Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sejko: Ekonomia u rrit me rreth 3.5% në 2023, sfidë inovacioni teknologjik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sejko: Ekonomia u rrit me rreth 3.5% në 2023, sfidë inovacioni teknologjik
AktualitetEkonomi

Sejko: Ekonomia u rrit me rreth 3.5% në 2023, sfidë inovacioni teknologjik

Published: January 18, 2024
Shpërndaje

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, mori pjesë këtë javë në punimet e Forumit për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL) – një aktivitet i përvitshëm i “Euromoney” që mbledh së bashku figura të njohura të fushës akademike, ekonomike e financiare nga vendet e EQL-së – për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit ekonomike dhe kryesisht në ato të rajonit lindor dhe juglindor të saj.

Guvernatori Sejko ishte i ftuar si diskutant në panel së bashku me zj. Anita Angelovska Bezhoska, Guvernatore e Bankës Kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut; zj. Nattia Turnava, Zëvendësguvernatore e Bankës Kombëtare të Gjeorgjisë; z. Gediminas Šimkus, Kryetar Bordi i Bankës së Lituanisë, dhe zj. Marta Kightley, Zëvendësguvernatore e Bankës Kombëtare të Polonisë.

Guvernatorët shkëmbyen mendime mbi disa çështje kryesore të aktualitetit ekonomik, të tilla si: sfidat që shtrohen përpara ekonomive të rajonit nga rritja e inflacionit dhe reagimi i bankave qendrore ndaj tij; rifitimi i besueshmërisë së institucioneve dhe mjetet e reja të komunikimit; si dhe sfidat afatgjata që shtrohen lidhur me zhvillimet teknologjike dhe ndërlidhja e tyre me politikën monetare.

- Publicitet -

Guvernatori Sejko shprehu pikëpamjet e tij mbi pasojat e zhvillimeve ekonomike në rajon, si përballja me inflacionin pas goditjes globale të furnizimit të shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Ai theksoi se kostot për aktivitetin ekonomik kanë qenë mjaft të dukshme, madje disa ekonomi si Eurozona rrezikuan të zbrisnin në recesionin.

Në vijim, Guvernatori u ndal në rastin e Shqipërisë, ku u shpreh se në vendin tonë është arritur reduktimi i inflacionit nga piku prej 8.3% në nëntor 2023, në nivelin prej 4% në dhjetor 2023. Në të njëjtën kohë është siguruar dhe ruajtja e një rritjeje ekonomike solide prej rreth 3.5% për vitin 2023. Banka e Shqipërisë ka ndjekur një cikël normalizimi të qëndrimit të politikës monetare gjatë vitit 2023, duke e rritur normën bazë të interesit deri në nivelin 3.25%.

Gjithashtu, ai u shpreh se aktualisht jetojmë në një botë me përparim të shpejtë teknologjik dhe industria financiare nuk është e përjashtuar prej tij. Përdorimi i të dhënave, inteligjencës artificiale, monedhave digjitale dhe inovacioni i sistemeve të pagesave kanë sfiduar praktikat dhe politikat ekzistuese të bankave qendrore.

“Ashtu si çdo zhvillim teknologjik, këto tendenca ofrojnë si mundësi, për sa i përket përfitimeve të mundshme, ashtu edhe rreziqe, dhe të dyja këto aspekte duhet të vlerësohen dhe kuptohen me kujdes. Bankat qendrore duhet të jenë të gatshme të ndërhyjnë me rregullore të përshtatshme në momentin që instrumente të tilla të tregut financiar fillojnë të luajnë një rol serioz dhe sistematik në treg. Në këtë mënyrë do të jemi të përgatitur mirë për të përballuar sfidat që vijnë nga inovacioni financiar në të ardhmen,” tha Guvernatori.

Gjatë këtij forumi dyditor, Guvernatori Sejko pati mundësinë të zhvillojë takime me përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare ku veçojmë takimin me zj. Aleksandra Vukosavljević, Drejtore për Institucionet Financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Lindore dhe z. Alexander Pivovarsky, Drejtor i Tregjeve Financiare dhe Kapitalit nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) me të cilët diskutoi mbi çështje të lidhura me procesin e ekuivalentimit të Bankës së Shqipërisë.

Me asistencën e BERZH, është kryer paraprakisht një vetëvlerësim i kuadrit ligjor e rregullativ mbikëqyrës me atë të Bashkimit Evropian. Ky vetëvlerësim u bazua në metodologjinë e re të publikuar nga EBA përgjatë vitit 2022.

Gjatë këtij procesi u evidentua një nivel i lartë përafrimi i kuadrit tonë mbikëqyrës me atë në fuqi në Bashkimin Evropian. Me daljen e Shqipërisë nga lista e vendeve në monitorim të shtuar, në fund të vitit 2023, Guvernatori ka komunikuar me Autoritetin Bankar Evropian (EBA) duke shprehur gatishmërinë e Bankës së Shqipërisë për të realizuar procesin teknik të vlerësimit. Gjatë takimit, dhe Përfaqësuesit e BERZH konfirmuan, po ashtu, se progresi i bërë në këtë drejtim ka qenë mjaft i kënaqshëm dhe do të bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme me qëllim që ky proces të finalizohet me sukses brenda këtij viti.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja
  • Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  • Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë
  • Projektligj për të sjellë bitcoin të krimit nga Belgjika
  • Ndërron jetë senatori amerikan Lindsey Graham, aleati i ngushtë i Donald Trump

Komentet e Fundit

  1. Datmir on Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!
  2. 1thundrak on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’
  3. Sarkazma on ​“Nuk mund të flasim për historinë pa folur për Shqipërinë sot”, Dua Lipa kritika të forta ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura
  4. Dashi on Cinizëm me “5 yje”
  5. Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?