Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e përmbylli fjalën e tij në Forumin Strategjik të Bled-it në Slloveni duke përdorur një shaka me presidentin rus Vladimir Putin dhe ish-kreun e Wagner-it, Yevgeny Prigozhin.
“Nuk e di nëse keni dëgjuar për Rusinë që ka nisur këto negociata për të ndryshuar, për të unifikuar orën sepse kanë një diferencë 9-orëshe nga një pjesë e vendit në tjetrën. Dhe kryeministri shkoi te Putini dhe ai tha: Zoti President kemi një problem, dërgova familjen time për pushime dhe i telefonova për t’i thënë natën e mirë dhe tashmë është mëngjes, ata janë në plazh”, pikënisi kreu i Qeverisë, shkruan Albanian Post.
Më tej, ai shton në ritregimin e shakasë se kryeministri rus kishte thirrur gjithashtu kancelarin Olaf Scholz për ta uruar për përvjetorin e tij dhe ai ishte përgjigjur se ishte nesër.
“Telefonova Xi Jinping për Vitin e Ri, ata më thanë se është akoma viti i vjetër. Dhe Putin tha: Po, më ndodhi edhe mua, telefonova familjen e Prigozhin-it për t’i kërkuar falje për humbjen e saj, por avioni nuk ishte ngritur ende në fluturim”, ravijëzoi Rama.
Anekdota lidhej me fjalën që mbajti qysh në krye të herës Rama, kur kujtoi se “me këtë panel si autobus edhe unë jam tragjikisht më shumë optimist megjithëse është më shumë më mirë sesa një avion rus”.
Kjo shaka shkaktoi të qeshura në sallë dhe pas ritregimit homologu maqedonas Dimitar Kovaçevski kërkoi mes dëshirave të tij që kryeministri shqiptar të tregonte edhe një tjetër anekdotë.
Komiteti Hetues i Rusisë konfirmoi vdekjen e kreut të grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, në një aksident me avion privat në veri të Moskës më 23 gusht.
Komiteti tha më 27 gusht se të 10 viktimat e një përplasjeje të avionit privat të 23 gushtit ishin identifikuar dhe se identitetet “përputhen me manifestin e fluturimit”.
Më herët autoritetet ruse kishin thënë se Prigozhin dhe komandanti i Wagner në terren Dmitry Utkin ishin të listuar si pasagjerë të fluturimit, i cili po shkonte nga Moska për në Shën Petersburg.
Shkaku i rrëzimit ende nuk është përcaktuar.

Bravo “gjigand”. Ja tregove vendin….Me keto batuta je bere palaçua i Evropit… Ne se deshiron te ndrrosh prefesion dhe te behesh klloun, behu,… por jo kur me prefaqson mua si qytetar i ketij vendi.
Karagjoz mbeti tere jeten qy Karministri yne. He me te lumte o Kokrroç, ia ke menderosur edhe Skender Sallakut.
C pret nga shoku i Gjergj Luces.
Gallat, batuta.
Burra shteti s ke c thua
Eshte fati jone qe kemi nje njeri brilant ne ceshtjet e Politikes Jashtme.
Mire tha komandanti I NATO-s ne mbledhjen e fundit:prisni te zere vend Edi Rama pastaj uluni ju.Ofendim me te madh si person dhe aq me shume si kryeminister I nje vendi kur te trajtojne si nje klloun nuk ka.Edhe ne kete forum kllouni I kenaqi te gjithe me batuta .Ky eshte person pa cipe.Mjere kombi shqiptar.
Eshte brilant ne shakane therese. Nga ato shaka qe ua ngrini buzeqeshjen ne buze kundershtareve dhe bravo i qofte!
Mund te ma sqarosh se – kush ishte kundershati qe “i ngriu buzeqeshja” aty ? , se nuk po e kuptoj.
Ax!Me vjen keq qe nuk po kupton realitetin e fatit te kombit tend sot.Nuk eshte koha per batuta e shakara por I veprimeve konkrete me seriozitetin me te madh si asjnehere tjeter.Jane ne loje fatet e shqiptareve Kosove-Shqiperi.Vete faktorit shqiptar I takon ta zgjithe dhe jo botes ,prandaj nuk ka kohe per batuta e humore ne oborret e politikes europiane.Edi Rama ,aventurier politik ,nuk premton per kete zgjidhje.
Nuk kuptoje gazetari shkruan cfar i do qefi, po ju gje kapeni me bishtin, shikoje punen jo gu..
E dinit si ishim para se te vite Rama si puna e Albinit sot qe si hape deren askush , kurvari berlusconi kerkonte kurva shqipetare sales ne konferenze?!?!!
Memorjen zero o nen zero .
O jeni tifozat e pdartise, dhe kuptohet.
Rama është Njësh për batuta të tilla. Malokët janë bërë për të vrarë veten. Se e kanë kuptuar se edhe 10 vjet të tjera nuk ka më punë në dogana, administratë dhe polici për ta. Duam s’duam Rama mbetet kryeministri më i mirë i këtyre 30 viteve të fundit. Dhe ndofta edhe 10 vjetëve të ardhshëm. Ka ndonjë që mund të na paraqesë ndonjë kandidat më të mirë se Rama. Ramës i vëj notën 5/10, por të tjerëve minus 5/10!
Patriot me duket se ke nevoje extra per edukim ne pune politike.Edi Rama perfaqeson nje shtet qe njihet qysh me 1913 nga te gjitha fuqite dhe me nje kufi shteteror I miratuar nga te gjitha fuqite. Albin Kurti perfaqeson nje vend qe akoma nuk ka mare miratimi nderkombetarte te quhet shtet sepse akoma nuk eshte miratuar nga nderkombetaret nje kufi tokesor me Serbine qe te mbylle gjithe teritorin e ketij vendi qe te quhet e te pranohet shtet.Kur te realizohet kjo ,atehere Kosova quhet shtet.Nje gje duhet te dish :derisa nderkombetaret te lejojne te punoje “zyra per Kosoven “ne Beograd nuk ka Kosove.Deri tani vetem perpjekjet e Albinit dhe shokeve te tij jane duke I dhene forme shtetit te Kosoves.Jo me kot e filloi me targat e makinave,jo me kot nuk leshoi pe ne veriun e Kosoves duke u perballur edhe me nderkombetare ,duke I gjunjezuar ata.E pe Edi Ramen si I shtrengoi doren Albinit?Sepse I dashur patriot nje dore qe nuk kafshohet puthet.Uroj qe Edi Rama te ndronje kurs dhe te shkeputet nga italianka dhe te lidhet me Albinin pro amerikan.
E forte. Sikur e ka tregu Gim Rada.
Gjynaf ta harxhoje kte store me Mirelen,Belinden,.As vetem per vetem me Melonin nuk ja vlente.
Ooo Zulllaaap ,.O ndreke Lluca,o Pal Vata!
Rama eshte bere personalitet boteror nga performanca e tij,kurse Saliu ne mediat sociale para se te behej nongrata kishte vene per vete “World Lider”gallate e modhe, ishte thjesht i fundit gjithandej,malsuer dinak dhe i frustum qe se pirthte askush.
Jo vetëm nderon veten dhe Shqipërinë, por ravijëzohet si fenomen.
Sul koburja per ke e ke fjalen per Edin apo per Saliun. C’hyn Saliu ne kete mesele?Saliu eshte person I vdekur, ju I jepni fryme duke e kujtuar.Kjo tregon qe je ithtar I Saliut.Sa per uskania po e le te kenaqet me endra.
Ka qene nje si pune drame me titullin “Loloja behet Mbret”. E pat shkruar Nostradamus, i doli fjala, me ndryshimin e vogel qe nuk behet Mbret po Kryeminister.
Pse Edi Rama nuk I dha pergjigje drejte serbise qe Kosova eshte Shqiperi dhe tia mbyllte gojen kurves serbe qe tha qe kosova eshte serbi. Kemi mut kryeminister, vetem per batuta.Nje frikacak anti shqiptar.Ishte rasti ideal per te shpalosur shqiptarizmin.
Reklam Shqiperise.
Nga vend kriminel tani do na shohin si vend dordolec
Qesh Meloni me batutat e ktij dhe na ngul t gjithve nje central atomik në byth
Bravo Rama je gjeni