Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Serbia kërkon heqjen e vizave për serbët e Kosovës, si përgjigjet KE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Serbia kërkon heqjen e vizave për serbët e Kosovës, si përgjigjet KE
AktualitetBote

Serbia kërkon heqjen e vizave për serbët e Kosovës, si përgjigjet KE

Published: May 16, 2023
Shpërndaje

Serbia ka kërkuar nga Komisioni Evropian që të anulojë vendimin për detyrim për vizë për qytetarët serbë me banim në Kosovë, të cilët janë të pajisur me pasaporta serbe të dorës së dytë, të lëshuara nga Administrata Koordinuese në Beograd.

Shtetasit e Serbisë me vendbanim në Kosovë kanë dokumente udhëtimi të lëshuara nga kjo Administratë. Nuk ka të dhëna të sakta për numrin e saktë të pasaportave të lëshuara nga Administrata Koordinuese, por ata që i kanë mbajtur ato pasaporta mund të jenë të vetmit që do të duhet të aplikojnë për vizë për të udhëtuar në vendet e BE-së, kur liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.

Beogradi prej vitesh insiston që ky problem të zgjidhet, ndërsa Prishtina u bën thirrje serbëve që të marrin pasaportat e Kosovës, që nga Viti i Ri të udhëtojnë lirshëm.

- Publicitet -

Në Bashkimin Evropian shprehin vendosmërinë e tyre për të siguruar që të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor të përfshihen në regjimin pa viza, por Beogradi këmbëngul që çështja në lidhje me pasaportat e lëshuara nga Administrata Koordinuese të zgjidhet dhe pret që kjo të ndodhë nga fundi i këtij viti.

Por, nga Komisioni Evropian kanë përsëritur se serbët me pasaporta të Drejtorisë së Koordinimit nuk përfitojnë nga regjimi pa viza për Kosovën.

Zëdhënësja e KE-së tha për Euronews në gjuhën serbe, se ndërkohë që po bëhet progres me liberalizimin e vizave për Kosovën, Bashkimi Evropian është i vendosur të sigurojë që të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor të përfshihen në regjimin pa viza dhe t’u sigurohen kushte për udhëtim të sigurt.

Kujtojmë se formalisht tashmë është përmbyllur i gjithë procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Vendimi pritet të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024 – prej kur qytetarët e Kosovës që posedojnë pasaporta biometrike të lëshuara nga shteti i Kosovës, do të mund të udhëtojnë pa viza në atë që njihet si zona Schengen dhe përbëhet prej 27 shtetesh evropiane.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Aksioni i SPAK në Ministrinë e Mbrojtjes, në kohën që ambasadori amerikan takohej me ministrin Nufi
  • SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?
  • Çfarë po ndërtojmë realisht? Qytetin apo qytetarin?
  • Ngrohja globale po përshpejtohet, njihuni me zonat më të prekura
  • Kufizime mediave, dosjet dhe përgjimet publikohen pasi t’i lejojë Gjykata

Komentet e Fundit

  1. Boll on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  2. Genti on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  3. Emigranti on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  4. Anonymous on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  5. Jugu on “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Si gënjeu kompozitori mikun e tij të zhveshur që vuri re kamerën e fshehur

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?