Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Serbia: Formimi i Asociacionit është obligim e jo dëshirë e Kurtit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Serbia: Formimi i Asociacionit është obligim e jo dëshirë e Kurtit
AktualitetBoteKosovë

Serbia: Formimi i Asociacionit është obligim e jo dëshirë e Kurtit

Published: December 9, 2022
Shpërndaje

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk është vetëm dëshirë, por nevojë e të gjithë serbëve në Kosovë.

Këto deklarata Petoviçi i bëri më 9 dhjetor, pasi paraprakisht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, se nëse Serbia dëshiron që të formohet Asociacioni, duhet të njohë pavarësinë e Kosovës.

“Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është çështje e dëshirës së Albin Kurtit, por obligim i Prishtinës që buron nga Marrëveshja e Brukselit dhe Bashkimi Evropian garantoi zbatimin e kësaj marrëveshjeje të nënshkruar. Fakti që Kurti mburret se ai është kundërshtari më i madh i Asociacionit është çështje për komunitetin ndërkombëtar, por edhe për ekspertët nga fusha të tjera, jashtë politikës”, tha Petkoviç.

- Publicitet -

Çfarë parasheh Asociacioni?

Asociacioni i komunave me shumicë serbe parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë të banuara me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviç dhe Shtërpcë.

Sipas marrëveshjeve, Asociacioni ka për qëllim të përfaqësojë interesat kolektive të këtyre komunave, veçmas në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural si dhe të ekonomisë.

Marrëveshja e vitit 2013 për Asociacionin thekson se ai do të krijohet me statut dhe strukturat e tij, mbi bazën e statutit të Asociacionit të komunave të Kosovës.

Po ashtu thuhet se Asociacioni do të ushtrojë edhe përgjegjësi të tjera shtesë, varësisht se si delegohen nga autoritetet qendrore dhe që do të ketë një rol përfaqësimi tek autoritetet qendrore.

Sipas marrëveshjes së vitit 2015 për parimet për krijimin e Asociacionit, objektivat kryesorë të Asociacionit janë: ushtron vështrimin e plotë për zhvillimin e ekonomisë lokale; ushtron vështrimin e plotë në fushën e arsimit; ushtron vështrimin e plotë për përmirësimin e shëndetësisë lokale primare e sekondare dhe përkujdesjen sociale; ushtron vështrimin e plotë për koordinimin e planifikimit urban dhe rural; aprovon masa për përmirësimin e kushteve lokale të jetesës për të kthyerit në Kosovë; zhvillon, koordinon, lehtëson aktivitete hulumtuese dhe zhvillimore; promovon, shpërndan, dhe avokon për çështjet me interes të përbashkët të anëtarëve të tij dhe i përfaqëson ata përfshirë tek autoritetet qendrore; vendos marrëdhënie dhe hyn në marrëveshje bashkëpunimi me asociacionet tjera të komunave, vendore dhe ndërkombëtare, etj.

Gjatë një seance plenare më 9 dhjetor, Kurti tha se në përgjithësi, në dialogun me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE-ja, palët kanë arritur 33 marrëveshje. Ai tha se nuk mund të lejojë që Asociacioni të shndërrohet si marrëveshja më me prioritet.

“Nëse e do Asociacionin fort, atëherë e njeh pavarësinë. Por, ata po thonë për çdo javë se nuk do ta njohin kurrë. Ky fakt tregon se ata nuk e duan Asociacionin. Neve nuk na duhet, ata nuk e duan, nuk kemi pse i japim kaq shumë prioritet”, tha Kurti.

Kosova dhe Serbia, në kuadër të Marrëveshjes së parë të Brukselit, më 2013 arritën pajtim për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Dy vjet më vonë, u arrit edhe Marrëveshja mbi parimet për themelimin e këtij asociacioni.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se disa pika të marrëveshjes nuk janë në përputhje me Kushtetutën dhe shtoi se ato mund të harmonizohen me akte nënligjore nga Qeveria e Kosovës.

Serbia insiston që Asociacioni të formohet, por Qeveria e Kosovës është shprehur kundër një asociacioni njëetnik./REL

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Pa njohur shtetin, nuk mund të bësh asgjè says:
    December 9, 2022 at 4:37 pm

    Pa njohur shtetin e Kosovës, si mund të pranosh asocionin e komunave serbe?! Kushdo që kupton pak nga ligjëshmëria, e kupton që është absurde dhe që është një lojë e trashë serbe. Habitem me Brukselin që pranon këtë skenar serb!

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    December 9, 2022 at 5:25 pm

    Kur eshte marr vendimi per Asosaconin eshte marr vendimi edhe per njohjn e Kosoves. Njenshmeri nuk ka . Serbia te beje detyren evet Kosova te bej detyrat e saje.Kjo ne vartesi te njohjes.

    Reply
  • i dashuri i dashnores te nje kryeredaktori te bukur gazete says:
    December 9, 2022 at 5:34 pm

    Paska dhe Selenica nje Ali ! Kujtoja se i fundi qe pashai i Janines nga Alinjte !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit
  • INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës
  • Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  2. PANO HALLKO on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  3. Anonymous on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  4. K R on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  5. Dritani i Shkabajve on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?