Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “SHBA do ndihmojë”, Escobar për Ballkanin e Hapur: Por duhet të përfshihen të gjitha shtetet në nivel të njëjtë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “SHBA do ndihmojë”, Escobar për Ballkanin e Hapur: Por duhet të përfshihen të gjitha shtetet në nivel të njëjtë
KryesorePolitike

“SHBA do ndihmojë”, Escobar për Ballkanin e Hapur: Por duhet të përfshihen të gjitha shtetet në nivel të njëjtë

Published: June 8, 2022
Shpërndaje

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dha një video-mesazh në Samitin e Ohrit, ku tha se SHBA e mbështet këtë nismë, që sipas tij, nuk është politike, por është një nismë ekonomike dhe e tillë duhet të mbetet.

“Njerëzit e Ballkanit Perëndimor e kanë ndërtuar Evropën. Ne dëshirojmë t’iu ndihmojmë që ta ndërojmë dhe Ballkanin Perëndimor. Ballkani perëndimor ka potencial që të jetë qendër e energjisë, e gazit natyror, dhe mund t’i ndihmojë Evropës që të lirohet nga varësia e gazit. Ballkani Perëndimor është pjesa e Evropës, që ka rritje më të madhe dhe ne ballafaqohemi me probleme, por bashkë do ja dalim. SHBA e përkrah iniciativën e “Ballkanit të Hapur”.

Së pari, duhet të punojmë jo vetëm në bashkëpunim ekonomik, por edhe në bashkëpunimin e strukturave evropiane. Tregjet më të mëdhaja janë ato evropiane. Duhet të punojmë për një integrim më të madh evropian. Ka shumë iniciativa për integrimin ekonomik. Ne i përkrahim të gjitha iniciativat ekonomike, që promovojnë paqe dhe stabilitet. Besojmë se kjo nismë ka sukses dhe duhet të jetë e hapur për të gjithë. Duhet të përfshihen të gjitha shtetet në nivel të njëjtë. Kjo është një iniciativë e shkëlqyer, mahnitëse. Shpresoj se do të jetë më e qartë se si duhet të funksionojë në të ardhmen, prandaj kam disa propozime për miqtë tanë.

- Publicitet -

Së pari, ka shumë iniciativa për integrime në Ballkanin Perëndimor, prandaj ju jap kurajo liderëve të shohim si të bashkëpunojnë me iniciativa të tjera, duke mos dublifikuar punët.

E dyta, duhet të kenë plan për zhvillim institucional. Krijimi i kushteve më të volitshme për investitorët, përkrahje më e madhe për qeveritë, por më e rëndësishmja është zhvillimi i institucioneve, që mundohen t’i shmangen pagimit të tatimeve. Na duhet një ekonomi që do të ndihmojë investitorët, që duan të punojnë ligjërisht. Ne përkrahim liderët e kësaj iniciative që të kyçen më tepër dhe të jenë të gjithë të interesuar për këtë treg të përbashkët. Ka nevojë të dëgjohet zëri i tyre, sepse është shumë e rëndësishme. Kjo iniciativë duhet të jetë ekonomike. Ky nuk është një projekt politik, por është projekt ekonomik dhe me rëndësi është që të mbetet i tillë. Ju mund të mbështeteni te ne, mund t’iu ndihmojmë, ashtu siç do ju ndihmojmë në luftën për pastrimin e parave”, tha Escobar.

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • XXXL says:
    June 8, 2022 at 2:01 pm

    Deri dje thonin qe “Ballkani i Hapur” i sherben Serbise e pas saj qendorn Rusia dhe nuk e mbeshtesnin, sot llapin ndryshe.

    Reply
  • Niko Shpiragu says:
    June 8, 2022 at 2:32 pm

    Kjo eshte nje pergjigje per Shaban Muratin dhe tipa te tjere si ai. Ata i bien fort daulles se kjo eshte ide e Rusise dhe per kete duhet kundershtuar me force, por nuk e di pse nuk e thone qe edhe USA e orienton me shume deshire kete nisme dhe inkurajon popujt e ketij rajoni. Po keshtu Gjermania dhe BE-ja. Kjo behet vetem per tu dukur si patriot te medhenj. Nuk kane kurajo te flasin kunder Americes dhe Europes dhe cdo gje e lidhin me Rusine duke menduar se vetem ne kete menyre do te duken te besueshem. Ne historine e Ballkanit kjo eshte nisma me e madhe dhe e nevojeshme per kete rajon te mbushur plot me urrejtje midis fqinjeve. Te mos e kuptosh kete do te thote qe je komplet injorant ose dashakeqes i popullit tend dhe popujve te tjere fqinj. Njerezit nuk duhet te jene skllever te se shkuares, por duhet tu jepet mundesia e bashkepunimit qe te forcohen ekonomikisht dhe te permiresojne marredhenit me njeri tjeterin e mbi te gjitha te levizin me lirshem. Po cfare t’i besh “Belulit” me shoke. Gazeta “Dita” nuk jeton dot pa beluler.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Organizuan dhe nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit të Rinasit”, Policia procedon penalisht 19 protestues
  • SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje: Bregdeti sipas Ramës, një mall luksi që po ndan shoqërinë në dy kampe
  • Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  • Gazetarja: Emri i Berishës dhe i familjes vijon të jetë në listën “non grata”
  • Tri të vërteta të thjeshta (për kryeministrin)

Komentet e Fundit

  1. Rexha on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  2. готовая диссертация on A e dini se Viktor Hygo shkruante lakuriq?
  3. Bruno on “Po dëmtoni turizmin dhe imazhin e Shqipërisë”, Rama: Ja kush do jenë dy përfituesit nga kjo protestë
  4. SPAKU on Nën akuzë për trafik droge dhe pastrim parash, historia e vilës së Ilir Shtufit ku jeton Shkëlzen Berisha
  5. Ppsh on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?