Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shefi i Policisë porositi 400 kg kokainë, por iu kap në Gjermani! U zbuluan nga SkyECC
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shefi i Policisë porositi 400 kg kokainë, por iu kap në Gjermani! U zbuluan nga SkyECC
AktualitetKronike

Shefi i Policisë porositi 400 kg kokainë, por iu kap në Gjermani! U zbuluan nga SkyECC

Published: March 8, 2026
Shpërndaje

SPAK e akuzon grupin e Inez Hajrullës edhe për trafikun e 1.9 tonë droge (kokainë e kanabis) drejt vendeve të Bashkimit Europian. Anëtarët e grupit të strukturuar kriminal, vepronin thuajse në gjithë Europën dhe hetimet e SPAK kanë zbardhur 4 episode të trafikut, mes tyre edhe një porosi prej 400 kg kokaine nga polici Rezart Kuçi.

Flodian Plaku, i njohur ndryshe edhe si Pole Qorri, rezulton se në bashkëpunim me biznesmenin Mendu Duka (ende në kërkim) porositën 750 kilogramë kokainë nga Ekuadori dhe do të trafikohej në vendet e Bashkimit Europian. Sasia e drogës është sekuestruar në portin e Roterdamit në Holandë, ndërsa porositës rezultojnë edhe disa persona të tjerë që deri në këtë fazë të hetimeve nuk janë identifikuar ende nga SPAK. Janë bisedat në SkyECC që kanë çuar SPAK në zbardhjen e episodeve të trafikut të drogës, ku sipas hetimeve ky grup kishte krijuar një mekanizëm financiar të sofistikuar për financimin dhe transportin e drogës.

Episodi tjetër lidhet me sekuestrimin e 14 kg kokainë në nga Policia Greke në Patra, brenda një kamioni që udhëtonte nga Holanda. Nga komunikimet në SkyECC rezulton se në këtë mjet transportohej edhe një ngarkesë tjetër droge me destinacion Italinë, transport i organizuar nga Argest Xhezani (në kërkim) në bashkëpunim me persona të tjerë.

- Publicitet -

Polici Rezart Kuçi porosit 400 kg kokainë

I përfshirë në trafikun e drogës rezulton edhe vetë Polici, Rezart Kaçi, i cili në kohën kur i ka shërbyer grupit të Inez Hajrullës shërbente si shef krimesh Vlorë. Kaçi jo vetëm që i jepte grupit të Hajrullës informacione për rivalët dhe dekonspironte kontrollet e policisë, por rezulton që ka siguruar edhe logjistikë për trafikun e drogës. Bëhet fjalë për të paktën 400 kilogramë kokainë të trafikuar nga Spanja drejt Gjermanisë në dhjetor 2020. Droga u sekuestrua në shtetin gjerman, ndërsa sipas bisedave të zbërthyera nga SkyECC, rezulton se porositës i kësaj sasie është polici Kaçi në bashkëpunim me Arben Memishaj (në kërkim) dhe anëtarë të tjerë të grupit kriminal, të cilët kishin investuar edhe në mjete lundruese për transport të drogës.

Sekuestrimi i 727 kg kanabisi

SPAK ka dokumentuar edhe sekuestrime të lëndëve narkotike të llojit cannabis sativa, përfshirë 227 kilogramë të sekuestruara në pikën doganore Ipsala në Turqi në korrik 2020 dhe rreth 500 kilogramë të sekuestruara në vendkalimin kufitar Bogorodicë në Maqedoninë e Veriut, në mars 2021, të cilat dyshohet se transportoheshin përmes kamionëve drejt Turqisë përmes Greqisë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Kokpalari 21 janarit says:
    March 8, 2026 at 2:36 pm

    Pupupuu
    Zero korrupsion thot jevgu surelit

    Reply
  • demo says:
    March 8, 2026 at 4:53 pm

    Gjermani moj qofsh Lanete
    Kemba kembes na u qepe
    Spaciatora neper cepe
    Edhe bosa me pushtete

    Nje vella me nene e babe
    qe ka me certifikate
    Pa meshire,e pa sevape
    Ja mbertheve ne Xibrrake.

    Ja nxorre bojen o Gjermani?
    Paska vene ujqit bari
    Me Shefat ne polici
    Dekoruar me Lavdi

    Gjithe kete bojalli
    Qe luan si sazexhi
    Zevendsat ne Qeveri
    I kerkojne ne Drejtesi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?