Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sekretari amerikan i shtetit publikon fondet e USAID, sa miliona dollarë morën organizatat në rajon
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Sekretari amerikan i shtetit publikon fondet e USAID, sa miliona dollarë morën organizatat në rajon
BoteLajmi i fundit

Sekretari amerikan i shtetit publikon fondet e USAID, sa miliona dollarë morën organizatat në rajon

Published: February 4, 2025
Shpërndaje

OJF-të në Shqipëri përfituan 189 milionë dollarë nga USAID!

I dërguari special i Donald Trump për krizat, Richard Grenell ka publikuar fondet e USAID që Organizatat jo qeveritare në Ballkan kanë përfituar për 4 vite, konkretisht 2020 – 2024.  

Në Shqipëri OJF- të kanë marrë 189 milonë dollarë për 4 vite. Në total për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor USAID ka dhënë 1.7 miliardë dollarë. 

- Publicitet -

Shifrat e USAID 

Kosova: 537 million $
Bosnje Hercegovina: 402 million $
Macedonia e Veriut: 290 million $
Serbia: 209 milion $
Shqipëri: 189 milion $
Mali i Zi: 77 milion $

Totali: 1.7 miliardë dollarë

Në ditën e tij të parë në detyrë më 20 janar, Presidenti Trump vendosi një ngrirje 90-ditore të ndihmave për vendet e tjera. Katër ditë më vonë, Peter Marocco, i emëruar politik që nga administrata e parë Trump, hartoi një interpretim më të ashpër se ç’pritej të këtij urdhri, duke mbyllur mijëra programe në mbarë botën, duke shkaktuar shkurtime dhe shkarkime.

Dhjetëra zyrtarë të lartë janë larguar me leje të detyruar, mijëra kontraktorë janë shkurtuar dhe punonjësve iu tha të hënën të mos hyjnë në selinë qendrore në Uashington. Dhe faqja e internetit e USAID-it dhe llogaria e saj në platformën X nuk janë funksionale.

Kjo është në kuadrin e masave që administrata e Presidentit Trump po ndërmerr në qeverinë federale dhe për programet e saj. Por USAID-i dhe ndihma për vendet e tjera janë ndër ato që janë goditur më shumë. Sekretari Rubio tha se qëllimi i administratës ishte një rishikim, program pas programi, për të parë se cilat projekte e bëjnë “Amerikën më të sigurt, më të fortë ose më të begatë”.

Vendimi për mbylljen e programeve të financuara nga Shtetet e Bashkuara gjatë rishikimit 90-ditor nënkuptonte se SHBA-të “do të merrnin shumë më tepër bashkëpunim” nga përfituesit e ndihmës humanitare, për zhvillimin dhe sigurinë, tha Sekretari Rubio.

Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), i drejtuar nga zoti Musk, ka nisur një përpjekje gjithëpërfshirëse, të autorizuar nga Presidenti Trump, për të shkurtuar punonjësit e qeverisë dhe për të shkurtuar triliona dollarë nga buxheti i qeverisë. USAID-i është një nga objektivat e tij kryesore. Zoti Musk pretendon se fondet e USAID-it janë përdorur për të ngritur programe vdekjeprurëse dhe e quajti atë një “organizatë kriminale”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Mollosi says:
    February 4, 2025 at 5:17 pm

    Kosova ishte perfituesja me e madhe e donacioneve amerikane me 537 milion. Amerikanet e inicuan Rambujenë. Amerikanet e bombarduan Serbinë. Amerikanet e cliruan Kosoven. Amerikanet e bene shtet Kosoven. Amerikanet ndikuan ne raportin perfundimtar te GJND…Te gjitha keto te mira i bene amerikanet per Kosoven kurse qeveria e Kosoves e shan, e fyen, e denigron udheheqjen e SHBA-së.
    Mosmirenjohja eshte karakteristike e njerezve te lig!

    Reply
  • demo says:
    February 4, 2025 at 5:52 pm

    Mollosi I jemi mmirenjohes Amerikes. Troje per te dhene nuk kemi.Ti do associacione,por associacioneS`ka.A e pe Dodikun cfare beri me Republika Serbska?Vendosi ta bashkoe ne paqe me Serbine.
    30 mije serbe ka gjithe e gjithe Kosova,,as 3 deputete nuk nxjerrin,Ju kemi dhene 10.Drita dhe uje,qera kane 26 vjet qe nuk paguajne,. Marrin rroga,pensione me Dinare nga Serbia,kur monedha e shtetit eshte Euro.Bojkotojne zgjedhjet.Po i lusim te bejme zgjedhje prape.U ankuan se Manastiret dhe Kishat nuk kane Toke e prona.Tokat e pronat e Manastireve ua mori Tito si ne gjithe venndet socialiste,.Qeveri e Kurtit ne kundershtom me Kushtetuten e Kosoves zbatoi Vendimet e gjykatave per Pronat e Kishave para 44…cfare te beje me Kurti ?

    Reply
  • Mollosi says:
    February 5, 2025 at 8:50 am

    Kurti duhet te jete me konstruktiv. Ai duhet ta dije se asociacioni ishte kushti per krijimin e shtetit te Kosoves. Kurti, fatkeqesisht draft asociacionin e vitit 2013 dhe 2015 e degradoi me marreveshjen e Brukselit dhe te Ohrit. Te gjithe ekspertet e thone kete. A e beri me vetedije apo per shkak te mos dijes, une nuk mund ta dij. Mos te behemi edhe ne si Maqedonija qe rreth 20 vjet kundershtoi dhe ne fund perseri ju dasht qe ta pranonte kushtin e nderrimit te emrit.
    Demo, te gjitha veprimet e deritashme te Kurtit jane kunder shtetesise se Kosoves. Cdo dite po dalin ne drite hajduterite qe ai dhe ministrat e tij i bene gjate periudhes 4-5 vjecare. Do te ishte fat per Kosoven qe me 9 shkurt te fitoje opozita. Uroj nga zemra qe ashtu te behet.

    Reply
  • Artan says:
    February 5, 2025 at 8:58 am

    Hajde merre vesh ç’bëhet në Kosovë. Ky Mollosi, që duket që është i LDK-së (barasvlerësja e PDhit në Shqipëri), qenka kundër VV-së e sigurisht edhe clirimtarëve të UÇK-së, VV-ja është kundër UÇK-së e kështu me radhë, domethënë të gjithë kundër të gjithëve.

    Reply
  • Mollosi says:
    February 5, 2025 at 9:57 am

    Artan, a i ke bere ndonjehere pyetje vehtes se perse nga shume miq qe kishte Kosova, pernjehere te gjithe u bene armiq te Kosoves.
    Sa i perket asaj qe thua se LDK-ja ishte barasvlera e PD po te them se raportet ne mes te Saliut dhe Rugoves ishin shume te keqija.

    Reply
  • Artan says:
    February 5, 2025 at 10:17 am

    Sepse ashtu e sollen koniunkturat. Bota nisi t’i perkedhele serbet,ca nga riaktivizimi i aleancave te vjetra,ca nga.lobimi serb,ca nga frika e Rusise e per ta marre me te mire Serbine.Nuk po them qe Kosova eshte krejt pa faj.

    Reply
  • Artan says:
    February 5, 2025 at 10:21 am

    LDK nuk eshte/ishte vetem Rugova. Shiko qeverine e Bukoshit per shembull,dhe lidhjen e saj me burrin.e Sllobodankes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestuesi para Kryeministrisë: Nuk harrojmë Gërdecin dhe 21 Janarin
  • Ambasadori i BE, Silvio Gonzato në protestën qytetare para Kryeministrisë
  • Veç Tiranës, protesta edhe në Durrës, Vlorë, Korçë dhe Elbasan. Rama: Janë delirantë dhe sharlatanë
  • Pankarta kunder Belerit, protestuesit kërkojnë drejtësi për Masakrën e Peshkëpisë
  • Qytetarët ndalin makinat dhe duartrokasin protestën në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. K R on Me dorën te barku, protestuesja: Jam këtu për vajzën që do vij në jetë
  2. ¿? on Nga Partia Socialiste te Partia e Resorteve
  3. demo on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  4. Cen Durimadhi on Si e fshehu Belinda Balluku vilën në Dhërmi në emër të Igli Tares
  5. TRENI on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?