Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Seancë plenare në Maqedoninë e Veriut, shkarkohen 3 ministra
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Rajoni > Seancë plenare në Maqedoninë e Veriut, shkarkohen 3 ministra
Rajoni

Seancë plenare në Maqedoninë e Veriut, shkarkohen 3 ministra

Published: February 23, 2023
Shpërndaje

Dhjetë ditë pas fillimit të seancës për shkarkimin e ministrave të Alternativës dhe emërimin e anëtarëve të ri të Qeverisë, Kuvendi sot shkarkoi ministrin e Shëndetësisë, Bekim Sali, atë të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti si dhe ministrin pa resorë, Xhemail Çupi.

Nga 105 deputetët e pranishëm në sallë, për shkarkimin e Salit votuan 65 deputetët dhe asnjë kundër dhe të përmbajtur, ndërsa për shkarkimin e dy të tjerëve, për votuan 64 dhe një kundër. Deputeti i LSDM-së, Martin Kostovski tha se me këtë, sot është konfirmuar përforcimi dhe rritja e shumicës parlamentare.

“Me përfundimin e rikonstruimit, sigurojmë stabilitet politik, rritje të efikasitetit të Kuvendit dhe miratim më të shpejtë të ligjeve. Ajo do të kontribuojë të vazhdojnë me përshpejtim me realizimin e reformave në ekonomi, në gjyqësor dhe në raport me integrimin e vendit në BE”, tha Martin Kostovski, LSDM

- Publicitet -

Ndërkohë, kryetari i grupit parlamentare të VMRO – DPMNE-së, Nikolla Micevski tha se, kjo parti nuk e votoi shkarkimin e ministrave, pasi vlerëson se krijimi i shumicës së re parlamentare nuk është e bazuar në parime.

“Grupi i deputetëve i VMRO – DPMNE-së nuk votoi për shkarkimin e ministrave në këtë rikonstruim të Qeverisë së Kovaçevskit sepse, sikurse edhe para një viti, ashtu edhe tani kemi situatë të harnimit të shumicës pa qëllim të qartë, pa program, pa vizion.

Kjo është situatë, do të thoshin njerëzit, ku nga njëra anë harnojnë, ndërsa nga ana tjetër u shkëputet shumica qeveritare, sepse thjesht tash më ka humbur tërësisht legjitimiteti i qytetarëve”, tha Nikola Micevski, VMRO – DPMNE.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zgjidhet qeveria e re e Kosovës, Albin Kurti merr mandatin si kryeministër, prezantohet kabineti i ri
  • Pullat, dializa, sterilizimi, Kayo: Shteti po shndërrohet në një kompani gjigande guackë
  • AKU: Salmonelë dhe antibiotikë të rrezikshëm në mishin e importuar nga Brazili
  • “Territorialja”, tensione mes Ramës dhe kryebashkiakut të Poliçanit, përfshihet edhe aktorja
  • Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it

Komentet e Fundit

  1. Socialisti i zhgenjyer on “Territorialja”, tensione mes Ramës dhe kryebashkiakut të Poliçanit, përfshihet edhe aktorja
  2. MeteH on Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it
  3. Anonymous on Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it
  4. olaola on Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it
  5. Detari on Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?