Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nuk është koha për Tik Tok, po rrezikojnë jetën! Lumenjtë në gradën 5, Federata e Rafting, apel policisë: Ndaloni amatorët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Nuk është koha për Tik Tok, po rrezikojnë jetën! Lumenjtë në gradën 5, Federata e Rafting, apel policisë: Ndaloni amatorët
KronikeSport

Nuk është koha për Tik Tok, po rrezikojnë jetën! Lumenjtë në gradën 5, Federata e Rafting, apel policisë: Ndaloni amatorët

Published: November 22, 2025
Shpërndaje

Në rrjete sociale shihen video ku të rinj rrezikojnë veten e tyre dhe turistët duke u futur në Vjosë dhe Osum në këto orë përmbytjesh. Federata e Rafting ka bërë një deklaratë lidhur me këto veprime.

NJOFTIM ZYRTAR

Federata Shqiptare e Rafting

- Publicitet -

Në ditët e fundit, për shkak të reshjeve të dendura në territorin e Shqipërisë, nivelet e lumenjve kanë arritur maksimumin, ndërsa prurjet dhe shpejtësia e rrjedhave i afrohen gradës 5, kategori që konsiderohet jashtëzakonisht e rrezikshme edhe për sportistët profesionistë.

Federata Shqiptare e Rafting ka ndjekur me shqetësim disa video që qarkullojnë në rrjetet sociale, ku persona amatorë dhe pa trajnim të certifikuar ndërmarrin aktivitete rafting në kushte ekstreme,
duke rrezikuar rëndë jetën e tyre dhe të të tjerëve.

QËNDRIMI I FEDERATËS SHQIPTARE TË RAFTING:

Ne distancohemi plotësisht dhe i dënojmë ashpër këto raste të papërgjegjshmërie. Rafting në kushte të tilla mund të kryhet vetëm nga sportistë të trajnuar, të certifikuar dhe me
instruktorë profesionistë të Federatës Shqiptare të Rafting.

THIRRJE PËR INSTITUCIONET

I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit dhe strukturave të emergjencave që:
– të ndalojnë menjëherë këto raste të rrezikshme,
– të sekuestrojnë çdo mjet lundrimi të përdorur në mënyrë të paligjshme,
– të parandalojnë me çdo kusht përsëritjen e këtij fenomeni.

MESAZH PËR QYTETARËT

Ju lutemi, mos u afroni lumenjve në këto kushte ekstreme dhe mos ndiqni shembullin e aventurierëve të papërgjegjshëm që nuk e njohin rrezikun. Jetët njerëzore janë më të rëndësishme se çdo aventurë. Siguria është prioriteti ynë.

Federata Shqiptare e Rafting

n.s. / dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • demo says:
    November 22, 2025 at 11:13 am

    Bota pa budallenj nuk ka kuptim.Forcat e Armatosura me dajake e me dege plepi mos shkojne te kerkojne Ibrahimin ne ferre pas ketyre Raftingeve,se keta e kane nga qefi.

    Reply
  • Emri says:
    November 22, 2025 at 11:32 am

    Ky quhet seleksionim natyror. Te zgjuarit mbijetojne, budallenjte i merr lumi. Forcat e Armatosura qe paguhen nga taksapaguesit per te mbrojtur vendin nga rreziqet te mobilizohen per te shpetuar pronen dhe jeten e atyre njerezve qe jane ne rrezik. Nuk kane pse te merren me budallenjte qe sfidojne natyren. Po shpetuan vete hallall, perndryshe t’u rrojne familja e shoqeria

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kur Parisi i paqes korrigjonte Versajën e luftës!
  • Alarmi për territorin: Planifikimi urban po humbet rolin e tij ligjor e shkencor
  • Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale
  • Dyshime se është “rekrutuar” nga Rusia, Presidentja sllovene në qendër të një skandali spiunazhi
  • Përplasja e gazetarit me truprojat e Kryeministrit, Rama: Shau si i përdalë një grua, e bullizoi bashkë me fëmijën

Komentet e Fundit

  1. Socialisti i zhgenjyer on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  2. Patriot on VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  3. Keqardhje totale on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  4. Ethem Lalaj on “Kryebashkiaku i Pustecit kërkoi falje që nuk u luajt himni shqiptar“, Rama reagon pas incidentit ku ishte Mickoski
  5. Vlora on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?