Zbardhen emrat e kandidatëve që janë në garë për drejtimin e shërbimeve mjekësore në 5 strukturat më të mëdha spitalore në kryeqytet.
Në pjesën dërrmuese të shërbimeve kandidatët e kualifikuar për fazën e intervistës janë në garë vetëm me veten e tyre.
Listën e plotë të kandidatë që janë në garë për drejtimin e shërbimeve spitalore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Spitalin e Traumë, Spitalin “Shefqet Ndroqi”, Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni” e gjeni të detajuar në vijim.
Sipas autoriteteve, kandidatët e skualifikuar kanë të drejtën e ankimimit brenda shtatë ditëve kalendarike nga data e shpalljes së emrave të kualifikuar për dhënien e intervistës. Ankesat mund të dërgohen në zyrën e Sekretariatit pranë Fakultetit të Mjekësisë, Tiranë.
Për shërbimet e QSUT-së, intervistat do të jenë: me datë 26 qershor duke nisur nga ora 9:00 deri në orën 18:00, sipas grafikut të përcaktuar nga Shërbimi i Kardiologji II deri tek Shërbimi i Laboratorit të Anatomisë Patologjike, si dhe në datën 27 qershor nga Shërbimi i Neurologjisë deri tek Shërbimi i Dermatologjisë. Ndërsa për të gjitha shërbimet në spitalet e tjera dhe dy maternitetet do të zhvillohen në datën 29 qershor sipas orareve të përcaktuara nga secila strukturë.
Intervista do të jetë prezantim në formatin “Power Point Presentation”, dhe do të zgjasë jo më shumë se 15 minuta. Vendi i kryerjes së intervistave do të jetë salla e mbledhjeve në Katin II, në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. \DITA\
KANDIDATËT E KUALIFIKUAR PËR FAZËN E INTERVISTËS PËR DREJTUES TË SHËRBIMIT NË QENDRËN SPITALORE UNIVERSITARE “NËNË TEREZA
Shërbimi i Kardiologji II
Alban Dibra
Shërbimi i Kardiokirugjisë
Altin Veshti
Shërbimi i Kirurgjisë Vaskulare
Sokol Xhepa
Shërbimi i Gastrohepatologjisë
Adriana Babameto
Bledar Kraja
Shërbimi i Hipertonisë dhe Mjekësisë Interne
Margarita Gjata
Shërbimi i Endokrinologiisë
Agron Ylli
Florian Toti
Shërbimi i Nefrologjisë dhe Hemodializës
Alma Idrizi
Ariana Strakoksha
Shërbimi i Laboratorit të Imunologjisë
Zamira Ylli
Shërbimi i Laboratorit të Gjenetikës Klinike
Anila Babameto
Shërbimi i Urgjencave Polivalente
Edmond Zaimi
Shërbimi i Kirurgjisë së Përgjithshme I
Arvin Dibra
Shërbimi i Kirurgjisë Urologjike II
Rezar Xhani
Shërbimi i Kirurgjise së Përgjithshme dhe Digjestive III
Arben Gjata
Shërbimi i Djegie Plastike
Gëzim Xhepa
Vladimir Filaj
Shërbimi i Laboratorit Klinik Biokimik
Anyla Bulo
Shërbimi i Laboratorit Mikrobiologjik
Andi Koraqi
Gentian Kasmi
Vjollca Duro
Shërbimi i Imazherisë dhe Mjekësisë Nukleare
Durim Cela
Shërbimi i Laboratorit të Anatomisë Patologjike
Majlinda Ikonomi
Shërbimi i Neurologjisë
Jera Kruja
Shërbimi i Psikiatrisë
Ariel Como
Shërbimi i Neurokirurgjisë
Arsen Seferi
Artur Xhumari
Shërbimi i ORL
Birkena Qirjazi
Besim Boci
Shërbimi i Okulistikës
Pajtim Lutaj
Vilma Mema
Shërbimi i Pediatrisë së Specialiteteve I
Irena Kasmi
Shërbimi i Pediatrisë së Specialiteteve II
Paskal Cullufe
Shërbimi i Kirurgjisë Infantile Pediatrike
Dritan Alushani (Me kusht që të paraqesë Dëshminë e Penalitetit deri ditën e intervistës)
Shërbimi i Reanimacionit Pediatrik
Ermira Kola
Shërbimi i Urgjencës dhe Pediatrisë së Përgjithshme
Numila Kuneshka
Shërbimi i Pediatrisë Infektive
Gjeorgjina Kuli Lito
Shërbimi i Onkologjisë
Helidon Nina
Silvana Celiku
Shërbimi i Hematologjisë
Arben Ivanaj
Shërbimi i Sëmundjeve Infektiv
Najada Como
Shërbimi i Reumatologjisë
Teuta Backa
Shërbimi i Alergologjisë
Etleva Qirko
Shërbimi i Dermatologjisë
Ermira Vasili
Monika Fida
KANDIDATI I KUALIFIKUAR PËR FAZËN E INTERVISTËS PËR DREJTUES TË SHËRBIMIT TË SËMUNDJEVE PULMONARE NË SPITALIN UNIVERSITAR “SHEFQET NDROQI”
Silvana Bala
KANDIDATI I KUALIFIKUAR PËR FAZËN E INTERVISTËS PËR DREJTUES TË SHËRBIMIT TË ORTOPEDISË NË SPITALIN UNIVERSITAR TË TRAUMËS
Vilson Ruci
KANDIDATI I KUALIFIKUAR PËR FAZËN E INTERVISTËS DREJTUES TË SHËRBIMIT TË KIRURGJISË MAKSILOFACIALE
Andis Qendro
KANDIDATËT E KUALIFIKUAR PËR FAZËN E INTERVISTËS PËR DREJTUES TË SHËRBIMIT NË SUOGJ “MBRETËRESHA GERALDINË”
Shërbimi i Obstetrikës
Saimir Cenameri
Shërbimi i Gjinekologjisë
Eliona Demaliaj
Shërbimi i Patologjisë së Barrës
Mirela Mino (Rista)
KANDIDATËT E KUALIFIKUAR PËR FAZËN E INTERVISTËS PËR DREJTUES TË SHËRBIMIT NË SUOGJ KOÇO GLIOZHENI”
Shërbimi i Obstetrikës
Astrit Bimbashi
Shërbimi i Gjinekologjisë
Enkeleda Prifti
Shërbimi i Patologjisë së Shtatzanisë
Rubena Moisiu
p.k\dita
