Nga Dr. Jorgji Kote
Botuar në DITA
Në 45 ditët e fundit komuniteti perendimor u shtang nga dy ngjarje tejet kompromentuese për shtetin e të drejtës dhe vlerat e tij themelore. Më 3 Dhjetor 2024, Presidenti konservator i Koresësë Jugut, Yoon Suk Yeol, krejt papritur dhe pa asnjë konsultim me drejtuesit e tjerë më të lartë të Parlamentit dhe qeverisë shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Kjo sipas tij për shkak të kërcënimit të rendit kushtetues të vendit, si pasojë e veprimeve armiqësore nga segmente të caktuara të opozitës në bashkëpunim me rregjimin e Koresë së Veriut.
Për fat të mirë, demokracia atje tregoi vlerat dhe forcën e saj nëpërmjet protestave masive qytetare dhe kundërshtimit nga Parlamenti, i cili e rrëzoi brenda ditës ligjin presidencial të luftës.Njëkohësisht dhe vetë Partia e Presidentit votoi për shkarkimin e Yeol në Parlament.
Gjithashtu ndaj tij u ngritën akuza të rënda penale për cënim rë rendit kushtetues.
Ndërkohë, në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tëkonfirmuar shkarkimin e Yoon Suk Yeol si President, më 3 janar, 2000 trupa policore dhe 100 hetues u paraqitën në rezidencën e Presidentit të shkarkuar për të bërë arrestimin e tij. Mirëpo, qindra mbështetës të tij dhe forcat e Gardës presidenciale nuk lejuan zbatimin e Urdhër Arrestit. Ky ishte incidenti i dytë serioz që komprometoi më tej demokracinë jugkoreane. Meqenëse afati iarrestit ka skaduar më 6 janar, në Seul vijojnë përpjekjet e të gjitha palëve për arrestimin e tij, por deri tani pa rezultat.
Lidhur me këto ngjarje brengosëse vazhdojnë diskutimet, debatet dhe analizat e shumta në qarqet politike, diplomatike dhe nëmedian ndërkombëtare. Ca më tepër se ky nuk ishte rasti i parë dhe i vetëm për Seulin. Rikujtojmë se më 6 prill 2017, Gjykata e Lartë e Koresë së Jugut dënoi me 24 vite burg dhe gjobë 17 milionë euro ish-Presidenten karizmatike 66-vjeçare, Park Geun Hye për 16 nga 18 akuza të rënda, që variojnë nga shpërdorimi i pushtetit, detyrimin me forcë për ryshfete, korrupsion, rrjedhje të informacionit sekret etj. Ishte presidentja e 11-të jug-koreane, një makinë e vërtetë elektorale e quajtur “Mbretëresha e Zgjedhjeve”. Mirëpo nga fundi i mandatit, niveli i popullaritetit të saj ra në 4 për qind, pas protestave masive që e detyruan të jepte dorëheqjenderi në dënimin e saj.
Sipas ekspertëve, kjo krizë e thellë institucionale është pasojë e një kulture politike të polarizuar prej kohësh dhe mungesës sëekuilibrit të pushteteve në Seul.
Kështu, sipas një interviste të analistëve politikë Sun Ryung-park dhe Yves Tiberghien në “Le Monde” më 3 Janar 2024, “ gjatë cikleve të fundit politike, revanshi ndaj kundërshtarëve politikë është bërë tipar themelor i politikës jugkoreane». Ky polarizim politik është bërë dhe më i theksuar mbas shtimit të pakënaqësive dhe pabarazive pas Pandemisë COVID – 19. Secili kamp politiklufton në transhetë e rrjeteve sociale, duke e konsideruar tjetrin sikërcënim ekzistencial”.
Ndërkohë, e majta po akuzohet si kurrë më parë për bashkëpunimme Korenë e Veriut; ky ishte dhe argumenti i ish Presidentit Yeolpër të justifikuar ligjin e luftës. Ndërsa e djathta po tregon respekt ndaj diktaturave të kaluara, me qëndrime në favor të rishikimit të historisë, përfshirë dhe kolonializimin japonez më 1910-1945.
Më tej, gjatë dekadave të fundit, shoqëria jugkoreane ka kaluar në dhunë dhe konflikte mes brezash midis burrave dhe grave, të varfërve dhe të pasurve dhe atyre me origjinë të ndryshme krahinore. Edhe gjatë fushatës presidenciale të vitit 2022, në kushtet e rritjes së valëve të feminizmit, ish Presidenti flaku tej politikat ekonomike të parardhësit të tij, liberalit Moon Jae-in (2017-2022) duke zhvilluar fushatë në favor të të rinjve, duke siguruar kështu mbështetjen e tyre massive.
Sipas guvernatorit jugkorean Kim Dong Yeon, Presidenti në Seul bëhet « mbret de fakto”. Mbasi zgjidhet me ndihmën e Partisë dhe duke e sakrifikuar atë, Presidenti i rrëmben të gjitha pushtetet, duke e ashpërsuar më tej bipolarizimin politik dhe partiak.Mirëpo, mbas 5 vitesh atë e “vrasin” politikisht, duke mos ia ripërtërirë mandatin e duke zgjedhur një Kryetar tjetër Shteti. Për pasojë, presidentët e larguar iu nënshtrohen hetimeve të porositura dhe të kopsitura nga pasardhësit e tyre ; kësisoj, pothuajse të gjithë presidentët jugkoreanë kanë përfunduar në burg.
Gjithsesi, Seuli ku u ndalëm enkas më gjatë është rasti më i freskët, por as i pari dhe as i vetmi kudo në botë. Kështu, me përjashtim të figurës emblematike të Presidentit të ndjerë Nelson Mandela Afrika është plot me praktika negative dhe korruptuese presidenciale. Rasti më negativ i tyre është padyshim Robert Mugabe; i njohur si ish luftëtar i rezistencës së majtë kundër shtypjes dhe diskriminimit dhe për 13 vjet ishte i burgosur politik. Më 1979 ngjiti shkallët e pushtetit si kryeministër dhe president me pritshmëri të mëdha publike në Zimbabve gjatë periudhës 1987 – 2017. Por, nuk vonoi dhe ai u bë diktator i egër si Mobutu fqinj, dhunues i të drejtave të njeriut, mashtrimit dhe korrupsionit. Ndonëse në moshën 93 vjeç, për 3 dekada si President dhe me dosje të zeza krimi, ai nuk “shkulej” nga pushteti, derisa u tërhoq me “ bisht ndër shalë”në dhjetor 2017 pas një puçi “të butë”ushtarak dhe vdiq mbas 2 vitesh.
Emrin e Abedelaziz Buteflika në Algjeri e dëgjoja në radio qysh i vogël në vitet 60 si ministër i jashtëm deri më 1978; pastaj nga viti1999 – 2019 si President i Republikës dhe mes shumë skandaleshdhe aferash! U sëmur, pësoi hemoragji celebrale, u paralizua dheprapë me “këmbë zvarrë“ derisa me pahir e çuan në shtëpi ku vdiq 2 vite më vonë në moshën 85 vjeçare!
Ndërsa në dhjetor 1978, kur shkova me shërbim në Beirut, emri i parë që lexova në Gazetat libaneze ishte Mishel Aouen, gjenera ldhe komandanti i ushtrisë libaneze. E që më vonë ngjiti shkallët e karrierës politike. U habita 4 vite më parë kur pashë se ishte ende president në moshën 89 vjeçare, megjithë skandalet në Beirut, korrupsionin dhe shkatërrimin e portit, ndonëse dhe ai mezi mbahej në këmbë dhe e zinte gjumi nëpër mbledhje, kur jashtë bëhej nami dhe ai nuk tundej! Mezi u largua ditën e fundit të mandatit nga pallati presidencial në vitin 2022, por prapë dukepohuar se karriera e tij politike nuk kishte marrë ende fund!!!
Për fat të keq raste të tilla nuk mungojnë as në Europë, ndonëse të ralla. Kështu, ish Presidenti francez N. Sarkozi, i ardhur me shumë shpresa dhe pritshmëri gjeopolitike më 2007 ka vite nën hetim dhe procese gjyqësore penale për afera të ndryshme korrupsioni;kësisoj, ai ka dëmtuar seriozisht dhe Partinë Republikane, e cila dikur “ bëntë ligjin” ndërsa tani ndodhet në periferi të politikës franceze.
Në Ukrainë në vitin 2004, ish-Presidenti Viktor Yushchenko udhëhoqi në fitore “Revolucionin Portokalli”. Mirëpo, pas përfundimit me vështirësi të mandatit të parë, ai dështoi në garën për një mandat të dytë dhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2012, ku fitoi vetëm 1 për qind të votave, pa kaluar dot as pragunz gjedhor për në Parlament! Ca më keq akoma, në vend që të bashkonte forcat evropianiste, ai u përfshi me zell në sherre të vazhdueshme me partneren më të ngushtë politike, ish-Kryeministren dhe ikonën e revolucionit “Portokalli”, Jylia Tymoshenko. Vijoi me kryeneçësi dhe iu bashkua “korit” të akuzave që e çuan këtë të fundit në burgosjen politike në favor të sfidantit të saj pro-rus, Yanukovych.
Ndërkohë, në disa vende të tjera të ish-lindjes dhe në Ballkan në përgjithësi ka ndodhur e kundërta; vite më parë në Serbi, dhe më vonë në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, me ndonjë përjashtim të rrallë, presidentët janë bërë objektiv i sulmeve dhe “ demonstrimit të forcës” jo vetëm nga opozita por dhe nga Kryeministrat e fuqishëm. Kësaj dukurie negative nuk i kanë shpëtuar as ato vende lindore që janë futur prej vitesh në BE dhe në NATO, si Bullgaria, Rumania dhe Slovenia, ndonëse atypresidentët zgjidhen nga populli. Dhe në Zagreb ditët e fundit ka patur sërish përplasje midis Presidentit dhe Kryeministrit lidhur me miratimin e një projekt-ligji për mbrojtjen e vendit.
Megjithatë, për të qenë realistë duhet të nënvizojmë se dhe shembujt pozitivë presidencialë janë më të shumtë dhe më domethënës kudo. Duke filluar nga SHBA-të me figurën emblematike të ish-Presidentit të ndjerë Jimmy Carter, i cili u nda nga jeta javët e fundit në moshën 100 vjeçare. Carter mban rekordin për jetëgjatësinë e aktivitetit shumë dimensional me 43vjet pas largimit nga Shtëpia e Bardhë. Në fakt, është bërë më i famshëm pas largimit nga posti presidencial; në krye tëFondacionit “ Carter” ka shërbyer si ndërmjetësues dhe negociatornë shumë kriza dhe konflikte në botë – Bosnie – Hercegovinë, Rwanda, Indi, Pakistan dhe Korenë e Veriut; në vitin 2002 u laurua si Nobelist i Paqes.
Dhe Europa ka shumë shembuj pozitivë; spikatin ish Presidenti i ndjerë i Izraelit Simon Peres dhe i Finlandës, Martti Ahtisari, të tre fitues të Çmimit “ Nobel” për Paqe. Të respektuar nga të gjithëbrenda dhe jashtë vendit dhe kur ishin pa pushtet zyrtar, si dhe me ndërmjetësimin e jashtëzakonshme paqebërës kudo!
Në Evropën Qëndrore dhe Lindore, në Panteonin e Nderit bën pjesë ish-Presidenti i Çekisë Vaclav Havel, shkrimtari, aktivisti i shoqërisë civile dhe disidenti emblematik anti-komunist. President i veçantë filozof dhe atipik, jetën e të cilit Milan Kundera e ka krahasuar me një “ vepër arti” Këtë staturë, megjithë gjendjen e rënduar shëndetësore që e shoqëroi deri në fund të jetës më 2011 e ngriti dhe më lart pas largimit nga Kështjella presidenciale.
Këto dhe të tjerë shembuj tregojnë qartë se asnjë President, sado popullor dhe karizmatik të duket, nuk është i imunizuar nga rreziku i kthimit në autokrat dhe diktator. Madje, as ndonjë ish i i burgosur dhe i persekutuar politik.
Garanci absolute ndaj këtyre dukurive të dëmshme për demokracinë e vërtetë nuk jep më as integrimi dhe anëtarësimi në BE, NATO etj, ca më pak në vendet ish-lindore, ku siç po ndodh në vende të caktuara, trashëgimia komuniste po zëvendësohet me prirje drejt regjimeve populiste, autoritariste dhe të ekstremit të djathtë. Mësimi tjetër jetik është se këto zhgënjime presidenciale mund të shmangen vetëm kur forcat politike dhe liderët e tyre nuke kufizojnë apo identifikojnë demokracinë pluraliste me votën dhe zgjedhjet e lira, sado të drejta dhe plebishitare qofshin, le më pastaj kur janë me probleme!
Apo ca më keq akoma kur vendimin e elektoratit duan dhe e përdorin si “grep” për të kapur pushtetin dhe si “gjethe fiku” për tëmbuluar mungesat dhe deficitet në zbatimin e “dekalogut” tëHelsinkit – toleranca, konsensusi, lëshimet, kompromisi, respektimi i opozitës, ndarja dhe pavarësia reale e pushteteve, shtypi i lirë, shoqëria civile, OJQ-ve, informimi dhe ndërgjegjësimi publik. Ndryshe dhe alternimi politik, kthehet thjesht në “ndërrim portash”!
Këto dhe të tjera mësime nga pësimet e lart përmendura presidenciale vlejnë dhe për drejtuesit e forcave politike në vendin tonë, për ata në pushtet dhe në opozitë, të majtë dhe të djathtë, me përvojë dhe të rinj. Dhe për publikun e gjerë dhe zgjedhësit, që të kenë kujdes e të mos e “hamë sapunin për djathë”, siç ka ndodhur dhe në 35 vitet e fundit.