Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sekretari britanik në SHBA, zhvillon bisedime për të zhbllokuar ndihmën për Ukrainën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sekretari britanik në SHBA, zhvillon bisedime për të zhbllokuar ndihmën për Ukrainën
AktualitetBote

Sekretari britanik në SHBA, zhvillon bisedime për të zhbllokuar ndihmën për Ukrainën

Published: April 9, 2024
Shpërndaje

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, ndodhet në Uashington të martën për të ushtruar trysni ndaj zyrtarëve të lartë republikanë për të zhbllokuar ndihmën për Ukrainën. Para së të arrinte në kryeqytetin amerikan, ai takoi në Florida ish presidentin Donald Trump, i cili është i rezervuar rreth kësaj çështjeje.

Sekretari Cameron thotë se fitorja për Ukrainën është “jetike për sigurinë amerikane dhe evropiane”, por ish presidenti është një kritik i mbështetjes së vazhdueshme amerikane dhe ligjvënësit e rreshtuar krah tij po mbajnë të bllokuar në Kongres një paketë ndihme për Kievin.

Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar konfirmoi takimin dhe tha se është “praktikë standarde” që ministrat e qeverisë të takohen me udhëheqësit e opozitës së vendeve aleate në vitet zgjedhore.

- Publicitet -

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, u takua në shkurt me udhëheqësin e Partisë Laburiste të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, i cili është favorit për t’u bërë kryeministër në zgjedhjet e mëvonshme të këtij viti. Kur zoti Cameron ishte kryeministër në vitin 2012, ai u takua me kandidatin e atëhershëm republikan për postin e presidentit, Mitt Romney.

Zyrtarët britanikë nuk thanë se si rrodhi takimi. Zoti Cameron dhe zoti Trump kanë pasur disa dallime të dukshme në të kaluarën. Zoti Cameron e quajti propozimin e zotit Trump gjatë fushatës së tij të parë presidenciale për ndalimin e hyrjes në myslimanëve në SHBA, “përçarës, të marrë dhe të gabuar”.

Z. Cameron ishte kryeministër i Britanisë së Madhe gjatë referendumit të 2016-ës për largimin e saj nga Bashkimi Evropian, një veprim që ai e kundërshtoi, ndërsa zoti Trump e mbështeti me entuziazëm. Ish kryeministri Cameron dha dorëheqjen pasi votuesit refuzuan thirrjen e tij për të qëndruar në bllok.

Kryeministri Rishi Sunak papritmas e ktheu zotin Cameron në qeveri vitin e kaluar.

Në Uashington, sekretari Cameron planifikon të nxisë ligjvënësit amerikanë të miratojnë një paketë të re ndihme për Ukrainën, duke paralajmëruar Kongresin se po e vë në rrezik sigurinë e perëndimit me bllokimin e fondeve. Ai do të zhvillojë bisedime me ligjvënësit, përfshirë udhëheqësin republikan të Senatit, Mitch McConnell, dhe shpreson të takohet me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, roli i të cilit është thelbësor në këtë çështje.

Në një video të postuar javën e kaluar në rrjetin social X, sekretari Cameron tha se “kryetari Johnson mund ta bëjë këtë në Kongres”.

NATO’s 75th … a Foreign Ministers’ meeting … and what needs to happen next pic.twitter.com/bvat4wu84C

— David Cameron (@David_Cameron) April 4, 2024

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  • I miri Ali iku ashtu siç jetoi
  • Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës
  • “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  • Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt, çështja kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  2. Vlora 97 on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. nastradini on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  4. Marinari on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  5. K R on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?