Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Scan Intel: Kashari, Farka dhe Dajti, qëndrat rezidenciale më të preferuara nga popullsia, biznesi deri tek atraksionet turistike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Scan Intel: Kashari, Farka dhe Dajti, qëndrat rezidenciale më të preferuara nga popullsia, biznesi deri tek atraksionet turistike
KryesoreShoqëri

Scan Intel: Kashari, Farka dhe Dajti, qëndrat rezidenciale më të preferuara nga popullsia, biznesi deri tek atraksionet turistike

Published: August 16, 2022
Shpërndaje

Periferia e Tiranës ka marrë një vemendje të veçantë vitet e fundit, kjo mbështetur edhe nga të dhënat e analizuara.

Sipas këtyre të dhënave njësitë administrative “Kashar”, “Farkë” dhe “Dajt” rezultojnë më të parapëlqyerat ndër qëndrat rezidenciale, përkundrejt njësive të vjetra.

Në vijim të analizës “Scan Intel” tregon përmes fakteve gjithçka duhet të dini rreth njësive administrative Kashar,Farkë, Dajt sa i përket popullsisë, bizneseve, numrit të familjeve, shtesës natyrore, dhe deri tek atraksionet turistike, të cilat i gjeni të përmbledhura sa më poshtë, në 40 të tilla:

- Publicitet -

Kashari
1- Njësia Administrative Kashar shtrihet në një sipërfaqe prej 39.1 km2.
2- Kashari ka një popullsi prej 51,622 banorësh.
3- Dendësia e popullsisë në këtë njësi është 1,321 banorë/km2.
4- Mosha mesatare e banorëve të kësaj njësie është 33 vjeç.
5- 49.6% e popullsisë janë femra dhe 50,4% janë meshkuj
6- Rreth 53.77% e popullsisë është nën 35 vjeç
7- Mesatarisht, në popullsinë e kësaj njësie shtohen 11 banorë në ditë.
8- Njësia numëron rreth 723 lindje në vit ose 29 lindje për 1000 femra të grupmoshës 20-49 vjeç
9- Njësia Kashar numëron rreth 16,333 familje ose 418 familje për km2 me rreth 3.2 anëtarë për familje
10- Në një vit në këtë njësi ka rreth 324 martesa dhe rreth 84 divorce, ose për çdo 3.9 martesa ka mesatarisht një divorc.
11- Në Kashar janë vendosur rreth 3,352 biznese, nga ku gjenden fabrika të prodhimit të birrës, të nënprodukteve të mishit, të prodhimit të pijeve freskuese dhe disa qendra të mëdha tregtare.
12- Njihet për punime të veshjeve popullore dhe ruan një traditë të mirë në kultivimin e hardhive, drufrutorëve dhe ullinjve.
13- Njësia ka 3 atraksione turistike si: Liqeni i Kasharit, Liqeni i Puresit (Kusit), rrënojat e Kishës Mesjetare.

Dajti
1- Njësia Administrative Dajt shtrihet në një sipërfaqe prej 94.6 km2.
2- Dajti ka një popullsi prej 26,178 banorësh.
3- Dendësia e popullsisë në këtë njësi është 277 banorë/km2.
4- Mosha mesatare e banorëve të kësaj njësie është 33 vjeç.
5- 49.2% e popullsisë janë femra dhe 50,8% janë meshkuj.
6- Rreth 53.26% e popullsisë është nën 35 vjeç.
7- Mesatarisht, në popullsinë e kësaj njësie shtohen 5 banorë në ditë.
8- Njësia numëron rreth 339 lindje ose 27 lindje për 1000 femra të grupmoshës 20-49 vjeç.
9- Njësia Dajt ka rreth 8,114 familje ose 86 familje për km2 me rreth 3.2 anëtarë për familje
10- Në një vit ndodhin rreth 140 martesa dhe rreth 40 divorce, ose për çdo 3.5 martesa ka mesatarisht një divorc.
11-Në njësinë Dajt, operojnë rreth 813 biznese.
12- Arkeologët kanë zbuluar një numër të konsiderueshëm objektesh dhe monumentesh kulture të periudhave të ndryshme të historisë, që nga Paleoliti i Hershëm, dëshmi e të cilave është dhe Kalaja e Dajtit, shpallur monument kulture i kategorisë së parë në vitin 1963.
13-Njësia ka 11 atraksione turistike si Shpella e Zonjës, banesa e Sulejman Metës, Kalaja e Tujanit, Kisha e Shen Mërisë, Varri i Skurajve etj

Farka
1- Njësia Administrative Farkë shtrihet në një sipërfaqe prej 27.5 km2.
2- Farka ka një popullsi prej 23,595 banorësh.
3- Dendësia e popullsisë në këtë njësi është 858 banorë/km2.
4- Mosha mesatare e banorëve të kësaj njësie është 33 vjeç.
5- 49% e popullsisë janë femra dhe 51% janë meshkuj.
6- Rreth 52.74 % e popullsisë është nën 35 vjeç.
7- Mesatarisht, në popullsinë e kësaj njësie shtohen 5 banorë në ditë.
8- Njësia numëron rreth 270 lindje ose 24 lindje për 1000 femra të grupmoshës 20-49 vjeç
9- Njësia Farkë ka rreth 7,383 familje ose 269 familje për km2 me rreth 3.2 anëtarë për familje.
10- Në një vit ndodhin rreth 123 martesa dhe rreth 38 divorce, ose për çdo 3.2 martesa ka mesatarisht një divorc.
11-Në njësinë Farkë, operojnë rreth 971 biznese.
12- Përmes territorit të Farkës kalon superstrada Tiranë– Elbasan me një gjatësi prej 3.5 km, duke ndikuar në kthimin e Farkës në një qendër të rëndësishme të zhvillimit jo vetëm ekonomik, por edhe arkitektonik. Për shkak të pozicionit strategjik gjeografik dhe infrastrukturës së favorshme kjo zonë po kthehet në një zonë atraktive rezidenciale dhe turistike.
13- Prezenca e liqenit të Farkës, Liqenit të Thatë, Kanionit të Shumokut e një serie shërbimesh rekreative të një qendre të rëndësishme tregtare rrit në mënyrë cilësore ofertën e Farkës për cilësi jetese e shërbimesh.
14- Njihet për punimet artizanale në disiplina si lëkurëregjësit, poçeria dhe qeramika, tezgjahu që kanë furnizuar gjithë Shqipërinë e Mesme.

Shënim: Të dhënat e sipërpërmendura, bazohen në publikimet zyrtare të Bashkisë Tiranë, kryesisht gjatë vitit 2020 dhe pjesërisht gjatë vitit 2021.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Propagande e paguar! says:
    August 16, 2022 at 5:24 pm

    Per Kasharin po mashtroni shume!
    Kashari eshte nje fshat me rreth 6 mije banore,kryesisht bujq!
    Sasia me e madhe e banoreve ne kete njesi administrative jetojne ne Astir dhe Yzberisht!
    Shifra juaj se njesia e Kasharit paska rreth 50 mije banore,ja keni futur kot!
    Banoj ne Yzberisht(KMY),ku shumica banojne ne pallate 10 kate qe kane secili nga rreth 1 mije banore.
    Vetrm ne Yzberisht ka mbi 50 pallate pra i bie se vetem ne Yzberisht banojne mbi 50 mije banore!
    Edhte mashtrim te thuhet se qenka zone e pelqyer nga biznesi dhe eshte TURP i madh te thuash se qenka efhe atraksion turistik,kur kjo lagje eshte nje GETO si e Kalkutes ku mijra femije,te rinj dhe te moshuar nuk kane asgje per te pushuar,argetuar,luajtur,shetitur,ulur etj pervec shtepive,dyqanit te bukes etj dhe kafeneve!
    Bashkia e matrapazit lali Eri ua ka nxire jeten banoreve e jo me te vijne turistet,!
    Turistet mund te vijne per t’u njohur me mashtrimin e madh se Tirana ka ndryshuar shume,se eshte nje GETO E MADHE,ME PLEHRA PA FUND DHE QE NUK KA KODHA MBETUTINASH ne shumicen e rrugeve te qytetit!

    Reply
  • Tung says:
    August 16, 2022 at 9:02 pm

    Ka filluar propaganda nga SCAN se e ka ble samiri i balfin edhe do me shit shpiat e periferive.
    Albanet skane buke per neser kto grijne sallate, dhe kto te Dites i mbajne ison per 5 leke!

    Reply
  • 666 says:
    August 16, 2022 at 10:18 pm

    Propagande e NDYRE per te shitur kasollet-vila te Farkes dhe pallatet e Astirit!

    Reply
  • Tirana says:
    August 17, 2022 at 6:44 am

    Si geto eshte katandisur e gjithe Tirana. Qytet i mire per punet e mafies kombetare e nderkombetare, jo per jeten e qytetareve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?