Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA sanksionon tre persona në Bosnjë, mes tyre ish-shefi i Shërbimeve Sekrete
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > SHBA sanksionon tre persona në Bosnjë, mes tyre ish-shefi i Shërbimeve Sekrete
BoteKryesore

SHBA sanksionon tre persona në Bosnjë, mes tyre ish-shefi i Shërbimeve Sekrete

Published: March 16, 2023
Shpërndaje

Departamenti i Thesarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka sanksionuar tre persona nga Bosnjë Hercegovina.

Mes tyre është edhe ish drejtori i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë, Osman Mehmedagiç. Ky informacion është publikuar sot zyrtarisht në faqen e internetit të Departamentit të Financave dhe Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Personi tjetër në listën e zezë të SHBA është edhe Dragan Stankoviç, drejtor i Administratës për Çështjet Juridike Gjeodezike dhe Pronësore të Republikës Srpska (RUGIP), një nga dy entitetet në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ndërsa i treti është Edin Gaçanin, i cili thuhet se është një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë.

- Publicitet -

“Sot, Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) caktoi tre individë në Bosnje dhe Hercegovinë (BiH) në përputhje me Urdhrat Ekzekutiv (EO) 14033 ose EO 14059. Këto përcaktime bazohen në sanksionet e tjera të fundit të OFAC në rajon dhe së bashku theksojnë gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të kërkuar llogari nga ata që minojnë institucionet demokratike dhe avancojnë planet e tyre për përfitime politike dhe personale, në dëm të paqes, stabilitetit dhe përparimit në Ballkanin Perëndimor“, thuhet në deklaratë.

“Tre individët e përmendur sot përfaqësojnë një kërcënim për stabilitetin rajonal, besimin institucional dhe aspiratat e atyre që kërkojnë qeverisje demokratike në Ballkanin Perëndimor, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian E. Nelson“, thuhet në deklaratë.

Sipas mediave boshnjake, Mehmedagiç akuzohet se ka përdorur ‘BH Telecom’ për të mbledhur informacione që mbajnë në celularë politikanë që nuk ishin të lidhur me Partinë e Veprimit Demokratik (SDA).

“Në cilësinë e tij zyrtare si Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së BeH-së, shtetasi i BeH, Osman “Osmica” Mehmedagiç keqpërdori kompaninë shtetërore të telekomunikacionit në favor të Partisë për Veprim Demokratik (SDA), një nga partitë më të mëdha politike në BeH…”, thuhet në raportin e publikuar nga Departamenti amerikan i Thesarit.

Ekzistojnë gjithashtu informacione të besueshme se Mehmedagiç ka bashkëpunuar me grupe kriminale për të pasuruar veten dhe partinë e tij politike.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sipas TCH Berisha do shkojë në SHBA në fillim të shtatorit
  • Vdes në burg “kasapi i Bosnjes”
  • Arrestimi i Agasit, reagon Shehaj: Radha e Ramës, e kishte krah të djathtë
  • Pishina e peshkaqenëve
  • Pushtimi me kapital: Pse qytetarët po thonë JO për mega-projektet luksoze në Ballkan

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Njoftimi zyrtar i SPAK lidhur me arrestimin e Ergys Agasit dhe Ulian Shpatarakut
  2. demo on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  3. bjeri drejt se ke lehtesira on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  4. I.Troplini on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  5. Pushtetarët e mallkuar 36 vieçar on Qytetet më të ‘shkretuara’, Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?