Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sektorët ku fitohet më shumë: Puna mendore po shpërblehet, por dhe ata që shesin prona
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Sektorët ku fitohet më shumë: Puna mendore po shpërblehet, por dhe ata që shesin prona
EkonomiLajmi i fundit

Sektorët ku fitohet më shumë: Puna mendore po shpërblehet, por dhe ata që shesin prona

Published: March 12, 2024
Shpërndaje

Të fitosh nga hapja e një biznesi sa vjen e po bëhet më e vështirë. Konkurrenca është shtuar, konsumi është reduktuar për shkak të çmimeve të larta dhe tkurrjes së popullsisë nga emigracioni, ndonëse po kompensohet disi nga turizmi. Hapja e një bari në lagje, dikur biznesi më i preferuar i shumëkujt nuk të shpërblen më aq shumë, pasi po konkurrohen me linjat e mëdha.

E njëjta gjë dhe me marketet e vogla, që nuk kanë më aq punë teksa konsumatorët po blejnë më shumë në zinxhirët e supermarketeve. Në të njëjtën linjë dyqanet e vogla të veshjeve po ndiejnë presionin e qendrave të mëdha tregtare. Të dhënat e INSTAT për të ardhurat dhe fitimet, tregojnë se norma e fitimit në ekonomi në vitin 2022 ishte mesatarisht 9.1%, me një rënie të lehtë në krahasim me 9.3% që ishte ky tregues një vit më parë.

Ndërsa bizneset e tregtisë nuk po ecin aq shumë, duket se puna mendore tashmë po shpërblehet. “Shërbimet profesionale” ishin aktiviteti që kishte normën më të lartë të fitimit në vitin 2022, me një normë prej gati 33%. Nga 100 lekë të ardhura, subjektet që kryejnë shërbime profesionale fituan 33 lekë. Në krahasim me një vit më parë, norma e fitimit është rritur me më shumë se 8 pikë përqindje.

- Publicitet -

Lulëzimi i ndërtimit gjatë viteve të fundit ka shtuar punën dhe për ata që merren me biznesin e pasurive të paluajtshme. Megjithatë, ky sektor ka zbritur në vend të dytë, nga i pari në 2021. Norma e fitimit ishte 24.7%, nga 32% vitin e mëparshëm. Zhvillimi i teknologjisë ka shtuar hapësirat për ekspertët e teknologjisë së informacionit, që kishin një normë fitimi prej 26% në 2022, me një rritje të lehtë në krahasim me vitin e mëparshëm.

Ndonëse rendja drejt klinikave shëndetësore ishte më e ulët në 2022, në raport me 2020-2021 kur aktiviteti i tyre kulmoi si rrjedhojë e pandemisë, sërish “shëndetësia dhe aktivitetet e punës sociale” raportuan një normë fitimi prej rreth 21%, në rënie me 3 pikë përqindje në krahasim me vitin e mëparshëm.

Rimëkëmbja e konsumit pas pandemisë, por edhe ardhja e turistëve të huaj kanë nxitur aktivitetet e akomodimit dhe të shërbimit ushqimor, me norma përkatësisht 20% dhe 18% në 2022, me rritje të ndjeshme me 4-5 pikë përqindje në krahasim me vitin e mëparshëm. Edhe agjencitë e udhëtimeve panë një rritje të normës me rreth 2 pikë përqindje, por kthimi i tyre gjithsesi mbetet më i ulët, në rreth 8%.

Arsimi është një biznes që ka një normë fitimi prej 15%, me rënie të lehtë me një pikë përqindje në raport me vitin e mëparshëm. Aktivitetet që fitojnë më pak janë ato të tregtisë. Nëse angazhohesh në tregti me pakicë, sipas INSTAT, nuk fiton më shumë sesa 7.2 lekë për 100 lekë të angazhuara, ndërsa vitin e mëparshëm të mbeteshin 8.2 lekë.

Në tregtinë me shumicë, norma e fitimit ishte e qëndrueshme, në 5.7%. Gjithsesi për shkak të xhiros së lartë që realizon ky aktivitet, në vlerë fitimet e tregtisë me shumicë janë të larta. Sektori i telekomunikacioneve, dikur një nga më fitimprurësit në vend ka rezultuar me humbje prej rreth 11 miliardë lekësh. Me humbje ishte dhe aktiviteti i furnizimit me ujë, prej -2 miliardë lekësh.

Të gjitha bizneset që operojnë në vend, në vitin 2022 realizuan të ardhura totale prej 3.5 trilionë lekësh, ose rreth 32 miliardë euro. Nga këto 316 miliardë lekë, ose gati 3 miliardë euro ishin fitime. Fitimet më të larta në vlerë i realizoi aktiviteti i tregtisë me shumicë, me 18% të totalit, e ndjekur nga ndërtimi (11% e totalit të fitimeve totale) dhe shërbimet profesionale (10.6%).

Shihni grafikun

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • mali says:
    March 12, 2024 at 4:48 pm

    Idiotizem. 5 vjet meru me droge,prostitution, pastrim parash dhe 5 vjet burg dhe ne fund te 10-vjecarit jeton si pasha.

    Reply
  • Dursakja says:
    March 13, 2024 at 6:21 am

    Nuk mund të merret një popull vetëm me tregti. Kush do të jetë blerësi nëse aktiviteti i vogël mbin si këpurdhat pas shiut. Pushteti lokal duhet t’i ketë linçecat e kufizuara në aktivitet e vogla dhe përpara një hapje aktiviteti ai duhet ta orientojë qytetarin dhe duhet ti japë një informacion, kjo do ti shërbej dhe pushtetit lokal që në të ardhmen ta ketë më të lehtë mbledhjen e taksës. Kuptohet një aktivitet i qëndrueshëm eshtë i ndërgjegjshëm për taksën e llogjikshme. (Për njërëzit normalë kur funksionon shteti) Mirëqënia e një vendi nuk bazohet në mbledhjen e taksave të biznesit të vogël dhe në favorizimin e bizneseve të mëdha (që i kanë monopol bizneset) Ekonomia mbështetet në aktivitetet e ndërmarrjeve të mëdha, në thithjen e investimeve, por kjo me një administratë të korruptuar është e pamundur. Kjo është një detyrë e pushtetit qendror, tërheqja e investimeve të huaja, por kjo nuk mund të arrihet pa një arësim të shëndetshëm profesional e të përgjegjshëm.për këtë një rëndësi të veçantë ka ministria e arsimit. Të gjitha këto kanë të bëjnë me politikën ekonomike të qeverisë dhe kërkojnë specialistë të zot dhe të devotshëm në detyrë. Nuk mund një vend të mbahet me aktivitete tregtare, ky mendim është absurd dhe foshnjarak.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten
  • Vrasja e Martin Canit, Apeli urdhëron vlerësim të ri psikologjik për autorin e dyshuar
  • Rama mbledh grupin e PS, mungon Spiropali. Zbardhet kërkesa për deputetët
  • Kafshohet nga nepërka në Valbonë, turistja nga Zelanda tregon si mbijetoi dhe ka një apel për të gjithë
  • Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën

Komentet e Fundit

  1. Mufe on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten
  2. Kshu del nga komentusit on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten
  3. Ali Saliu on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten
  4. Vl on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten
  5. Ali Saliu on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?