Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sekretarja Amerikane e Thesarit: Nëse nuk merren masa, vendi rrezikon katastrofën ekonomike!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sekretarja Amerikane e Thesarit: Nëse nuk merren masa, vendi rrezikon katastrofën ekonomike!
AktualitetBote

Sekretarja Amerikane e Thesarit: Nëse nuk merren masa, vendi rrezikon katastrofën ekonomike!

Published: May 8, 2023
Shpërndaje

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janer Yellen, thotë se duke filluar nga 1 qershori qeveria e Shteteve të Bashkuara rrezikon të mbeten pa para. Paralajmërimet e saj vijnë pak ditë përpara se Presidenti Joe Biden të takohet me ligjvënësit demokratë dhe republikanë për të diskutuar nevojat për rritjen e kufirit të huamarrjes.

Kaosi financiar dhe ekonomik do të pasojë nëse Kongresi nuk vepron për të rritur kufirin e borxhit në mënyrë që qeveria amerikane të marrë hua të tjera për të paguar shpenzimet, paralajmëroi Sekretarja e Thesarit Janet Yellen në emisionin “This Week” të rrjetit ABC.

“Pavarësisht nëse bëhet fjalë për mospagesën e interesit të borxheve, pagat për Sigurimet Shoqërore, ose kujdesin shëndetësor për të moshuarit, thjeshtë nuk do të kemi para të mjaftueshme për të përmbushur të gjitha detyrimet tona”. Situata mund të ketë edhe pasoja ndërkombëtare. “Letrat me vlerë që ofron Thesari amerikan përbëjnë themelet më të sigurta të sistemit financiar botëror. Dështimi i Shteteve të Bashkuara për të paguar borxhet do të vinte në pikëpyetje aftësitë tona të sigurimit të kredisë”, thotë Yellen.

- Publicitet -

Të martën Presidenti Joe Biden pritet të zhvillojë takime me udhëheqësit e të dy partive në Kongres. Demokratët kanë bërë trysni që të rritet tavani i borxhit pa parakushte. Republikanët kërkojnë shkurtimin e shpenzimeve federale. Senatori James Lankford foli në kanalin televiziv ABC lidhur me pritshmëritë nga takimi.

“Të gjithë e dinë se ka harxhime të kota në qeveri. Duhet të bisedojmë për këto gjëra dhe se cilat janë përparësitë tona. Si duhet të shpenzojmë për këto përparësi, dhe të sigurohemi që po reformohemi”. Deri më tani Presidenti Biden ka refuzuar të negociojë me republikanët për tavanin e borxhit, duke këmbëngulur heqjen e kufirit pa kushte, siç është bërë dhjetëra herë në të kaluarën nga presidentët e të dyja partive.

Duke folur në emisionin “Meet the Press” të kanalit NBC, udhëheqësi i pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries tha se demokratët e mbështesin presidentin. “Përfundimisht, të gjithë vlerësojnë çdo pjesë të veçantë të legjislacionit që na paraqitet, por ne jemi në një hap me Presidentin Biden dhe me demokratët në Senat. Ne duam të bëjmë gjënë e duhur për popullin amerikan”. Shtetet e Bashkuara nuk kanë dështuar kurrë në pagesat e borxhit. Ndërsa fondet pritet të mbarojnë këtë verë, thirrjet për negociata po shtohen çdo ditë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • PS i vë drynin Kuvendit, seanca për huanë ushtarake 302 mln dollarë me SHBA zhvillohet me dyer të mbyllura
  • Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen SASPAC për plotësim hetimesh
  • “Do të na dhembë gjatë”, letra e ndjerë e Kylian Mbappé pas humbjes në Botëror
  • “Kjo që po ndodh në Francë e Spanjë mund të ndodhë edhe te ne”, Rama: 4 helikopterë gati dhe 3 avionë zjarrfikës në fund të vitit
  • Marrëveshja me SHBA, opozita: Jemi pro, por kundërshtojmë mënyrën sesi Rama kërkon ta miratojë brenda ditës në Parlament

Komentet e Fundit

  1. Shkodrani on E frikshme dhe e paprecedentë: IA-ja del nga “kafazi” kibernetik duke kryer sulm hakerimi
  2. xxx on Pse heshtin artistët?
  3. Demotakercita on Pse heshtin artistët?
  4. [email protected] on Koha kur në rast agresioni, një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë
  5. Dashi on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?