Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sekreti shtetëror i një shteti pa sekrete
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > Sekreti shtetëror i një shteti pa sekrete
opinion

Sekreti shtetëror i një shteti pa sekrete

Published: October 30, 2026
Shpërndaje

Nga Fatos Tarifa

E dëgjuat?

Arsyeja e transferimit të z. Veliaj nga paraburgimi në Durrës në atë të Fierit është një “sekret shtetëror”!

- Publicitet -

Një sekret shtetëror në një shtet që s’ka sekrete.

Në një shtet ku çdokush di gjithçka për këdo.

Në një vend ku shumëkush di edhe ato që s’i di.

Në një shtet ku asnjë sekret nuk mbetet sekret sapo del nga një gojë apo hidhet në një shkresë.

Në një vend ku as SHISH-i nuk është i sigurt nëse sekretet që ka mbeten sekrete.

Në një shtet ku ministri i Drejtësisë nuk di atë që drejtoresha e përgjithshme e burgjeve, vartëse e drejtpërsëdrejtë e tij, e di dhe e shpall “sekret shtetëror”.

Po si mund të jenë kaq të paturpshëm ky shtet dhe këta zyrtarë të shtetit, sa t’i vënë emërtimin “sekret shtetëror” edhe një veprimi që, siç thotë populli, “ia bën muuuu!”?

Nën pretekstin e “sekretit shtetëror”, qeveria mund t’i bëjë ç’të dojë çdo qytetari — edhe mua që flas e shkruaj, edhe fqinjit tim që komenton në shtyp a në televizion, edhe një studenti që proteston, edhe një tjetri që e përkrah atë student — pa qenë nevoja t’i japë shpjegime askujt.

Sepse sekreti shtetëror mbetet sekret.

Nuk ka nevojë të jepet shpjegim. Nuk ka nevojë të informohet askush.

Nuk ka nevojë as të dihet kush vendos dhe mbi ç’bazë vendos.
Mjafton të thuhet: “Sekret shtetëror!” E di shteti.

Dhe shteti, që duhet t’u japë llogari qytetarëve, u kërkon atyre të heshtin.

A nuk thoshte Stalini “S’ka informacion, s’ka problem” (Нет информации — нет проблемы)?

Në rastin e vendimit për transferimin e z. Veliaj, kjo thënie famëkeqe, epitomë e mendësisë bolshevike, mund të lexohet: “S’ka shpjegim, s’ka përgjegjësi!”

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sekreti shtetëror i një shteti pa sekrete
  • Sulmi më i madh në historinë e kriptomonedhave: Koreja e Veriut dyshohet pas grabitjes prej 6.3 miliardë dollarësh
  • Ndahet nga jeta diplomati i njohur, ish-deputet i PS-së
  • Mbyllja e hetimeve për dosjen “Balluku”, SPAK merr të pandehur edhe 5 biznesmenë
  • Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Komentet e Fundit

  1. Xen Bolja on SPAK mbyll hetimet për Evis Berberin, ja akuza që rëndon mbi ish-kreun e ARRSH
  2. xhaxhi moderatori on Ndryshojnë kushtet e qëndrimit në burg për Veliajn, del vetëm në ajrim dhe vendoset në qeli më vete
  3. Anonymous on “Mos i kurseni!”
  4. Hasani on SPAK mbyll hetimet për Evis Berberin, ja akuza që rëndon mbi ish-kreun e ARRSH
  5. Vezhguese on SPAK mbyll hetimet për Evis Berberin, ja akuza që rëndon mbi ish-kreun e ARRSH

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?