Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shaban Murati nxjerr botimin e ri të librit “Çeshtja e paqenë e detit: Një intrigë diplomatike greke apo shqiptare?”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shaban Murati nxjerr botimin e ri të librit “Çeshtja e paqenë e detit: Një intrigë diplomatike greke apo shqiptare?”
AktualitetKulture

Shaban Murati nxjerr botimin e ri të librit “Çeshtja e paqenë e detit: Një intrigë diplomatike greke apo shqiptare?”

Published: September 30, 2022
Shpërndaje

-Botim i dytë i plotësuar

 

Në përgjigje të kërkesave të lexuesve doli nga shtypi botimi i dytë i plotësuar i librit “Çeshtja e paqenë e detit: Një intrigë diplomatike greke apo shqiptare?”, i ambasadorit, studjuesit dhe analistit diplomatik Shaban Murati.  Libri i sponsorizuar nga Fondacioni i mirënjohur Çamëria ”Hasan Tahsini” vjen si nevojë për të ndriçuar gjenezën dhe dinamikën diplomatike aktuale të njerës prej çeshtjeve më enigmatike të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Greqisë, që mori emrin “çeshtja e detit”.

- Publicitet -

Duke qenë studimi i  vetëm për dinamikën e bisedimeve zyrtare midis Shqipërisë dhe Greqisë për temën e detit gjatë një dekade nga vitit 2008 në vitin 2018, libri jep një analizë dhe zbërthim profesional nga brenda të problemit të krijuar, në këndvështrimin e diplomatit dhe të analistit, që është marrë prej një gjysëm shekulli me marrëdhëniet shqiptaro-greke.

Është një temë, që zien sot në skenat dhe në prapaskenat diplomatike midis dy vendeve, nga kanë lindur shumë pikëpyetje, dyshime, shumë të panjohura dhe të papritura lidhur mënyrën se si duhen mbrojtur nga diplomacia dhe qeveria interesat shtetërore dhe kombëtare në një çeshtje jetike të kufijve shtetërorë detarë. Kemi një ngërthim të diplomacisë, historisë, gjeopolitikës dhe të së drejtës ndërkombëtare, i cili i jep lexuesit të specializuar dhe atij të thjeshtë përgjigjet që kërkon dhe qendrimet që duhen mbajtur.

Pse dhe si lindi problemi i detit midis dy shteteve, ç’përmban tapia ndërkombëtare e kufijve shtetërorë detarë dhe tokësorë të Shqipërisë dhe a duhet të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, implikimi dhe paaftësia e diplomacisë dhe i qeverive shqiptare në devijimet diplomatike dhe historike të “çeshtjes së detit”, kompleksiteti i marrëdhënieve të sotme shqiptaro-greke me gjitha problemet e pazgjidhura historike dhe aktuale, që nga ligji i luftës, varrezat greke e deri te çeshtja çame,- të gjitha këto trajtohen thellësisht në botimin e dytë të librit “Çeshtja e paqenë e detit: Një intrigë diplomatike greke apo shqiptare?”, e ambasadorit, studjuesit dhe analistit profesionalist diplomatik, Shaban Murati.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • demo says:
    September 30, 2022 at 8:49 pm

    Flmnd Shaban Murati. Shkrimet e tua na hapen syte per Ceshtjen e Detit.
    Uji fle,hasmi s`fle thote populli.qeveria greke vazhdon presionin per grabitjen e Detit shqiptar,ndersa kryeministri aktual,eshte bashkepunetor me ta,por ruan rastin ta beje fakt te kryer kur populli te jete ne gjume. Ju lutem atdhetari,diplomati,Dijetari Shaban Murati! Mos e lini kete ceshtje Jetike per popullin shqiptar ne Harrese.Shkrimet tuaja ne kete gazete jane me te lexuarat.

    Reply
  • poshtë pisat e gazetës dita me gjithë shabanin pseudodiplomat says:
    October 1, 2022 at 9:33 am

    pas kaq shum kohësh gazeta dita hapi hapsirën e komentimit te faqja e artikullit të shaban muratit.
    saliu dhe rama mbrojn njëri tjetrim sepse që të dy jan antishqiptar dhe njëllok siç ia dha detin sala, ashtu do që tja japi rama.

    shaban pseudodiplomati thot intrig
    e diplomacisë shqiptare. se ku ka diplomaci shqipëria, le të na e thotë shabani. diplomacin, ambasadorin, ministrin, kryetarin e bashkis i bën të tëra rama
    kta të tjerët jan kukulla.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria e bukur është në shesh
  • Balla zemërohet pse Reuters transmeton live protestën në Tiranë: Kanë hall tjetër
  • Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  • Aksident tragjik në bypassin e Vlorës, përplasen tre makina, humb jetën një 40-vjeçar
  • Sot provimi i dytë i Maturës Shtetërore, mbi 26.600 maturantë i nënshtrohen testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Komentet e Fundit

  1. . on Shqipëria e bukur është në shesh
  2. K R on Shqipëria e bukur është në shesh
  3. Detari on Shqipëria e bukur është në shesh
  4. nastradini on Shqipëria, në një vit, 33 mijë të rinj më pak
  5. Tosi on Shqipëria, në një vit, 33 mijë të rinj më pak

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?