Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sezoni turistik dhe fluksi, Rrumbullaku takon krerët e Doganave dhe Porteve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sezoni turistik dhe fluksi, Rrumbullaku takon krerët e Doganave dhe Porteve
AktualitetEkonomiShoqëri

Sezoni turistik dhe fluksi, Rrumbullaku takon krerët e Doganave dhe Porteve

Published: August 14, 2023
Shpërndaje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka zhvilluar një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli dhe me drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit Portual, Pirro Vengu, në kuadër të fluksit të vizitorëve përgjatë sezonit turistik.

Gjatë takimit me Gazhelin dhe Vengu, Rrumbullaku vlerësoi punës intensive që po kryhet nga të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit dhe nga ato mbështetëse, për të menaxhuar sa më mirë, pikun e sezonit turistik 2023, si dhe fluksin e vizitorëve dhe turistëve që zgjedhin Shqipërinë.

Takimi, vuri në qendër të diskutimeve ndërmjet titullarëve, luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike, trafikimit të armëve, kundër kontrabandës, kalimit të shumave të konsiderueshme të parave që kanë si burim krimin, si dhe përpunimin e shpejtë dhe të saktë të të dhënave të shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin dhe shmangien e burokracive, për të lehtësuar maksimalisht lëvizjen dhe për të minimizuar koston kohore.

- Publicitet -

Gjatë diskutimit, Drejtori i Përgjithshëm vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet 3 institucioneve, dhe theksoi se menaxhimi shumë i mirë i lëvizjes së shumëfishuar gjatë sezonit turistik 2023, pa incidente dhe me rezultate konkrete, dëshmon një angazhim paralel dhe maksimal të të gjithëve, i cili jo vetëm duhet të vazhdojë me këto ritme deri në përfundim të sezonit turistik, por duhet të mbetet njësoj i qëndrueshëm dhe këmbëngulës edhe pas përfundimit të sezonit, duke qenë se pikat e kalimit kufitar përbëjnë një hallkë të rëndësishme të sigurisë publike.

Në vijim, drejtuesit e 2 autoriteteve, Vengu dhe Gazheli, gjithashtu vlerësuan koordinimin e punës me punonjësit e Policisë në pikat e kalimit kufitar dhe rezultatet e arrira nga inteligjenca policore. Bashkëveprimi ndërmjet 3 institucioneve ka përfshirë kontrolle/skanime me metoda bashkëkohore, shkëmbim të informacioneve dhe ndërhyrje të përbashkëta. Të gjitha këto elemente kanë sjellë rezultate të shkëlqyera në luftën kundër krimeve kufitare, si dhe kanë mundësuar qarkullimin e lirë dhe të sigurtë të shtetasve, mallrave dhe shërbimeve.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nën hijen e ullinjve shekullorë, një mbrëmje shqiptare në një nga peizazhet më mbresëlënëse të jugut
  • Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  • Tani i Madh, Topi i Madh
  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit

Komentet e Fundit

  1. Si arritëm deri këtu? on Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  2. Miri on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  3. Anonymous on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  4. Flamingo on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  5. Patriot on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?