Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shefja e diplomacisë së BE: Ta bëjmë funksional dialogun Kosovë-Serbi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shefja e diplomacisë së BE: Ta bëjmë funksional dialogun Kosovë-Serbi
AktualitetRajoni

Shefja e diplomacisë së BE: Ta bëjmë funksional dialogun Kosovë-Serbi

Published: February 14, 2025
Shpërndaje

I ngarkuari i ri i BE-së për dialogun Peter Sorensen, dy ditët e shkuara i kaloi në Paris dhe Berlin ku zhvilloi biseda të rëndësishme për mënyrën se si të avancojë procesi i dialogut Kosovë-Serbi.

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian Kaja Kallas, tha në Bruksel se do ta shqyrtojë mundësinë, së bashku me të dërguarin e ri për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, për ta bërë funksional dialogun mes dy vendeve fqinje. Këtë deklaratë Kallas e bëri në një bisedë të përbashkët me grupin “Redaksia Evropiane”, ku bëjnë pjesë rreth 20 agjenci evropiane të lajmeve. “Janë dëgjuar kritika rreth formatit të deritashëm të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Kallas.

“Sapo kemi emëruar një përfaqësues të posaçëm për dialog ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe unë do të ulem me të në mars, për të parë se si do të vazhdojmë me këtë dhe unë vërtet dua të shikoj se si mund ta bëjmë këtë funksional. E kam adresuar këtë edhe me ministrin e Jashtëm të Serbisë dhe ai më ka thënë se është i gatshëm vërtet të investojnë kohë në normalizimin”, tha Kaja Kallas.

- Publicitet -

Sorensen: Kam marrë  mbështetje nga Franca dhe Gjermania

Në të njëjtën kohë, i ngarkuari i ri i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen njoftoi se dy ditët e shkuara i kaloi në Paris dhe Berlin ku siç tha “zhvilloi biseda të rëndësishme për mënyrën se si të avancojë procesi i dialogut Kosovë-Serbi”, duke shtuar se ka marrë mbështetje nga Franca dhe Gjermania.

“Kalova dy ditët e fundit në Paris dhe Berlin. Patëm biseda shumë të mira dhe substanciale për mënyrën se si ta çojmë përpara Dialogun. Jam mirënjohës për mbështetjen e plotë të përpjekjeve të mia”, shkroi në “X”, Peter Sorensen duke ndarë fotografi me zyrtarë të Francës dhe Gjermanisë.

Ende nuk ka ndonjë njoftim se kur Peter Sorensen, që pason në këtë detyrë Miroslav Lajçakun, do të organizojë takim me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë. Kosova sapo mbajti zgjedhjet parlamentare dhe akoma nuk janë konstituuar institucionet e reja. Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë dialog nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe ka pasur një sër takimesh edhe të nivelit të lartë politik. Në fillim të vitit 2023 Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, e cila sipas Bashkimit Evropian duhet të zbatohet nga të dyja vendet.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  2. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  4. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  5. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?