Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Shefi i Policisë më qëlloi kur u arrestova”, Nuredin Dumani rrëfen kush qëndron pas ekzekutimit të Dritan Lamajt
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Shefi i Policisë më qëlloi kur u arrestova”, Nuredin Dumani rrëfen kush qëndron pas ekzekutimit të Dritan Lamajt
KronikeLajmi i fundit

“Shefi i Policisë më qëlloi kur u arrestova”, Nuredin Dumani rrëfen kush qëndron pas ekzekutimit të Dritan Lamajt

Published: March 20, 2025
Shpërndaje

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka rrëfyer se kush qëndron pas vrasjes së ish-shefit të policisë në Komisariatin nr.6, Dritan Lamaj, krim i ndodhur më 24 Shkur 2013.

Vrasësi me pagesë, tashmë i kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë, ka zbuluar se pas ekzekutimit mafioz të Dritan Lamajt qëndron Henrik Hoxhaj.

Pjesë nga seanca:

- Publicitet -

Avokatja e Altin Ndocit, Elda Zotaj: Si je njohur me Henrik Hoxhajn?

Nuredin Dumani: Jam takuar në 30 dhjetor 2019, por më kishte folur Festim Qoli për të. Më ka folur kur kam dalë nga burgu herën e parë, kur isha për dy makina të vjedhura.

Pata një debat me një shef policie tek komisariati nr 6. Më qëlloi disa herë kur u arrestova. Por kur dola, mora vesh që e kishin vrarë.

M’u bë qejfi për këtë. I thashë do ju jap një drekë atyre çunave. Më tha Festimi, do ja japësh se vëllai jonë është. E kishte fjalën për Henrik Hoxhajn.

Avokatja: Ku e takove Henrikun?

Nuredin Dumani: Njëherë e kam takuar në ditëlindjen e Festim Qolit. Atje vetëm jemi përshëndetur. Herën e dytë e takova tek hotel “Diplomat”. Kemi bërë muhabete me Festën dhe Henrikun. Diskutuam për atentatet që do bënin.

Avokati: sa qëndruat aty?

Nuredin Dumani: E morëm Henrikun në bllok dhe shkuam tek “Diplomati”. Pastaj shkuam tek një dyqan afër “Taivanit” ku blemë një telefon të enkriptuar.

Në plan kishim vrasjen e Dorian Shkozës.

Avokatja: Ti çfarë pseudonimi mbaje në Sky për kohën?

Nuredin Dumani: Covid-19.

Avokatja: I the Henrikut kë do vrisnit?

Nuredin Dumani: Jo, i thashë vetëm që për ketë do marrësh 35 mijë euro.

Avokatja: Kush u përshi tjetër në këtë vrasje

Nuredin Dumani: Kevis Alla, Asllan Plaku dhe unë. Klevisi oshte informator.

Ditën e ngjarjes ishte Covid, Klevisi erdhi tek shtëpia ime.

Avokatja: Çfarë bëri atë ditë?

Nuredin Dumani: Klevisi do sillte makinë dhe pastaj do ikte me makinën e Henrikut. Do ta vrisnim një natë më herët, por na u prish makina.

Avokatja: I keni treguar Klevis Allës për motivin e vrasjes së Dorian Shkozës?

Nuredin Dumani: Nuk më kujtohet.

Avokatja: A ke pasur konflikt personal me Dorian Shkozën?

Nuredin Dumani: Jo, nuk kam pasur.

Avokatja: Po konflikt fizik?

Nuredin Dumani: Asnjëherë.

Avokatja: Kur vendose ta vrisje?

Nuredin Dumani: Kur kam folur me Erion Alibeajn.

Avokatja: A kishe qëllim të vrisje Anxhelo Avdinë?

Nuredin Dumani: Asnjëherë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • katarakti says:
    March 20, 2025 at 1:09 pm

    Mirë ta ka bërë qen kriminel. Mos deshe të të jipnin edhe ndonjë kafe?!

    Reply
    • prec Ulaj says:
      March 20, 2025 at 1:20 pm

      Atehere i bie qe vellai Frrokut nga Puka, nuk e ka vrare Komisar Lamajn?
      Apo dihej qe ai ka urdheruar vrasjen, dhe e ka kryer dikush tjeter?

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Bota në 29 foto
  • Personazhi që po eliminon grupin kriminal me 23 emra, saga e hakmarrjes pas plagosjes së dyfishtë në 2025
  • Atentati në Sarandë, këmbësori që mbeti i plagosur niset drejt Tiranës me helikopter
  • Zjarret, ministri Demo takim me zjarrfikësit: Përgatitjet për sezonin e ardhshëm duhet të nisin që tani
  • Nga Prizreni në kupolën e NATO-s, kush është gjenerali gjerman që merr një nga postet kyçe të Aleancës

Komentet e Fundit

  1. labi on Qeveria i jep leje të re në Jalë biznesmenit të protestave në Rrjoll
  2. demo on Tjetër episod i rëndë kriminaliteti në Sarandë, vritet në qendër të qytetit 44 vjeçari, plagoset kalimtari i moshuar
  3. demo on FBI dhe ekspertë të sigurisë anerikane zbarkojnë në Tiranë, zbulohet arsyeja
  4. demo on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?
  5. Gjon on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?