Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë ndodhi në GJKKO gjatë shqyrtimit të kërkesës së Veliajt për ndryshim të masës së sigurisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Çfarë ndodhi në GJKKO gjatë shqyrtimit të kërkesës së Veliajt për ndryshim të masës së sigurisë
AktualitetKronike

Çfarë ndodhi në GJKKO gjatë shqyrtimit të kërkesës së Veliajt për ndryshim të masës së sigurisë

Published: February 6, 2026
Shpërndaje

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) është zhvilluar një tjetër seancë lidhur me çështjen penale ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku prokurorët e SPAK kanë paraqitur qëndrimet e tyre mbi ecurinë e hetimit dhe vlerësimin e rrethanave të çështjes.

Seanca ka pasur si objekt kërkesën e krgebashkiakut të Tiranës për ndryshim të masës së sigurisë. Në këtë kuadër, prokuroria dhe mbrojtja kanë paraqitur qëndrime procedurale, pa hyrë në shqyrtimin e themelit të çështjes.

Gjatë seancës, përfaqësuesit e Prokurorisë së Posaçme kanë deklaruar se në dosje ka persona që kanë bashkëpunuar me organin e akuzës, përfshirë edhe subjekte që kanë shfaqur shenja pendese ose kanë dhënë deklarime të rëndësishme për hetimin.

- Publicitet -

Prokurorët kanë theksuar se këta elementë konsiderohen të ndjeshëm dhe se ndryshimi i masës së sigurisë ndaj Veliajt, si edhe klima publike rreth çështjes, mund të ndikojnë te dëshmitarët apo personat bashkëpunues.

Sipas SPAK, zhvillimet jashtë procesit gjyqësor, përfshirë komunikimin publik dhe aktivitetet e mbrojtjes ligjore, janë marrë në konsideratë si pjesë e vlerësimit të rrezikut për ndikim në hetim.

Në këtë kuadër, prokurorët kanë përmendur edhe angazhime të strukturave ligjore jashtë vendit, përfshirë Shtetet e Bashkuara, duke sqaruar se këto nuk lidhen drejtpërdrejt me procesin gjyqësor në Shqipëri, por janë përmendur në seancë si element konteksti.

Nga ana tjetër, mbrojtja e Erion Veliajt ka kundërshtuar interpretimet e prokurorisë, duke argumentuar se aktivitetet ligjore dhe publike të të pandehurit nuk përbëjnë cenim të hetimit dhe se nuk ekzistojnë kushte që të justifikojnë masa më të rënda sigurie.

Avokatët kanë theksuar se çdo veprim është kryer brenda kornizës ligjore dhe se klienti i tyre mbetet i pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

Çështja ndaj Veliajt është pjesë e një hetimi më të gjerë të SPAK, ku përfshihen akuza që lidhen me korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe shpërdorim detyre, akuza që ende ndodhen në fazën e shqyrtimit gjyqësor.

Deri në këtë fazë, gjykata nuk është shprehur mbi themelin e akuzave, por vetëm mbi aspekte procedurale dhe masat e sigurisë.

Procesi në GJKKO vijon, ndërsa palët pritet të paraqesin prova dhe argumente të tjera në seancat në vijim. Vendimi përfundimtar do të merret nga gjykata, pas shqyrtimit të plotë të dosjes dhe dëgjimit të të gjitha palëve të përfshira.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2026/02/Gjyqi-ndaj-Veliaj_-Zbulohet-AUDIO-e-plote-brenda-seances-Cfare-ankese-ka-Dado-per-kryebashkiakun-Report-TV-720p-h264.mp4
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Olsitrap hesapi says:
    February 6, 2026 at 11:51 am

    Ka mbetur ndonje akuze pa bere?….. Po. Akuza “group I strukturuar kriminal”, “vrases”. Vrases? Po, sepse po te lirohen, jo vetem presion e ndikim ndaj deshmitare e, por kercenohet edhe jeta e tyre me vrasje me dashje. Prandaj duhet te akuzohet edhe per keto dy akuza.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fundi i një epoke 25 vjeçare për një prej emisioneve më të njohura investigative në vend
  • VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret në SHBA, Taulant Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  • VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  • CNN artikull për Alpet Shqiptare: Shtegu epik i ecjes që përshkon një nga zonat e fundit të egra të Evropës
  • Goditën shefin e Krimeve në Sarandë, 6 persona nën hetim nga Prokuroria

Komentet e Fundit

  1. Igor on Kulmin e arritëm në 1991, projeksioni i OKB: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100
  2. Boss on VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret në SHBA, Taulant Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  3. 1thundrak on Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të PBB-së, e fundit në Europë
  4. Tiranë on VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret në SHBA, Taulant Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  5. Anime Stars Tools on Koha kur në rast agresioni, një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?