Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sera e kanabisit në Berat, të arrestuarit: U detyruam për shkak të gjendjes ekonomike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sera e kanabisit në Berat, të arrestuarit: U detyruam për shkak të gjendjes ekonomike
AktualitetKronike

Sera e kanabisit në Berat, të arrestuarit: U detyruam për shkak të gjendjes ekonomike

Published: November 13, 2022
Shpërndaje

Personat e arrestuar në fermën ku kultivohej kanabis në Berat deklaruan në sallën e gjyqit se kishin shkuar të punonin për të siguruar të ardhura, për shkak të kushteve të vështira ekonomike ku jetojnë. Gjykata e Shkallës së Parë Berat vendosi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 11 personat e arrestuar si organizatorët dhe mbikëqyrës së serës së mbjellë me hashash në fshatin Drenovicë në bashkinë Dimal.

Në seancë kanë folur vetëm 2 prej burrave të arrestuar, ndërkohë që për të arrestuarit e tjerë kanë folur vetëm avokatët përfaqësues të tyre: Flutura Eski, Agron Isufi, Plarent Lapardhaja dhe Qazim Kozhaj.

Dy burrat deklaruan se kishin ardhur për të punuar pasi merrnin 50 mijë lekë (të vjetra) në ditë dhe se ishin të detyruar nga kushtet e vështira ekonomike në të cilat jetojnë. Prokurorja Albiona Papajani ka kërkuar vlerësimin “të ligjshëm” të arrestimit të 11 shtetasve dhe caktimin për ta të masës së sigurisë “arrest me burg”, për veprat penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “armëmbajtje pa leje”.

- Publicitet -

Gjyqtari Pëllumb Zaimi, pasi ka dëgjuar organin e akuzës dhe pretendimet a avokatëve e ka vlerësuar “të ligjshëm” arrestimin e 11 shtetasve të sipërpërmendur dhe ka caktuar për të gjithë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Jurgen Ujkaj, Bashkim Mema, Sidrit Bisha, Endrit Xheka, Edison Mema, Mirvaldo Disha, Hamdi Dyli (pronari që kishte lënë me qira serat), Blerim Xheka, Samuel Lushaj, Drita Mema dhe Izmira Mema janë të gjithë personat e ndaluar që u sollën sot në seancë, nën masa të rrepta sigurie.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Andis says:
    November 13, 2022 at 1:00 pm

    Me se e vertete se nuk merr njeri rrezikun perpara kur nuk ka me cfare ti ushqeje femijet.

    Reply
  • Arben says:
    November 13, 2022 at 1:39 pm

    doni me per belulin

    kjo eshte allbania urupiane

    skllever.

    Reply
  • Detari says:
    November 13, 2022 at 3:57 pm

    arsyja pse skiptaret merren me droge dhe vjedhje eshte sepse i gjithe populli eshte pa shkolle, me nje IQ shume te ulet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • A u ndalon dot Rama protestuesve lëvizjen në Europë? Si përgjigjet KE
  • Studenti i Mjekësisë rrëzon akuzat e Ramës për kriminalizimin e protestuesve
  • Zgjedhjet të martën: Gjenerali që sfidon Netanyahun 
  • Pesë devijime fatale presidenciale amerikane
  • Pushteti dhe humbja e arsyes

Komentet e Fundit

  1. Gëzim on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  2. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  3. Lola on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Shemsi Papa 🤣 on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  5. K R on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?