Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shantazhoi gruan dhe të dashurën të kryenin marrëdhënie e të filmonin skenat, dy gratë tentojnë t’i japin fund jetës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shantazhoi gruan dhe të dashurën të kryenin marrëdhënie e të filmonin skenat, dy gratë tentojnë t’i japin fund jetës
AktualitetKronike

Shantazhoi gruan dhe të dashurën të kryenin marrëdhënie e të filmonin skenat, dy gratë tentojnë t’i japin fund jetës

Published: October 16, 2025
Shpërndaje

Një histori tronditëse është bërë publike në emisionin “Fiks Fare”, ku një qytetare ka rrëfyer përjetimet e saj dramatike gjatë martesës me ish-bashkëshortin, të cilin e akuzon për dhunë dhe shantazh seksual.

Historia përfshin marrëdhënie seksuale treshe të detyruara, filmime të skenave intime dhe tentativë vetëvrasjeje nga viktimat e përfshira.

Ajo deklaron se pas zbulimit të tradhtisë bashkëshortore, burri i saj e detyroi të përfshihej në marrëdhënie intime me të dhe një grua tjetër. Sipas saj, ai kërkonte që marrëdhëniet të ndodhnin në prani të saj dhe të xhiroheshin me kamera, në disa raste nga vetë ajo dhe në disa raste nga e dashura e tij.

- Publicitet -

“E bëja sepse isha nën dhunë të vazhdueshme. Nuk kisha zgjidhje tjetër,” – u shpreh ajo. Ajo thotë se e ka dokumentuar situatën me video që tashmë i ka vënë në dispozicion të emisionit.

Në të njëjtën kohë, sipas saj, gruaja tjetër përfshihej nën shantazh, pasi ish-bashkëshorti e kërcënonte se do t’i tregonte burrit të saj për lidhjen jashtëmartesore.

Ngjarjet shkuan deri në një moment të rëndë psikologjik, ku denoncuesja dhe gruaja tjetër tentuan të vetëvriteshin në malin e Dajtit, të dërrmuara nga presioni, frika dhe turpi.

“Na kishte ardhur fundi. Shkuam për të mbyllur gjithçka, por një telefonatë nga mamaja ime na shpëtoi jetën,” – tha denoncuesja.

I kontaktuar nga “Fiks Fare”, ish-bashkëshorti mohoi akuzat, duke deklaruar se ish gruaja, ishte ajo që e detyronte të kryente marrëdhënie me të dashurën në prani të saj. Ai e akuzon për manipulim dhe pretendon se gruaja donte të nxirrte fajtor atë për gjithçka, ndonëse kishte qenë vetë ajo që kishte tradhtuar e para.

Ai përmendi edhe një incident ku, sipas tij, ish gruaja mori të dashurën e tij në makinë dhe e çoi deri në Dajt me qëllimin për ta sulmuar me kaçavidë – një akuzë që më pas u rrëzua nga vetë e dashura.

Gruaja tjetër, e përfshirë në këtë trekëndësh shantazhi, tregoi se ishte vazhdimisht nën presion. Ajo thotë se shantazhohej nga ish-bashkëshorti i denoncueses me kërcënimin se do ta demaskonte tek burri i saj, nëse nuk pranonte të përfshihej në takime intime me çiftin.

“Sa herë më merrte në telefon gruaja e tij, më binte të fikët nga frika. Isha e paralizuar emocionalisht,” – tha ajo. Ajo konfirmon se kanë shkuar në Dajt, por jo për ta vrarë atë, siç pretendon burri, por sepse të dyja ishin në gjendje të rënduar emocionale.

Përveç kësaj, denoncuesja akuzon ish-burrin se nuk i paguan pensionin ushqimor për djalin e tyre 10-vjeçar. Ndërkohë, zyra e përmbarimit i kërkon asaj të paguajë për dy vajzat mbi 18 vjeç që jetojnë me të atin – edhe pse, sipas saj, ato janë në punë dhe jo vetëm në shkollë.

Stafi i “Fiks Fare” iu drejtua zyrës së Përmbarimit për sqarim. Përmbaruesi i çështjes, Ardit Firaj, nuk pranoi të flasë, ndërsa drejtori i zyrës, Pjetër Caka, u kontaktua në telefon, por deri në momentin e publikimit të rastit nuk është dhënë përgjigje zyrtare.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kryeministri britanik, Keir Starmer zyrtarizon dorëheqjen
  • VIDEO: Fundi i izolimit 22-vjeçar, plazhi i Kakomesë mbushet me pushues
  • Incidenti natën me studenten 19-vjecare dhe dy civilët 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit” në protestë?
  • Shtrenjtohet ndjeshëm parkimi në Tiranë, banorët shpenzojnë të paktën 15 mln euro në vit
  • Ngadalësohet trafiku në Hormuz, pasi Irani thotë se ka mbyllur sërish ngushticën

Komentet e Fundit

  1. demo on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. TITI on VIDEO: Fundi i izolimit 22-vjeçar, plazhi i Kakomesë mbushet me pushues
  3. Vurko on Incidenti natën me studenten 19-vjecare dhe dy civilët 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit” në protestë?
  4. Protestuesi on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  5. demo on Incidenti natën me studenten 19-vjecare dhe dy civilët 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit” në protestë?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?