Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Seancë maratonë, miratohen projektligjet për diplomatët dhe AKSHI-n, emërohen 4 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të BSH
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Seancë maratonë, miratohen projektligjet për diplomatët dhe AKSHI-n, emërohen 4 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të BSH
Politike

Seancë maratonë, miratohen projektligjet për diplomatët dhe AKSHI-n, emërohen 4 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të BSH

Published: February 20, 2026
Shpërndaje

Seanca maratonë e hapur diten e djeshme u mbyll sot në orën 04:15 të mëngjesit ku Kuvendi miratoi dy projektligje dhe pesë projektvendime. Mësohet se mazhoranca miratoi draftin e Ministrisë së Jashtme ku parashikohet testimi i diplomatëve në shërbim, 12 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit. Pika 3 e nenit 68 parashikon:

“Brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të gjithë diplomatët në shërbim duhet t’i nënshtrohen një testimi të detyrueshëm për të verifikuar aftësitë e tyre. Procedurat dhe kriteret e testimit do të përcaktohen me akt nënligjor.”

Projektligji në fjalë u miratua me 75 vota pro, 15 vota kundër dhe 1 abstenim. Gjithashtu u miratua edhe ligji i ndryshuar për funksionimin e AKSHI-t, i cili u miratua me 74 vota pro, 16 kundër dhe 0 abstenim. Në pesë projektvendimet e miratuara u zgjodhën katër prej anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Selami Xhepa dhe Holta Zaçaj, të propozuar nga Kuvendi si dhe Ervin Mete e Jonida Prifti, të propozuar nga qeveria, janë tashmë anëtarë të Këshillit.

- Publicitet -

Gjithashtu, u miratua edhe projektvendimi “Për miratimin e planit vjetor 2026, “Për zbatimin e programit të statistikave zyrtare 2022-2026”, me 74 vota pro, 15 kundër dhe 0 abstenim. Gjashtë projektligjet e propozuara nga opozita, u rrëzuan. Dy prej tyre ishin të propozuara nga Ina Zhupa “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë” dhe “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

Projektligjet nga Jorida Tabaku “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” dhe “Për statusin e minatorit”. Nisma e tre deputetëve të Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, Tedi Blushi dhe Edmond Haxhinasto, “Për tatimin e vlerës së shtuar në Republikën e Shqipërisë” dhe propozimi i Tedi Blushit ““Për domosdoshmërinë e kryerjes së analizave laboratike për ndotësit ushqimorë”.

Matilda Shehu e propozuar nga PS, do të votohet në një seancë tjetër plenare, sipas kërkesës së Taulant Ballës, kreut të grupit parlamentar. Në tre prej projektligjeve të opozitës, deputeti i PS, Erion Braçe abstenoi. Në fillim të seancës, pati një interpelancë me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimajt dhe deputetëve Agron Shehaj e Erald Kapri, lidhur me ‘Durana Tech Park’.

Ku ministrja u përgjigj se parku teknologjik nuk është një “parajsë fiskale”, pasi i bindet legjislacionit. Ajo sqaroi se modeli i funksionimit është fizik dhe virtual duke rezultuar në një model hibrid. Balla gjithashtu ironizoi opozitën për shmangien që David McAllister i bëri Berishës duke mos e takuar, ndërsa ditën e enjte, Rama u takua me Trump në Bordin e Paqes.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shpërthim në një fabrikë çeliku, 17 punëtorë humbin jetën në Turqi
  • Zbardhet dëshmia e autorit të grabitjes së bankës në Tiranë: Lekët i lashë në kazino
  • E pazakontë në QSUT: Hiqet tumor 3.1 kilogramësh nga hunda e një 71-vjeçari
  • Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari
  • Parisi pret Forumin e Paqes, i pranishëm edhe Rama, u prit një ditë më parë nga Macron

Komentet e Fundit

  1. ali baba me 40 hajdutet on Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  2. I juaji Edi Rama on Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash
  3. Edi on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  4. Edi on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  5. MeteH on Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?