Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Samiti i Berlinit, një marrëveshje dhe dy kërkesa për BE nga rajoni (në Tiranë edhe Mitsotakis)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Samiti i Berlinit, një marrëveshje dhe dy kërkesa për BE nga rajoni (në Tiranë edhe Mitsotakis)
KryesorePolitike

Samiti i Berlinit, një marrëveshje dhe dy kërkesa për BE nga rajoni (në Tiranë edhe Mitsotakis)

Published: October 13, 2023
Shpërndaje

Të hënën në Tiranë do të mbahet samiti 9 i Procesit të Berlinit, të iniciuar nga Gjermania e Angela Merkel në 2014, por i dyti në radhë që prej rilindjes së këtij procesi nga kancelari Olaf Scholz vitin e shkuar.

Për Odeta Barbullushin, këshilltaren e jashtme të Kryeministrit, mbajtja e këtij takimi për herë të parë jashtë zonës së BE, ka një rëndësi simbolike për Shqipërinë.

“Kjo tregon një besueshmëri për Tiranën, për një pikë referencë të fortë për të ardhmen e rajonit dhe marrëdhënien tonë me BE”, tha Barbullushi.

- Publicitet -

Edhe pse shtetit shqiptar i ka kushtuar 1.1 mln euro organizimit, në këtë samit të liderëve të rajonit do të firmoset vetëm një marrëveshje.

Përtej prezantimit të planit ekonomik që do ta bëjë me dije Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, drejtuesit ballkanikë do të venë në tryezë edhe disa propozime.

Pasi shefi i diplomacisë greke theu “akullin” e krijuar nga çështja Beleri, duke iu bashkuur ministerialit të jashtëm në Tiranë dhe zhvillimit të takimit me kryeministrin Rama, kreu i qeverisë greke, Kyriakos Mitsotakis ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Në orën 11:00 do të nisë mbërritja e liderëve, samiti do të ndahet në dy sesione, për të konkluduar me konferencën për shtyp mes kryeministrin Rama, Presidentes së KE, Ursula Von der Leyen dhe Kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Mikpritësi i këtij samiti do të shfrytëzojë praninë e liderëve europianë për të bërë inaugurimin e dytë të Piramidës, pikërisht në ditën e lindjes së diktatorit Enver Hoxha, në nder të të cilit godina u ndërtua në formën e një muzeu, ndërsa tashmë do të ndryshojë rrënjësisht destinacion.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria peng i importeve: Blejmë 2.5 herë më shumë sesa shesim
  • Pas Elisa Spiropalit, Rama kërkon përjashtimin nga PS edhe të Plarent Ndrecës
  • Mbrojtja e Ballukut, Rama: Furtunë mediatike
  • Rama: Në 2027 nisin përgatitjet për traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
  • Rama kërkon votimin për përjashtimin e Spiropalit nga PS, çfarë tha për Veliajn

Komentet e Fundit

  1. demo on VIDEO: 12 vetë dhe 8 orë për t’i numëruar, hetuesit i gjejnë 19.5 milionë dollarë cash të fshehura ministrit të Viktor Orban
  2. Tatiana on “Dorëheqja ime iluzion”, protestat e studentëve, Rama: Dhuna policore, një legjendë urbane
  3. ¿? on Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. ¿? on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. Kuriozitete-shqiptarët në botë on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?