Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shapin nga sheqeri…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Shapin nga sheqeri…
KryesoreLajmi i funditopinion

Shapin nga sheqeri…

Published: December 29, 2023
Shpërndaje

Nga Artan Duka

Botuar në DITA

Basha preku vërtet ca tela me idenë e vetingut në politikë. Shpresojmë që ajo të shihet si aset zgjedhor nga partitë sepse transparenca zgjon interes publik duke u përkthyer në vota më pas.

- Publicitet -

Vetingu në drejtësi dëshmoi se e keqja ishte më e madhe se ç’e pandehnim. Politika nuk bën dallim e pema e së keqes duhet shkulur me rrënjë se krasitjet aty-këtu nuk shpien kund. Nëse Rama, Berisha, Meta, vetë Basha, “vagonat” e tyre pas etj, nuk kanë mizë nën kësulë pas kaq viteve në politikë e qeverisje, nuk u kushton gjë të nxjerrin xhepat e pyeten për to.

Përkundrazi, do të ishte një rast i mirë për të fituar pikë nëse del se janë ata që shiten se janë.

Vetingu politik do të ishte provë e së vërtetës. Shans për të provuar gabim e përgënjeshtruar ata që përflasin e dyshojnë dhe larguar çdo mëdyshje e zhgënjim tek ata që besojnë. Ai do të ishte një proçes që do të riniste apo bitiste karrierën politike, lartësonte apo nxirrte cullak hipokrizinë e demagogjinë e politikanit ndaj dhe gadishmëria për t’iu nënshtruar e dhënë shëmbullin për transparencë përballë qytetarit do të ishte në vetvete aset politik.

Rri shtrëmbër e fol drejt

Me të drejtë transparenca në shoqëri duhej të fillonte nga drejtësia sepse pa një “kandar” të besueshëm do të ishte demagogji edhe vetë vetingu politik. Ajo që stonon është që pas drejtësisë, rradhën t’a ketë policia! Jo se nuk duhet por po niset nga bishti.

Dëmi i një polici të korruptuar nuk matet me atë të politikanit të atillë ndaj vetingu politik duhej të ishte hapi i natyrshëm pas atij në drejtësi ndonse sot është vetëm Basha që belbëzon për të.

Koha do të tregojë kuturisjen me këtë ide! Mbase sfidon opinionin për pastërtinë e figurës politike në synimin për protagonizëm opozitar e kryeministër hije, mbase për llogari e me garanci prej perëndimit me synim edhe largimin e Ramës që ka tejkaluar çdo afat, mbase ka reflektuar e bën kamikazin për hir të demokracisë, mbase tafti-bafti si “Nastradini, mbreti apo gomari” për ca pikë të momentit duke menduar se nuk do të ndodhë, mbase e bën nga halli si syresh që votuan reformën në drejtësi e sot janë përballë saj etj.

Përtej motiveve, ajo që mbetet është racionaliteti i idesë së vetingut politik. Ai do të plotësonte, sëbashku me një sistem të ri zgjedhor meritokratik dhe reformën në drejtësi, mozaikun e rikthimit të besimit në vënd. Krahas SPAK, vetingu politik do të pastronte më tej fushën e lojës zgjedhore nga aktorët e padëshiruar politik, do të orientonte votën e lirë duke qënë garanci për normalitet demokratik në vazhdimësi.

Pyetja në këtë rast është se kush do e realizojë këtë veting dhe garancia se ai nuk do të nëpërkëmbej nga politika e djegur njëherë nga qulli me votimin e reformës në drejtësi. Basha duhet të artikulojë mënyrën se si do të ecet më tej ndryshe një ide në hava do të ishte veçse një shashkë tjetër e rradhës prej tij.

Tre mosketjerët!

Edhe nëse Basha nuk është serioz, ideja është e tillë e i duhet dalë për zot sepse aq sa pastrimi i politikës së djeshme, ka rëndësi edhe pastërtia në vijimësi.

Ndonse në parim sistemi ka mekanizma të kontrollit të politikës (dekriminalizimi, futja në lojë e SPAK pas denoncimeve etj), vetingu politik do të ishte një garanci më tej për spastrimin e së keqes nga politika. Demokracia ka nevojë për filtra konstant ndaj abuzimit politik e tre “mosketjerët” që mund t’a ofrojnë këtë garanci janë drejtësia, vetingu në vijimësi politik dhe një sistem zgjedhor që rikthen peshën e votës.

Ndërsa SPAK e drejtësia tashmë kanë dalë nga kontrolli i politikës dhe po bëjnë të tyren, mbetet për t’u parë nëse politika vetë do e pranojë idenë e vetingut brënda vetes apo do të detyrohet nga perëndimi (sikurse me reformën në drejtësi) ose qytetari në protestë.

Vetingu politik do kërkojë një kuadër ligjor dhe një trupë specifike që do e ndërmarrë atë dhe shanset janë që nëse jetësohet si ide, të jetë sërisht perëndimi e SHBA së pari, që do të sponzorizojnë e monitorojnë këtë proçes.

Në finale pastaj, kapakun ia vë reforma zgjedhore. Nëse rikthehet sistemi mazhoritar me dy raunde (fitues mbi 50% në zonën ku kandidati banon, shans për të pavarurit etj) me plotësim përpjestimor kombëtar (prania e partive modeste, shmangje e krahinizmit), rikthehet edhe dinjiteti i votuesit e deputetit të nëpërkëmbur prej 2008. Një sistem i tillë do të rriste interesin e pjesmarrjen e qytetarit në politikë dhe shtonte besimin tek ndryshimi që mund të bëjë vota e tij.

33 vjet humbur në “postë”!

Në prag të 2024, nuk janë vetëm të vegjlit që mezi presin pakon e vitit të ri. Kemi të gjithë nevojë për një “pako” të mbushur me shpresa e besim se ky vit do të jetë më i mirë.

Të gjithë urojmë e shpresojmë që në 2024 drejtësia të mos kursejë askënd nga ata që abuzuan gjatë me popullin hallemadh, që politika të mos bëjë naze por të marrë inisiativën për veting brënda vetes, që sistemi zgjedhor të kthejë meritën e votës, që patriotizmi të jetë bosht i politikës së jashtme pa komplekse e në reciprocitet me fqinjët, që integrimi në BE të përshpejtohet dhe të forcohet lidhja me SHBA, që të ketë përkujdesje sociale reale ndaj njerëzve në nevojë, që të hiqet dorë nga sajesa si Këshillimi (Karshillëku!) Kombëtar dhe referendumi qytetar të jetë rutinë, që qeveria të lërë snobizmin e tam-tamet marketing ndërkohë që besimi tek e ardhmja ka prekur fundin, që ky vënd të mos bëhet tërheqës për të huajin dhe mënxyrë për vëndasin me emigrim masiv me pasoja demografike…etj.

Një “pako” që babagjyshi e di ç’do heqë por që është për të gjithë, njëherë e mirë e plot 33 vjet harruar në “postë”!

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
16 Comments
  • mali says:
    December 29, 2023 at 11:30 pm

    Artan,per momentin e ke mire.Basha per momentin eshte nje figure politike qe ka ekperience.Per mendimin tim kjo figure vlen vetem per 3 vjet deri sa te dalin ne skene edhe figura te tjera cilesore tekPD-ja. Njerez te rinj te shkolluar ka nga dy krahet dhe te 100 krahet.Shqiperise nuk I mungojne .Per momentin duhet pranuar Basha dhe rregullimet ne sistemin zgjedhor duke perfshire edhe zgjedhjet e presidentit nga populli dhe rritjen e kopetencave te munguara.Kufizimi I fuqise se kryeministrit.Sa per PS-ne Rama e kreu mission dhe I mbushi oret e punes.Duhet zvendesuar.Figure per konkurent per kryeminister me duket ministri I financave me nje mbeshtetje te forte te Balles. Shpresojme qe se shpejti te shohim figura cilesore te reja ne arenen politike. Nokat,Shehu e kompani jane figura te skaduara,pa vizion.Ata te hapin krahun dhe te lene te rinjte te meren me politike.Puna e tyre eshte te meren me busnes e tyre dhe te luajne domino ne park.

    Reply
  • LEON says:
    December 30, 2023 at 12:10 am

    U vertitem 33 vjet dhe arritem ne piken 0.
    Keta rrufjane te bllokut therritnin e bertitnin se biroja ishte plakur,ishte matufepsur,ishin injoranta,prandaj po na dergonte ne gremine.
    Ramiz alia ishte dhelper,Haxhi Lleshi matuif,Pali Miska,Leenka Cuko,Muho asllani injoranta karrocjera,sharretare.Bertisnin keta te bllokut,jo neve.Neve i kishim pare 7 penxheret,.Keta te bllokut qe kishin pare bote me sy.;.Edi Rama, Ky beriste shumeee.Ai maloku lugut te zi e degjonte dhe priste castin ta kapte i pari.Ay rrinte ne prite si kafshe shpelle,mos ja merrnin BIJTE E ETERVE,megjithese me keta flinte ne nje krevat famiiljarisht.Ja ku arritem ne piken 0.
    Keta qe quanin sharretar Pali Misken.Po.Pali Miska filloi jeten si sharretar.E njihte drurin,E njihte pyllin.E njihte Natyren,Malet,lendinat,.Kishte edhe nje fakultet Ekonomik.NqS.do te ishte sot minister Mjedisi,do te ishte ku e ku me i afte se Mirala Kumbaro tralala,qe mbolli ca librari lepurushash neper shelgjet e liqenit qe perfunduan kausha per kikirike.Kjo ,llsazorja me manikyr vrau nja 20 plazhista me ato skafet e motorrat e ujit,,se kshu behet tuRizmi,KASAPHANE.
    THEMIE tHOMAI PO TE ISHTE SOT MINISTRE BUJQESIE DO TE ISHTE SHUME ME E AFTE,PROFESIONISTE SE GRIFSHA KRIFCA HAJDUTJA E FONDEVE TE BE.Ishte shume me e ndershme,se e filloi jeten si bujkeshe,si punetore qe ka mbjelle e ka korrur me duart e veta.E njihte bimen,e njihte prodhimin,e njihte hallin e bujkut ,te tregut,shume me mire se hajdutja Krifca dhe hajduteshat qe kane rrethuar Lyderin global.Ky idjoti qe fluturon me pras ne bythe,nuk i vjen tek maja thoit Ramiz Alise,qe ne kushtet e mungeses se kleringut mbajti kete popull 10 vjet me ndermarrje shteterore shume nga te cilat nuk ishin rentabel.
    Ketij i kane hikur 1 miljon shqiptare neper bote,,10 here me shume se hiken ne vakt te Ramiz alise.
    Keta jane ata pellumbat e bllokut qe llapnin pernate tek ura e Lanes,se te drejtonin keta do ta ndritnin.
    Keta duheshin varur tek shtylla tensionit larte,jo maloku Havzi nela.

    Reply
  • epo kjo pune says:
    December 30, 2023 at 12:48 am

    popullit i punojne qindin por nga qe i sherbejne botes kane garanci se nuk I prek kush, vetem kur dalin nga rreshti e bejne garipin ose luajne me dy porta, ke pune me drejtesine pastaj, ndaj dhe sala terbohet se po e bejne shembull se e di qe abuzime ka plot dhe tek te tjeret. keta tani Jane si kadafi dikur, kujtojne se u bene perendi por sa u merr pak koka ere, vjen ustai me bicak, mbase hane njeri tjetrin si qente ne kasaphane u be kjo pune tani qe sala dy duar per nje koke…

    Reply
  • capi says:
    December 30, 2023 at 1:41 am

    Z. Duka, do te sygjeroja te filloj procesin nga fillimi. Tu behet kontrol mjeksor tek mjeku te gjithe polikaneve, te vendoset nese jane te afte menderisht te kryjne funksione shteterore. Te kontrollohen nese perdorin drogra ose substanca psiko- active/motore ose kane patollogji si mythomania qe te genjen dhe kur i pyete per oren.

    Pasi te kompletohen tested mund te kalojne nepermjet vetingut. Qe procesi te jet i besueshem do te sygjeroja te punesoheshin disa juriste te themi nga vendet skandinave. Kemi pare shume raste kur juristet shqiptar nuk kane integritet, se si ka mundesi qe gjendja e sistemit gjyqesor eshte e njejte si para vetingut, ose me permisime shume te pa rendesishme.

    Reply
  • chess player says:
    December 30, 2023 at 2:16 am

    Ftese per debat me artikullshkruesin zotin Duka.
    Ne fillimet e shkrimeve tuaja te Gazeta Dita rrezatonit nje shprese se do ishit ndryshe nga mocali mediatik ne te cilen eshte futur shtypi dhe mediumet shqipfolese por me kete shkrimin e sotem e ke nxire fare dhe ate pak merite qe kishit ne fillim.
    >
    Duke ju referuar “heroit” tuaj Lulkim Basha mud tju them se ky eshte monstra me e qelbur ne keto vite te demon-kracise Ramet-Berishiane..
    >
    Nuk mjaftoi fakti se kete Vrases-minister te mbrendshem kur akoma ishte i pathare gjaku i viktimave te 21 janarit 2011 ne bulevard, faqeziu Arvizi e quajti ” YLL NE NGJITJE” dhe po ky ambasador ne menyren me te shemtuar te mundeshme “PERVESHI MENGET” dhe fitoren e Rames ne 8 maj 2011 ja fali Ministrit Vrases duke numeruar votat e gabuara ne kutite e mallkuara…
    >
    Akoma nuk dua ta besoj se ambasadorja Kimete edhe pse e denoi Berishen duke i gjuajtur me cokollata & bombone se kishte minuar demokracine duke i cuar thase me dollare lobeve te tij WDC & BREKSELL per ti hequr gjakun nga duar Makbethit Viqidolit t..beri gabimin fatal sepse beri “boyfriend politik” Lulkim Bashen edhe pse kishte bere TRE SUPER KRIME ME USALIUN…21 janari 2011-tradhetia e detit jon dhe rruga kombit me vjedhje gjysem miljardi dollare..
    >
    Zoti Artan ju pyes publikisht:
    Mire se tradhetine kombetare te Detit Jon te Bashes si minister i jashtem i USALIUT nuk e permendni… po per Dosjen e Krimeve te UCK ne territorin shqiptar ne favor te Serbise a e dini qe SERBASHA ka qene menaxheri kryesor (gjoja si perkthyes) dhe kalimin e kufirit Shqiperi-Kosove e ka bere me pashaporta dhe emer fallco duke u paraqitur per SPIUNIMET E TIJ si inxhinjer rrugesh !!..ju lutem lexoni gazeten “Le Temps” cfare thote me fakte Jose Pablo Baraybar, njeriu qe bashke me Lulzim Bashen kane hapur te paret dosjen e serbeve te humbur tek Shtepia e Verdhe ne Burrel.
    .
    Nuk eshte vetem faji i Fuckspak-ve apo vetingjeve te Yuri Qimes..as i mazhorances impotente as i hipokrizise kozmike te europerendimoreve por dhe i gazetareve si puna jote qe i varni Ujkut Bashe Berisha melcite ne qafe..Turp

    Reply
  • Aldrin says:
    December 30, 2023 at 4:45 am

    mali paska rezerve “ca figura cilesore” ne PD.
    hahaha, o kasolle ku na mblodhe

    Reply
  • edi says:
    December 30, 2023 at 7:35 am

    Si perhere mali ne sherbim te Bashes ! Ne fakt nuk eshte per pike çuditese, e kam vene gabimisht,per pike çuditese eshte nese ky mali mund te jete vete Basha.

    Reply
  • AX says:
    December 30, 2023 at 8:46 am

    Vetingu i politikaneve???
    Eshte vetem nje alibi per amnisti. Nuk mundet politikanet e inkriminuar te perzgjedhin mes tyre ato me pak te inkriminuarit. Eshte ide qesharake e Lylit. Vetingun politikes ja ben vetem BKH, SPAK dhe GJKKO!!! Te tjerat jane perpelitje non gratash aktuale dhe te ardhshem.

    Reply
  • TIRONA says:
    December 30, 2023 at 10:10 am

    Populli i shkrete degjon dhe pret!
    Nje veting ne politike do te ishte ideal,por do te ishte nje revolucion,because te gjitha shkallet e politikaneve paperjashtim jane te menderosura,askush nuk ka menduar per popullin,por per xhepin,sepse sic ka thene Dritero Agollin:Kjo ishte shkerdhatokraci dhe jo Demokraci.80% e pronave te ligjeshme u bene toke e xanun nga saleh karaxici qe kete quan demokraci pluralizem.
    Pyetja eshte:Sa mund te realizohet?

    Reply
  • mali says:
    December 30, 2023 at 1:41 pm

    Jam dakort sa shkruajne disa komente per Bashen por e kam thene 100 here qe poltika eshte pune muti.Per momentin qe PD-ja ka nevoje te riorganizohet,figure politike mbetet Basha.Ne se ia hiqni kete figure pa e zvendesuar me nje tjeter ju I beni sherbim Edi Rames qe po lufton me Berishen te asgjesoje opoziten,pra te ktheni shqiperine ne monizem me Edi Ramen te plotfuqishem.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    December 30, 2023 at 3:04 pm

    VINI RE:
    -A.Duka bje në kurthin e Lulit për VETINGUN POLITIKË..Që do të thot..KOMISIONET HETIMORE POLITIKE të akuzojnë Njëri-Atrin me SHPIFJE në KUVËND dhe secila Parti të hartoi një RAPORT për ta futur në SIRTAR.
    -VETINGU POLITIKANVE DUHET DHE PO BËHET NGA SPAK+GJKKO për të cilën është krijuar POSAÇËRISHT PËR TË HETUAR E GJYKUAR POLITIKANËT E RANGUT TË LARTË..VIPAT.
    -E rëndësishme është që SPAK+GJKKO tu sekuestroi 100 % pasurinë e tepërt VIPAVE QË NGA 1092 SIPAS SHBA+BE që nuk po zbatohet deri tanimë..!
    -Propozimet e tjera të L.Bashës duhet të marrin KONSENSUSIN e Maxhorancës.
    -L.Basha të veproi si OPOZITË REALE kur të marri VULËN+SHQUP,Duke e nxjer Salizmin prej PRAPANICE jashtë godinës që e mori me dhunë si CUBAT.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    December 30, 2023 at 3:17 pm

    VI RE MBI RE
    EDHE JU QE NUK VINI RE:

    -A.Duka bje në kurthin e Lulit për VETINGUN POLITIKË..Që do të thot..KOMISIONET HETIMORE POLITIKE të akuzojnë Njëri-Atrin me SHPIFJE në KUVËND dhe secila Parti të hartoi një RAPORT për ta futur në SIRTAR.
    -VETINGU I POLITIKANVE DUHET DHE PO BËHET NGA SPAK+GJKKO për të cilën është krijuar POSAÇËRISHT PËR TË HETUAR E GJYKUAR POLITIKANËT E RANGUT TË LARTË..VIPAT. Nga ana tjeter:
    -E rëndësishme është që SPAK+GJKKO tu sekuestroi 100 % pasurinë e tepërt VIPAVE QË NGA 1092 SIPAS SHBA+BE që nuk po zbatohet deri tanimë..!
    -Propozimet e tjera të L.Bashës duhet të marrin KONSENSUSIN e Maxhorancës.
    -L.Basha të veproi si OPOZITË REALE kur të marri VULËN+SHQUP,Duke e nxjer Salizmin prej PRAPANICE jashtë godinës që e mori me dhunë si CUBAT.
    FLM DITA.
    Gezuar Vitin e Ri,
    me shendet e mbaresi,
    Te kini shume lumturi
    ne pune e ne shtepi
    te mos kini shume uri
    takoni ndonje bari
    t’iu jape nje dash me bri
    qe ta piqni ne tepsi.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    December 30, 2023 at 3:19 pm

    Ou si qenka kopju pa dashje ajo pjese e zott Ethem. Ndjese Ethem !!!

    Reply
  • Sul Koburja says:
    December 30, 2023 at 3:30 pm

    Hahaha vucidolasi kriminel Sali Berisha ne shtepi me detyrim.Te kujtoje sa njerez ,sa familjeve shqiptare u ka shkaktuar mjerim,vdekje e te keqija ,nje pjese i ka urdheruar e organizuar drejt per se drejt vete ai personalisht.Remzi Hoxha,Vellezerit Haklaj,Trebicka ,4 te vraret ne Bulevard te pakten jane drejt per drejt te urdheruara nga Sali Berisha, ky turp i shtetit shqiptar.

    Reply
  • epo kjo pune says:
    December 30, 2023 at 4:00 pm

    te tregojne xhepat se boll na bene shenjtorin, nga Basha I pari qe insiston per veting, do vihen ne pozite pastaj edhe Rama etj, po kush do e beje, duhet legjislacion per kete pune, e ha me politika ate kokerr ulliri te votoje e hapi gropen vetes, mbetet vetem te vihet ne levizje Spak mbi baze denoncimesh qofte nga politikanet apo qytetaret, shoqatat, problemi eshte qe gjurmet e krimit I ka bota ne dosje prandaj po te doje Amerika I shpall ne tufe nongrata e pastaj ti jape te dhenat Spak, po mesa duket bota I shantazhon e I perdor te korruptuarit

    Reply
  • George says:
    December 30, 2023 at 4:10 pm

    Nuk ka asnje dyshim, se VETTING-u i PUSHTETIT GJYQESOR do te vazhdoje me VETTING-un ne PUSHTETIN LEGJISLATIV DHE ate EKZEKUTIV. Kjo eshte rruga e pakthyeshme ne SHQIPERI e fitores se SISTEMIT DEMOKRATIK e POPULLOR.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Dy ballista…”, Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin
  • Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative
  • Dështojnë bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, Teherani tërhiqet në minutën e fundit
  • Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet
  • Horoskopi 19 Qershor 2026, çfarë parashikojnë yjet për të gjitha shenjat

Komentet e Fundit

  1. Fatmir on Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  2. Anonymous on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Një vlonjat në Londër on Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  4. Na ruajt zoti on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Km on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?