Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Serbi, amnisti për dorëzimin e armëve të paligjshme deri më 8 Qershor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Serbi, amnisti për dorëzimin e armëve të paligjshme deri më 8 Qershor
AktualitetBote

Serbi, amnisti për dorëzimin e armëve të paligjshme deri më 8 Qershor

Published: May 7, 2023
Shpërndaje

Disa ditë pasi në dy sulme me armë në Serbi, mbetën të vrarë 17 persona, ministria e Brendshme e vendit u kërkoi të dielën qytetarëve të dorëzojnë të gjitha armët e paregjistruara ose do të përballen me dënimin me burg.

Individët që dorëzojnë armë, granata, municione dhe armë të tjera në pronësi të paligjshme midis 8 majit dhe 8 qershorit nuk do të përballen me asnjë akuzë penale, thuhet në një deklaratë të ministrisë së Brendshme të Serbisë. Ata që nuk e respektojnë urdhrin do të përballen me ndjekje penale dhe mund të dënohen me shumë vite burgim, paralajmëruan zyrtarët e qeverisë serbe.

Gjatë fundjavës u mbajtën funeralet për viktimat e sulmit në një shkollë të Beogradit të mërkurën dhe atij në një zonë rurale në jug të kryeqytetit serb të enjten mbrëma. Sulmet, në të cilat u plagosën edhe 21 persona, kanë shkaktuar panik dhe ankth në vendin ballkanik.

- Publicitet -

Serbia është e mbushur me armë dhe kryeson listën e vendeve evropiane me numrin më madh të armëve të regjistruara për banor dhe është e njohur për situatat e krizës pas luftërave të viteve 1990 që shkaktuan shpërbërjen e Jugosllavisë.

Në vitin 2013, një veteran i luftës vrau 13 persona. Autori i sulmit në shkollën e Beogradit është një nxënës 13-vjeçar, i cili vrau shtatë vajza, një djalë dhe një roje shkolle.

Një ditë më vonë, një 20-vjeçar qëlloi në drejtim të njerëzve në dy fshatra të Serbisë qendrore, duke vrarë tetë persona. Autoritetet i kanë arrestuar autorët e të dyja sulmeve.

Pas incidenteve, autoritetet premtuan se do të ashpërsonin masat ndaj armëve dhe do të rrisnin sigurinë në shkolla dhe në të gjithë vendin.

“Ftojmë të gjithë qytetarët që kanë armë pa leje që t’i përgjigjen kësaj thirrjeje, të shkojnë në rajonin më të afërt të policisë dhe të dorëzojnë armët për të cilat nuk kanë dokumente të duhura”, tha zyrtarja e policisë Jelena Lakiçeviç.

Zonja Lakiçeviç tha se dorëzimi vullnetar vlen për të gjitha armët e zjarrit, pajisjet shpërthyese, pjesët e armëve dhe municionet që njerëzit i mbajnë në mënyrë të paligjshme në shtëpitë e tyre.

Serbia nuk është përballur plotësisht me rolin e saj në luftërat e viteve 1990, kriminelët e luftës konsiderohen kryesisht si heronj dhe grupet minoritare vazhdimisht përballen me ngacmime dhe ndonjëherë edhe dhunë fizike.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • I shpëtoi operacionit të RENEA-s në Korçë, kush është Mihallaq Përgjika
  • Kryeministria për “shkarkimin” e Ristanit: Veliaj është kryetar i Tiranës, nuk ka hapësirë për interpretim
  • Zjarret përpijnë bjeshkët e Dibrës, flakët dalin jashtë kontrollit në Sllatinë
  • GJKKO e la në burg, Ergys Agasi transferohet në paraburgimin e Bradasheshit
  • Aksidenti me monopatinë i mori jetën, 13-vjeçari stërnip i At Gjergj Fishtës

Komentet e Fundit

  1. tom on Disa pyetje dhe përgjigje për paqen me Rusinë
  2. Ethem Lalaj on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  3. Precizim on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  4. Vl on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  5. Aldrin on Akuza e pazakontë e kryeministrit malazez: Serbia dhe Shqipëria duan të na destabilizojnë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?