarët nëpërmjet Facebook-ut, 48 orë përpara samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë.

Rama tha se samiti i 6 dhjetorit në Tiranë është një ngjarje e jashtëzakonshme dhe historike për Shqipërinë.

Sipas Ramës, samiti i BE-së në Tiranë do të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit tonë.

- Publicitet -

Ndërsa theksoi se zgjedhja e Shqipërisë për të mirëpritur samitin është një vendim strategjik dhe i mirë llogaritur. Po ashtu thekson se nuk janë penguar asnjëherë për të qenë në tryezën e Europës, ndonëse Shqipëria nuk është ende anëtare e BE.

“Për hërë të parë në një vend jo të BE për samit që KiE zhvillon bashkë me liderët e Ballkanit Perëndimor. Një vlerësim strategjik nga ana e organizatorëve për të vendosur në Tiranë këtë stacion të një rrugëtimi që për arsye të cilat i kemi thënë dhe do i shtjellojmë më tutje, po bëhet një rrugëtim gjithmonë e më i përbashkët në një botë që na vendos përballë sfidave. Është një kthesë strategjike në historinë e BE të shumë viteve të fundit, kjo kthesë drejt një qasjeje të re ndaj Ballkanit Perëndimor dhe modestisht duhet ta them se kemi luajtur rolin tonë për të ardhur në këtë kthesë dhe kemi dhënë një sërë provash se jemi gati për t’u vlerësuar e konsideruar ndryshe.

Është një kthesë strategjike e nxitur nga pandemia si fillim pastaj edhe nga agresioni rus në Ukrainë në vijim, por është dhe një vlerësim strategjik për Shqipërinë. Nuk është një stacion i zgjedhur rastësisht, por në mënyrë të mirëmenduar. Në tryezën e Europës jemi ulur mes të barabartëve ndonëse e dimë rrugën që duhet të bëjmë për tu bashkuar si anëtarë, s’jemi penguar asnjëherë për të qenë të drejpërdrejtë dhe për t’i thënë ashtu sic janë”, tha Rama.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • KAPOSHI says:
    December 4, 2022 at 10:50 am

    E VERTETE QE TI JE NDRYSHE
    AS NE ENDERR SE KISH PARRE
    EUROPA SHQIPERINE
    KATANDISUR NE LYPSAR

    KURRE NUK E KISH MENDUAR
    QE NJE POPULL AQ KRENAR
    TE DURONTE NJE PIKTOR
    QE E SHITI NE PAZAR

    MOS U MBURR MOS U LEVDO
    STE ZGJODHI PER BURRE TE MIRE
    EUROPA PA TEK TI
    NJE KATIL E NJE SERVIL

    ME KULACIN E KERBACIN
    HYPE KU VETE SE BESON
    AFERIM VEC MOS HARRO
    PER POPUJT KOHA PUNON

    KAPOSHA SI PUNA JOTE
    KY VEND KA PERCJELLUR SHUME
    VEC DY KOKA MBAHEN MEND
    GJITHE TE TJERET QENE LLUM

    Reply
  • ROBERT VEVECKA says:
    December 4, 2022 at 1:26 pm

    Lere propoganden o Rame . Kryeministrat e BE nuk vine ne Shqiperi per arsyen e zhvillimit , te berjes se detyrave nga ana e juaj , jo ,por vijne per friken se mos ju punoni nen rogoz me vellain tuaj Putin . Nji ashtu sic na futi Amerika ne NATO ( ishime pa ushtri e ushtare ,te rrenuar ) Cfrytezoni pozicion geografik te Shqiperise . Me gjithe se nuk do ta le te pa permendur ,se politika mbare Shqiptare e ketyre 31 viteve te fundit , Ti dhe te tjeret o Rame , kurre nuk e ka deshiruar integrimin e Shqiperise ne BE . Zullumet e vjedhjet e juaja nuk e honepsin ,i frigohen transparences se ligjit , diktatit te ligjit te BE . Ne populli e kemi kuptuar qe ne 91 , Kjo filloi qe kur sajuat ligjin 7501 te vella vrasjes , ku deri me sot ne keto tre dekada te fundit vetem per ceshtjen e pronave jane mbi 10 000 viktima. mer e zbato kushetuten, nenin 41 & 181 te saj ,posacerisht per pront , o komunist i pa ndreqshem e i pa bese . Jemi ne NATO ,dhe pretendoni e na mbushni mendjen ju qe e doni integrimin ne BE , pse me kooperative bujqesore dhe me kolkoze Ruse duhet te jete nje vend antar ne NAT dhe ne BE . Leri genjeshtrat dhe propogandat neokomuniste .

    Reply
  • korçari says:
    December 4, 2022 at 4:04 pm

    Vetem negativitet per çdo lajm te mire per Shqiperine,por mjaft o njerez hodhet balte dhe aty ku nuk ka,koha e humbur nga Salehu&Nano&Meta nuk mund te kapet me shkopin magjik dhe duhet shtuar se ka akoma mjaft te verber qe ndjekin Don Salehun duke shpresuar par ndonje kocke pasi nuk mund t’a bejne jeten me pune te ndershme dhe duke sakrifikuar.Faji i Rames eshte se nuk pastroi administraten shteterore nga maskarenjte dhe hajdutet megjithese po denohen çdo dite per vjedhjet qe i kane bere ketij populli qe ndryshe nga Don Salehu sipas te verberve qte cilet e ndjekin ai “eshte burre se i mbron maskarenjte e tij”Ky samit eshte tregues se Shqiperia eshte ne drejtimin e duhur …

    Reply
  • edi says:
    December 4, 2022 at 4:16 pm

    Me sa duket o korçari je duke shkruar per veten tende se ske asnje mundesi fitimi tjeter por te shkruash me nga dy tre emra per te siguruar sufllaqen.

    Reply
  • Andis says:
    December 4, 2022 at 4:48 pm

    E gjithe politika europiane ne nje shtet qe nuk eshte vend anetar I bashkimit europian.

    Reply
  • korçari says:
    December 4, 2022 at 5:31 pm

    O Edi dukesh se ben pjese ne sektin e Don Salehut por pseudon te pakten vere Saleh qe te kuptohesh qe ne fillim qe ben pjese ne WC e Salehut&Metes .

    Reply
  • Phoenix says:
    December 4, 2022 at 11:24 pm

    Rama eshte bere dordoleci me qesharak ne kazanin teatral te politikes ne Shqiperi dhe Europe. Pronaret vendosen, qe dordolecat ne pronesi te tyre, te mblidhen ne Tirane per shfaqen teatrale te radhes. Nuk eshte konfirmuar ende, por pritet dhe nje performace e tipit striptize per dordolecat e kollarisur, nga shoqet Rita Ora ose Dua Lipa.

    Reply
  • mirel says:
    December 5, 2022 at 4:04 pm

    Eshte e qarte qe ky eshte vleresim per shqiperine dhe qeverine e saj … duan apo nuk duan zagaret shqupisa ndyresira trushplare te Salikadavres.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë dihet për Bruce Lee
  • Dordolecët e Propagandës
  • Gabimi fatal i Dritanit
  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  2. K R on Rama sfidoi protestuesit me flamingot në Facebook, ‘Neomalësorja’ e ironizon me kullën në Tiranë
  3. Phoenix on A ka bërë Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. Dajti on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  5. 3D on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?