Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sfidë për mbijetesë: Jeta në Tiranë është shtrenjtuar me 60% brenda pesë viteve të fundit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sfidë për mbijetesë: Jeta në Tiranë është shtrenjtuar me 60% brenda pesë viteve të fundit
AktualitetEkonomi

Sfidë për mbijetesë: Jeta në Tiranë është shtrenjtuar me 60% brenda pesë viteve të fundit

Published: May 14, 2026
Shpërndaje

Tirana ka hyrë në një fazë ku çmimet po rriten shumë më shpejt të ardhurat e shumicës së banorëve të saj duke e shndërruar në sfidë jetën për një pjesë të madhe prej tyre.

Të dhënat e platformës Numbeo, një barometër digjital që mbledh informacion në kohë reale për kostot e jetesës në mbarë botën, tregon se çmimet e qirave dhe disa artikujve të shportës janë rritur me rreth 60 për qind në pesë vitet e fundit.

Qiratë në 5 vite u rriten me 59%

- Publicitet -

Në pesë vitet e fundit, sektori i qirave në Tiranë ka rritja të shpejtë të çmimeve, duke u shndërruar në barrën kryesore financiare për familjet dhe të rinjtë profesionistë.

Sipas statistikave të Numbeo, qiraja mesatare për një apartament me një dhomë gjumi (1+1) në qendër të qytetit ka kërcyer nga niveli prej 41,835 lekësh në vitin 2021 në një mesatare prej 66,656 lekësh në vitin 2026 me rritje prej 59% shumë herë më e lartë se ndryshimi real i pagave për të njëjtën periudhe.

Kjo rritje shpjegohen disi me kërkesën e lartë nga të huajt dhe turistët, si dhe rritjen e vlerës së pronës në tregun imobiliar, duke e bërë jetesën në zemër të Tiranës gjithnjë e më i vështirë për t’u përballuar.

Shtrenjtimi i shportës

Përveç strehimit, qytetarët po përballen me rritje të fortë të artikujve të shportës, ku produktet bazë kanë pësuar rritje të shpejtë. Të dhënat e Numbeo tregojnë se ushqimet themelore si vezët dhe orizi janë shtrenjtuar shumë. konkretisht, 12 kokrra vezë nga 204 Lekë që kushtonin pesë vite më parë, sot tregtohen për 318 Lekë, me rritje prej 56%, ndërsa një kilogram oriz i bardhë ka shkuar nga 129 në 199 lekë, duke u rritur me 54%.

Kjo krizë e çmimeve shtrihet edhe në shërbimet e restoranteve, ku kostoja e një vakt në një restorant ekonomik është rritur me 31%, nga 611 në 2021 në 800 Lekë në 2026. Ndërsa rituali i përditshëm, kafeja ose kapuçino kushtojnë sot 28% më shumë.

Ky shtrenjtim i kombinuar i produkteve bazë dhe shërbimeve tregon se inflacioni ka depërtuar thellë në të gjithë strukturën e konsumit në kryeqytet që nga mallrat e shportës, dhe produktet e tjera që nga argëtimi tek pajisjet shtëpiake dhe vetë banesat.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • nona says:
    May 14, 2026 at 8:33 pm

    Po ne dore e keni,gazeta juaj eshte, bejeni me mire 600%.Ju sikur masturboheni duke nxire cdo gje. Na ka marre malli per nje lajm te mire ne faqet e kesaj gazete.

    Reply
  • Shqiptari shqiptar says:
    May 15, 2026 at 4:42 pm

    Jepini shiteni këtë vend tek të huajt, more anti-shqiptarë.
    Do t’ju vij dita që do të paguani, shqiptarët që nga jashtë kanë arritur të përzënë armiqtë e jo më tani që ka më shumë dije.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kombëtarja shqiptare zhvlerësohet me 30 milionë euro
  • Foto-lajm: Droga brenda burgut 313 u fsheh te makaronat e gatuara
  • “Edhe kryeministri merr pjesë”: Nga 25 vite burg në Belgjikë, te qelia e SPAK, profili i njeriut që zgjidhte kriza miliona euro
  • Tjetër tragjedi brenda familjes në Greqi, çifti me origjinë nga Gramshi
  • Një vështrim mbrapa: Ne jemi më të informuar se kurrë, por…

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  2. SH.v on Zbardhet dokumenti “Leptiri”, plani serb për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit
  3. SH.v on Zbardhet dokumenti “Leptiri”, plani serb për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit
  4. Haloefect on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  5. Yp Xhixhi on Media franceze: Ermal Beqiri milioner, u gjobit me vetëm 7 mijë euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?