Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Por… secili prej atyre që ikën e bën më të vështirë ndryshimin për ata që kanë vendosur të qëndrojnë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kendi i Kryeredaktorit > Por… secili prej atyre që ikën e bën më të vështirë ndryshimin për ata që kanë vendosur të qëndrojnë!
Kendi i KryeredaktoritKryesore

Por… secili prej atyre që ikën e bën më të vështirë ndryshimin për ata që kanë vendosur të qëndrojnë!

Published 25 Gusht, 2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ky mesazh erdhi në whats up dje nga një turist shqiptar në Kalabri. Vendosëm ta ndajmë pasi fjala e prokurorit italian në fund të këtij rrëfimi, mbart një mesazh të fuqishëm.

Kalabri, gusht 2023

Piazza e vogël në hyrje të një fshati krejt të zakonshëm, nga ata, shtëpitë e të cilit duket sikur janë kapur me thonj në brinjën e një kodre – shkëmb të thepisur, pothuaj në breg të detit.

- Publicitet -

Histori në çdo gur kalldrëmi, në çdo cep shtëpize që sup më sup me njëra-tjetrën, rrethojnë në spirale ngjitëse të vetmen ndërtesë të përmasave të mëdha: fortesën.

Në shekuj ajo kishte shërbyer si komandë ushtarake, zyra, fjetina për ushtarët, burg, e në fund edhe si dyqan kasapi, deri pak vite më parë kur fshati numëronte rreth 2997 banorë më shumë se sot…
Kishin mbetur besnike të kujtimeve të tyre vetëm 3 plaka!
Besnike, jo të mureve, por të kujtimeve të tyre, me bashkëshortët që nuk ishin më, dhe fëmijët që vinin t’i takonin çdo gusht nga atje ku kishin emigruar.

Fshati gumëzhin në të dy baret e tij, atë të piacës në hyrje dhe në atë të “qendrës”, në brinjë të fortesës paramesjetare të braktisur.
Plakat, të treja të ulura në stolin nga ku kundronin detin, në një pamje sublime, numëronin ditët derisa të fillonte 334 ditëshi i radhës, kur ato do të mbeteshin sërish të vetmet banore të atij fshati, në pritje të gushtit tjetër…

Krenare për fëmijët e tyre të realizuar në Bolonja, Milano, Xhenova apo Torino, prisnin me çelsat e shtëpive në duar të mbaronte “mbledhja”… sepse secila kishte çuar një vazo me lule, karrige, një çentro a diçka tjetër nga shtëpia, për të zbukuruar tavolinën.
“Mbledhja”?

Po, djemtë dhe vajzat e fshatit të ardhur me pushime, kishin ftuar personalitete të Kalabrisë në fshat, me qëllim që të diskutohej mbi historinë, kulinarinë, doket e zakonet, natyrën dhe kulturën e atij vendi të braktisur.
Pse?
Së pari që ta dëgjojnë fëmijët e tyre e të jenë krenar për origjinën.
Së dyti, sepse kanë kuptuar se as ata vetë nuk janë plotësisht të ndërgjegjshëm se duhet të jenë krenarë për vendin nga vijnë, megjithëse është vështirë ta shpjegosh krenarinë për një vend që “të ka përzënë”…
Logjikë e thjeshtë e bashkëbiseduesit: kur është kaq mirë e Zoti është treguar aq bujar me atë vend… pse ike?!

Mblidhen dhe diskutojnë, mbase për tu treguar fëmijëve të tyre se ajo “ikje” në rini, nuk i bën as renegadë e as të dorëzuar, por thjeshtë të pafuqishëm për të ndryshuar gjërat.
Tani kishin vendosur të bënin diçka!
Tani që mundeshin.

Kishin ftuar në biseda publike bujq të rinj që kishin ndërtuar agro-turizëm pa asnjë ndihmë nga askush e që nuk dorëzoheshin, profesorë universitarë e gazetarë nga fshati, që ishin realizuar e bërë të njohur në Trieste, Perugia, Romë, ish- drejtues institucionesh lokale e kombëtare, të zgjedhur rishtaz në organe vendore dhe veteranë të politikës lolale, prokurorë anti-mafia e karabinierë.

“Të ikurit” dëshmonin se kudo ku kishin shkuar, askund nuk kishin gjetur një vend më të begatë se ai vend ku kishin lindur.

Këtë të vërtetë e kishin sjellë aty, dhe po aty po e mbillnin, me shpresën se diçka e re do të mbijë…

Çfarë na mungon? Pse mbetemi në bisht të zhvillimit? Sepse kur themi “jam kalabrez” bashkëbiseduesi e percepton si “jam kriminel”…

Brand-i ynë nuk është “Magna Grecia” në zemër të së cilës ndodhemi e mbi rrënëjat e mrekullueshme të së cilës flemë, deti i kristaltë, N’duja unike, kishat bizantine apo amfiteatret greko-romake… jo!

Brand-i ynë është … Ndrangheta…

Flasin pa frikë, përballë njerëzve që i dëgjojnë po ashtu pa frikë!

Flasin dhe shprehin respekt dhe nderim për ata që kanë vendosur të qëndrojnë, e të rezistojnë, e që fuqinë e gjejnë tek dashuria për atë tokë të ashpër e të mrekullueshme po aq sa kokëfortësia e tyre për të mos u dorëzuar.

Deti fryn një fllad të lehtë, të ngrohtë por që më provokon mornica…

Mbrëmja mbyllet me fjalën e prokurorit anti-mafia, një kalabrez që kishte vendosur jo vetëm të mos largohej, por të jetonte nën eskortë të blinduar, prej vitesh “në linjën e zjarrit”…

O Zot! Me fjalën e tij më duket sikur sapo shkroi “epikrizën” e Shqipërisë. Ai tha;

“Ata duken të fortë, ligji duket i dobët njësoj si “la gente per bene che lascia…” por kudo ku shkojmë për të gjetur një jetë më të mirë e dimë se nëse duam të zhdukim binomin e padrejtë “kalabrez=kriminel”, atë mund ta bëjmë vetëm nga këtu…

Ne jemi më shumë, ne do jemi gjithmonë shumë më shumë se Ndrangheta dhe politikanët e korruptuar! Sigurisht që ne do të fitojmë.

Por kini parasysh një gjë: secili prej atyre që ikën e bën më të vështirë ndryshimin për ata që kanë vendosur të qëndrojnë!“

K R 25 Gusht, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook TwitterEmail Printo
7 Komente
  • Spak thotë:
    25 Gusht, 2023 te 10:50 pm

    Desha nje koment te vogel per njerezit ,me te drejte ose jo,vetem kritikojne Ramen! Po ngadale o burra e gra,komuniste dhe ish te tille,zogiste dhe balliste,berishiste dhe urrejtes profesioniste! Vetem te shash ne komente ne rruge e kudo edhe neper dasma nuk ben gje tjeter vece demton veten ne radhe te pare! Edhe e kisha fjalen per Z Fatos tarifa! ule pak tempin zoteri! Nuk ka perfekt qenuje humane! rama eshte me i zoti se te gjithe! Dikur babai i Z Tarifa dhe vete ai i benin lavde Enver hoxhes! Njerezit intelektuale me ide duhet te ndihmojne shtetin t’i beje gjerat me mire duke treguar dhe rruget! Por vetem gam gam dhe prape gam nuk te degjon njeri edhe sikur ta kesh mire! Por edhe arsyet e ketyre llap-llap nuk i kuptoj mire! Mos harroni jemi shqiptare dhe te dhjere bile!

    Përgjigjiuni
  • mali thotë:
    25 Gusht, 2023 te 11:37 pm

    Ti Spak bashke me pronarin tend Edi Rama dhe kompania juaj e pranon qe jeni llumi I shqiptarizmes. Ne kete familjen tuaj une nuk fut shqiptaret qe ne angli jane me probleme,qofte edhe vrases sepse ju plehera i shtyte keta fukarenj te marrin kete rruge.Edhe per mafiozet shqiptare te droges ne Ekuador a kudo ne bote jeni ju qe I futet ne ate rruge.Edhe ata kudo qe jane ,jane krenare ta quajne veten shqiptare me gojen plot e mburrje.Kudo qe ka shqiptare ne bote jane krenare dhe nuk e fshehin qe jane shqiptare me perjashtim te seres tende dhe zvaranike qe e quajne veten greke.

    Përgjigjiuni
  • mali thotë:
    25 Gusht, 2023 te 11:51 pm

    Kalabria eshte vendlindja e Melonit dhe e Rames.Atje I kane rrenjet te dy,njeri vella dhe tjetra motra e vogel.Cile kane baba nuk e dime.ADN-ja e tregon.Babai eshte anonim por ka detyrime ndaj femijve te ritur duke u dhene para sepse kane harxhe.

    Përgjigjiuni
  • mali thotë:
    26 Gusht, 2023 te 12:07 am

    Nuk me ze vendi ti them ketij Spak se vleresimi I races shqiptare si nga bukuria,zgjuarsia,dhe aftesia per t’u pershtatur rrethanave eshte studiuar nga anglezet dhe kane perfshire shqiptare ne vendin e pare per te realizuar planin e tyre ne Ruanda.Po e thane anglezet kjo gje do te behet .

    Përgjigjiuni
  • Urrejtesi profesionist thotë:
    26 Gusht, 2023 te 5:11 pm

    Nuk jam dakort me te dy …..kritika ndihmon,eshte e domosdoshme….ofeza dhe urrejtja pa llogjike jo.

    Përgjigjiuni
  • Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga VICIDOLI thotë:
    26 Gusht, 2023 te 5:40 pm

    Nuk pret kush ndonje gje me mend , nga “Mali” apo Maloku me sakte , se jo vetem nuk di te argumentoje , por kurdohere eshte i prire per te baltosur e nxire gjithecka , bile me imponim , sikurse e shohim edhe sot , deri tani me tre komente te nje koke pa tru , por te mbusbur me urrejtje tribalesh .
    Prandaj jane edhe te rralle komentet pozitive si SPAK e disa te tjere , sepse vendin e kane kapluar llumi e injoranca , shumica e te cileve jane vetem shqipfoles dhe gjitholloge dashakeqas per kete vend !

    Përgjigjiuni
  • mali thotë:
    26 Gusht, 2023 te 9:10 pm

    Cuni ,ti e kuptove thelbin qe Meloni dhe Rama jane pjese e mafies kalabreze.Kete e di edhe antimafia italiane dhe DEA ne shqiperi.Mos u cudit kur ti shohesh te dy me pranga.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Rama: Duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë/Synimi ynë është bashkimi Euroatlantik
  • Udhëhoqi sulmin terrorist në Banjskë, qeveria serbe mohon se Radoiçiç ndodhet në spitalin e Beogradit
  • Babain ia vranë, vetë u plagos/ Kush është Gjin Guri i dënuar për kanosje dhe armëmbajtje pa leje
  • Zjarri në pyllin e Pishporo përhapet me shpejtësi, pritet ndërhyrja nga ajri
  • Atentat në Dukagjin, vritet babai, plagoset rëndë i biri (EMRAT)

Komentet e Fundit

  1. Fjale me vend në SHËNIM: Bejleri i Progonatit, Goxhaj i UÇK-së dhe Censusi i Qeverisë (kur fleta e censusit të më vijë tek dera)
  2. loni në SHËNIM: Bejleri i Progonatit, Goxhaj i UÇK-së dhe Censusi i Qeverisë (kur fleta e censusit të më vijë tek dera)
  3. fery në Dy kryeministra të BP kërkuan “Republikën e KFOR” në Kosovë? Ka qenë Rama në bisedën me dyer të mbyllura, apo gazetarja serbe spekulon?
  4. intelektuali në SHËNIM: Bejleri i Progonatit, Goxhaj i UÇK-së dhe Censusi i Qeverisë (kur fleta e censusit të më vijë tek dera)
  5. Aldrin në SHËNIM: Bejleri i Progonatit, Goxhaj i UÇK-së dhe Censusi i Qeverisë (kur fleta e censusit të më vijë tek dera)
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?